Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Shkup therin kurban për dështimin e puçit në Turqi

Shko poshtë

Në Shkup therin kurban për dështimin e puçit në Turqi Empty Në Shkup therin kurban për dështimin e puçit në Turqi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 29, 2016 8:12 pm

Në Shkup therin kurban për dështimin e puçit në Turqi


Në Shkup therin kurban për dështimin e puçit në Turqi Thumbs-b-c-67d0ebbd66cb91959b717fe3c29b54c1_1469808987-8348252

Shoqata e Esnafëve të Çarshisë së Vjetër të Shkupit theri kurbanë falënderimi për zmbrapsjen e tentativës për grusht shtetin në Turqi, që sipas tyre, pretendohet të jetë kryer nga Organizata FETÖ.


Para therjes së kurbanëve që u realizua në oborrin e Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, kryetari i Shoqatës së Esnafëve të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, Bejtullah Morina u prononcua për gazetarët, me ç’rast luti Zotin për mëshirë ndaj dëshmorëve të rënë gjatë tentativës së grusht shtetit në Turqi, raporton Anadolu Agency.
Morina uroi që ngjarja e tillë të mos i përsëritet asnjëherë më Turqisë.
“Zoti i dënoftë puçistët”, tha ai në shenjë reagimi.
Ndërkaq, si mesazh mbështetjeje për presidentin ruek Recep Tayyip Erdoğan, Morina theksoi se “Nëse vazhdon kështu, Turqia do të zhvillohet edhe më shumë. Edhe ne gëzohemi sa më shumë që Turqia përparon. Ne nga Ballkani gjithmonë do të japim mbështetje dhe do të jemi në anën e Turqisë", tha ai.

Gjithashtu u bë e ditur se kurbanët e therur do të shpërndahen për jetimët dhe familjet e varfëra. Po ashtu, në xhami u bënë lutje për të ata që humbën jetën gjatë tentativës së grusht shtetit ndërsa pas namazit të xhumasë u shpërnda pilaf. /aa/
.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi