Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luan (Asllan) Dibrani:Bajraktarët dhe çaushët zyrtarë të besimit islam në Kosovë - skandal për vendin!

Shko poshtë

Luan (Asllan) Dibrani:Bajraktarët   dhe çaushët   zyrtarë të  besimit  islam  në  Kosovë - skandal për vendin! Empty Luan (Asllan) Dibrani:Bajraktarët dhe çaushët zyrtarë të besimit islam në Kosovë - skandal për vendin!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 26, 2012 11:39 am

Bajraktarët dhe çaushët zyrtarë të besimit islam në Kosovë - skandal për vendin!

Luan (Asllan) Dibrani:Bajraktarët   dhe çaushët   zyrtarë të  besimit  islam  në  Kosovë - skandal për vendin! GetInline.aspx?messageid=7024ade9-1f0f-11e2-a096-00215ad6a644&attindex=1&cp=-1&attdepth=1&imgsrc=cid%3aimage002.jpg%4001CDB328.523214D0&cid=68217f0c6126978f&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.43.26

Shkruan Luan :(Asllan) Dibrani

Qysh moti ka shpërthyer një papërgjegjësi, një abuzim dhe një torturë psikologjike dhe fizike ndaj shqiptarëve të besimit islam nga organet e larta, nga bajraktarët dhe çaushët e Qendrës Islame në Kosovë. Këtë dukuri karikaturiste dhe qesharake e vërtetoi edhe rasti i fundit lidhur me kremtimin e Kurban Bajramit. Duket se bajraktarët e kanë "ndarë" Shqipërinë dhe Kosovën, sikur të ishte atdheu ynë i ndarë në ndonjë kontinent apo planet tjetër. Festa e kurban bajramit do të festohet në dy data të ndryshme në Shqipëri, dhe Maqedoni u festua të enjten, më 25 tetor, ndërsa në Kosovë një ditë më vonë të premten, më 26 tetor.

Lajmi është bërë i ditur nga njoftimet zyrtare të tri bashkësive fetare, të cilat në mënyrë të shkurtër e precize njoftojnë vendimin e marrë para do ditësh, që festa do të mbahet e përbashkët, në të njëjtat ditë. Shkak për këtë ndasi duket se është bërë nga njëra anë (në Tiranë) vendosja e datës sipas kalendarit hënor, e nga ana tjetër (në Prishtinë), marrja për bazë e ditës së Arafatit. Për të shkuar më tej, e gjithë bota islame duket se do ta festojë në dy data të ndryshme Kurban Bajramin, ku në njërën anë qëndron data 26 e vendosur nga Arabia Saudite e në anën tjetër, një numër i madh vendesh pranë Evropës ose pjesë e saj siç veprojë edhe Shqipëria u festua me 25 tetor. Këta bashibozuk të Bik-ut në Kosove sikur janë vegël e shteteve serbo-arabe-sllave , qe as urinën nuk guxojnë me bërë pa i pyetur ata te mëdhenjtë e tyre të cilët ishin xhelat,dhe armiq të përbetuar të popullit shqiptar!

Arabia Saudite është ajo qe vjel me mijëra e miliona euro nga shqiptarët e Kosovës. E rropën popullin e Kosovës që me mund e djersë kursejnë paratë nga puna e tyre fizike, apo nga të afërmit e vet që punojnë në shtetet e Perëndimit, duke i kursyer paratë me duar të përgjakura nga puna nëpër kanalet e Perëndimit. Ka raste që të manipuluarit nga ana e këtyre intrigantëve që abuzojnë shtresën e ultë me bindje dhe propagandë të ekzagjeruar fetare, duke e detyruar shqiptarin që edhe të vetmen lopë që e posedon, duhet ta shesë për të shkuar në "Qabe", duke i lënë fëmijët e vet pa veshmbathje, pa fletore e pa mbrojtje shëndetësore. Populli i shqiptar jemi një, të një gjuhe, të një gjaku dhe te një flamuri, andaj arroganca e tyre duhet të gjykohet, të dënohet si dukuri antikombëtare, antiqytetare dhe antikulturore. Këto forca të skëterrës pseudoislamiste janë sorra krotatëse të frymëzuara, të edukuara dhe të manipuluara nga shërbime të huaja që manovrojnë në Kosovë, duke operuar në masë me një veprimtari të egër antishqiptare, duke na ndarë edhe në festat tona që janë bërë tashmë tradicionale, siç janë Krishtlindjet, Pashkët apo Kurban Bajrami që festohet tek besimtarët shqiptarë.

Ky veprim i ndarjes së festës me data të ndryshme është si pasojë dhe një kurorëzim i këtyre forcave të zgafelles drejtuese të Qendrës Islame në Kosovë, një skëterrë e dirigjuar nga shërbimet e hijeve të fshehta të serbizimit dhe arabizmit. Janë çaushët e bajraktarizmi që ia sollën këtë skandal këtij populli konform parullës serbe “përçaj e sundo”, edhe pse shqiptarët e Kosovës me shekuj nuk janë tjetër, veçse i njëjti popull me atë të Shqipërisë. Për ta fuqizuar këtë tezë konform titullit të lartpërmendur, Kosova u njoh nga më se 100 shtete të botës, si një vend i pavarur, pos nga “miqtë” e BIK që nuk e njohin, andaj ka dyshim se ka gjëra që duhet të hulumtohen, të kontrollohen dhe demaskohen nga organet e Shqipërisë dhe të Kosovës, duke kërkuar edhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtar. Duhet të dalin me një komunikatë, para kombit, ata qe janë kompetentë për një gjë të këtillë.

Një vendimi i përbashkët që u morr para disa ditësh sipas informatave që i japin tri bashkësitë islame, në Tiranë, Kosovë dhe Maqedoni, për të festuar më datën e 25 tetorit së bashku, u injorua dhe u thye me refuzimin e papritur të Bashkësisë Islame të Kosovës, një vendim karagjoz që u prit me pezëm edhe nga organet e Qendrës Islame Shqiptare në Tiranë dhe Maqedoni. Vendim i përbashkët i nënshkruar më parë nga Naim Tërnava, Sulejman Rexhepi dhe Selim Muça, për të festuar të enjten u avullua nga BIK-u. Kosova nuk iu përmbajt marrëveshjes për interesa të ndryshme që ne nuk i dimë, theksojnë organet e atjeshme, në Tiranë dhe Shkup. "Prapëseprapë shqiptarët do të festojnë bashkë unik dhe te bashkuar përkundër tendencave të Bashkësisë Islame të Kosovës si vegël tashmë e dëshmuar antikombëtare .

Kjo thyerje dhe shkelja e kësaj marrëveshjeje që u bë nga Bik-u i Kosovës, ka irrituar gjithë spektrin e besimtarëve islamë, por edhe popullin në përgjithësi, kur dihet se populli i Prizrenit dhe ai i Kukësit është tani i përzierë dhe këtë festë nuk mund të festojnë së bashku! Qytetarët e Tetovës dhe te Ferizajt, po ashtu janë familje të përziera dhe nuk mund të festojnë së bashku. Po edhe më gjerë, në Preshevë me Kumanovë qëndron e njëjta gjë, gjë qe edhe në përgjithësi tashmë, pas rënies së komunizmit , ky popull nuk duron më të përçahet, as të cenohet kultura e tij, zakonet dhe traditat e tij. Askush nuk ka të drejtë ta cenojë e të përçajë popullin shqiptar. Kjo pasojë u ndie edhe të mërgata shqiptare që i kanë marrë pushimet për këtë ditë, që të jenë në gjirin e familjeve të veta.

Kostoja ishte e madhe, duke u mbështetur edhe në çmimet astronomike që u ngritën nga kompanitë ajrore për festën e Bajramit. Te këta qytetarë u krijua një zhgënjim i thellë ndaj aktorëve të këtij skandali ndër shqiptarë. Kryesia e këtij komuniteti nga Qendra Islame në Kosovë është mirë të çlirojë këtë popull nga përçarjet aktuale që janë duke bërë në nivel kombëtar, duke krijuar paqartësi se kujt t’i besohet, atyre në Shqipëri apo atyre në Kosovë. Këta bajraktarë të fanatizmit janë bërë objekt qesharak pran popullit të vet, për ndarje të tilla duk e cenuar edhe integritetin gjeografik që na e ka falë Perëndia këtë vend kompakt, aq të bukur të dashur dhe të shtrenjtë për çdo shqiptar.

Të nderuar qytetarë, vëllezër e motra! Të dashur mërgimtarë! Kudo që ndodheni, populli im, ju urojmë festën e Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë! Urojmë që kjo ditë madhështore e pastrimit shpirtëror të solidaritetit për të varfëritë, për skamnorët, për të sëmurët, për invalidët e luftës së popullit tonë që sakrifikuan jetë për çlirimin e Kosovës, që sot e gëzojmë lirinë për t'i festuar festat tona të lirë në atdheun tonë të shtrenjtë, mos bini pre e këtyre forcave dështake, por ky skandal karikaturist, qesharak dhe përçarës i injorantëve tanë, dëshirojmë të ju bëjë edhe më të forte, edhe më kompaktë e unik në mes veti.

Kjo festë le t’u shërbejë si një mesazh i mirë për të gjithë ata që i përkasin fesë islame, duke shpresuar ne ndjenja e tolerancës, mirëkuptimit, mirëbesimit dhe paqes, të mbretëroj në familjet Tuaja, në rrethin Tuaj, në lagjen Tuaj, në fshatin Tuaj, në qytetin Tuaj. Lusim Zotin që këto të mira t’ia dhurojë krejt kombit shqiptar! Ky mesazh le të jetë si mesazh i bashkimit tek flamuri i kombit tonë, si udhërrëfyes i tolerancës dhe respektit ndaj feve të njeri-tjetrit! Zoti e shpërbleftë popullin shqiptar, një popull paqedashës dhe të gjithë besimtarët e fesë islame qe e duan kombin me një gjuhë, një flamur dhe një gjak! Zoti e bekoftë kombin shqiptar pa injorantë, pa abuzues, pa tradhtarë, pa intrigant dhe varrmihës që ia përgatisin varrin këtij kombi të bekuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi