Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luan (Asllan) Dibrani:Jo nuk ndahet Mitrovica, a e di këtë fakt Rexhep Qosja?

Shko poshtë

 Luan (Asllan) Dibrani:Jo nuk ndahet Mitrovica, a e di këtë fakt Rexhep Qosja? Empty Luan (Asllan) Dibrani:Jo nuk ndahet Mitrovica, a e di këtë fakt Rexhep Qosja?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 19, 2012 1:31 am

Jo nuk ndahet Mitrovica, a e di këtë fakt Rexhep Qosja?


 Luan (Asllan) Dibrani:Jo nuk ndahet Mitrovica, a e di këtë fakt Rexhep Qosja? 41632_100000531213782_820_n

Nga Luan (Asllan) Dibrani
Letër-reagim kundër qëndrimit të Rexhep Qosjes për ndarjen e Kosovës!
Rexhep Qosja , bagazhin e dijes dhe intelektin e vet e shprehu përmes një deklarate lidhur me termin "ndarje të Kosovës"

Kohët e fundit po përmendet statusi special për veriun e Mitrovicës dhe ,se ndarja e Kosovës është si shprehje e shpeshtë nga qarqe serbe , evropiane por edhe nga ndonjë qyqar politik shqiptar qe sa janë irituese, po aq banale në propozimet e tyre!Një gjë e tillë u theksua edhe nga Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, në takimin e Munihut në Gjermani. Idetë për ndarjen e Kosovës dhe për shkëmbimet e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndarjen. Fill pas kësaj doli me një deklarate edhe i "madhi akademik Rexhep Qosja "!?...
Po ,Rexhep Qosja , bagazhin e dijes dhe intelektin e vet e shprehu përmes një deklarate lidhur me termin "ndarje të Kosovës" prononcohet me sa vijon nga pyetje se çka mendon rreth disa ideve për ndarje e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve ,profesor Rexhep Qosja është përgjigjur se ( Unë mendoj se për t’u zgjidhur përfundimisht çështja e Kosovës, duhet të zgjidhet edhe një brengë e brendshme në Kosovë, për t’u çliruar nga serbët e Veriut dhe kush është interesuar nga këta serbë nga brendia e Kosovës, mund të kalojnë atje në Veri dhe ajo pjesë t’i jepet Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Do të thotë të bëhet shkëmbi i territoreve, për të cilin opsion unë jam dakord), kështu ka deklaruar akademik Rexhep Qosja, për agjencinë "Presheva Jonë".
Po fillojmë me një fjalë te urtë nga i Sami Frashëri kur thotë;"Njeriu merret me dituri dhe me shkencë gjatë gjithë jetës së tij. Në fëmijëri i mëson ato, në rini i vë në zbatim e në pleqëri mëson të tjerët, por te zoti Rexhep Qosja kjo e fundit sikur nuk përputhet me realitetin dhe qëndrimet e tij për çështjen kombëtare , jo qe po mëson po ,po denigron .ç'orjenton , abuzon dhe po dezinformon !!!


Gjithherë,ndarësit,për të mos thënë përçarësit e popullit,gjegjësisht të kombit tonë,mjerisht në forma dhe nga motive të ndryshme,akoma vazhdojnë të jenë prezentë ,për fat të keq edhe aktiv,më,apo pa vetëdije, le të mbetët ta vlerësojnë publiku se me prononcime ,deklarata dhe opinione të tilla po e dëmtojnë kauzën e bërthamës autoktone shqiptare, qe për fat te keq kësaj po i frymojnë disa njerëz me reputacion letrar , por në konceptin politik zero siç është zoti Rexhep Qosja!?...
Prononcimi i Rexhep Qosjes ,Lugina e Preshevës me Kosovën, Veriu me Serbinë, absurditet,denigrim,naivitet dhe abuzim drejt shkallëzimit të vetëfundosjes si personalitet me vlerë ne fushën e letërsisë !
Me një parullë të Qosjes , "Lugina e Presheves me Kosovën" ndërsa "veriu i Mitrovicës me Serbinë" , jo qe është i bindshëm për shqiptarët, por ai opsion nuk e bind as faktorin ndërkombëtar ,madje, madje edhe vet politikajt e Serbisë, po qe janë largpamës, sikur qe u shpreh para disa ditësh edhe presidenti serb Tadiqi, ("Ndarja nuk është qasje e mirë, dhe në një farë mënyre madje është edhe e rrezikshme, sepse do të kishte pasoja të këqija edhe në shtetet tjera të rajonit” , por politika serbe e provon qe në "hangësh e bajsh me shëndet" Referendumi qe po mbahet në veri të Kosovës nga minoriteti serb, është garantuesi i dështimit përfundimtar të bisedimeve Kosovë-Serbi. Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme duhet të mblidhet dhe të shpallë dështimin e bisedimeve për shkak se në veri të Kosovës është shkel sovraniteti dhe integriteti i vendit dhe është bërë agresioni i Serbisë, përmes strukturave të saja të instaluara në Veri të Kosovës ).
-Prononcimi i Rexhep Qosjes ,Lugina e Preshevës me Kosovën, Veriu me Serbinë, absurditet,denigrim,naivitet dhe abuzim drejt shkallëzimit të vetfundosjes si personalitet me vlere ne fushën e letërsisë ! Zoti profesor Qosja , për fat te keq, ju keni anatemuar, historinë e Shqipërisë etnike dhe dëmeve të bëra nga qarqet serbe dhe evropiane,se këtë ide destruktive, tepër antishqiptare dhe proserbe, japin impulse, e cila e rrite Serbinë me territor dhe nuk ia zvogëlon pretendimet ndaj territoreve shqiptare, është për tu gjykuar nga faktori shqiptar po edhe ma gjërë.
Rexhep Qosja nuk përpiqet ta përmirësoje gjendjen e shqiptareve të Malit te Zi atje dhe t'i bashkoj me shtetin amë Shqipërinë apo edhe me Kosovën!
Profesor Qosja ke një prejardhjeje nga territoret shqiptare të Malit të zi , nga Plavë e Guci, qe si pasoje e një ndëshkimi sllav, ke ndërruar vendbanimin ,pse nuk shkon ti ndihmoj dhe jap mësime instruksionesh Plavës e Gucisë qe babë- babadem është shqiptare, qytetit të bukur turistik Ulqinit ,Tivarit dhe territoreve tjera nën administrimin sllav të Malit te Zi . Lind pyetja se çka bëri Rexhep Qosja , për gjendjen aktuale të shqiptarëve në Mal të Zi ,për një status politik për të partë e tij ? Po thuajse u boshatis ai vend ne tërësi si pasojë e politikes sllave . Përse i" madhi "Rexhep Qosja nuk përpiqet ta përmirësoje gjendjen e shqiptareve të Malit te Zi atje dhe t'i bashkoj me shtetin amë Shqipërinë apo edhe me Kosovën , po derdh lot krokodili për gjendjen e katër fshatrave serbe në veriun e Mitrovicës, si ardhacak në tokat tona?
Kjo deklaratë qe ma se shumti nënshtron "Kombin Shqiptar" është ,kur dëgjohet një shprehje e tillë nga goja e një akademiku me një memorie të skaduar , me një pseodopolitikë të gabuar , ku harron pjesët tjera të Sanxhakut. T'i kujtojmë zotit Qosja se nuk është moti, sllavët bënë pazarllëqet e vata dhe i ndanë në mes vete këto territore ,duke i shporuar me dhune e zjarre shqiptaret , ku si pasoje e asaj kohe edhe Zoti Rexhep Qosja u shpërngul nga vendi ku ke lindur.
Mendimi i juaj për shkëmbim territoresh dhe ndërrim kufijsh për brenda Kosovës do të thotë akoma humbje territoresh shqiptare. Edhe ato territore, Presheva,Bujanovci, Medvegja 90% janë shqiptare. Vraja,Leskovci dhe Periferia e Nishit janë "Toka" nga këto pjesë ku u ndoqën me dhunë, terror dhe djegie shqiptarët autokton!!!. Ata shqiptarë qe kanë mbet janë asimilua në serb edhe pse sot nuk po mundemi t'i fusim nën administratën shtetërore të Republikës se Kosovës, së paku mos të humbim territore tjera. Nuk i dihet kohës dhe të nesërmes?. Ti , zoti akademik nëse nuk je i ngopur me të kaluarën tuaj ne sensin politik nga disfatat, ti rikujtoj dhe ndërgjegjësohu qe të mbetesh se paku një njeri me vlere në letërsi dhe asgjë ma tepër! Me rastin e këtyre provokimeve, po me befason fakti ,se si "Intelektualët shqiptar, akademitë dhe njerëzit adekuat nuk reaguan ,por kane heshtur dhe po heshtin ndaj një deklarate destruktive të dëmshme dhe shume naive ?!!!. Përse mos të reagohet nga zyrtarët tanë për (Zërat ) të ngjashëm , qe si zgjedhje adekuate shkundin plagë te reja për gjakderdhje dhe lufta të reja, gjejnë ndarjen e Kosovës si ky tipi, edhe nga të tjerë duke u prononcuar ,pos ndarjes, edhe shkëmbimin e territoreve,( Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës dhe veriu i Kosovës Serbisë)!. Nga njeriu i ndërgjegjshëm, i vetëdijshëm , largpamës , me vizione të spektrit politik, duhet ta gjykojnë dhe mos të pranohet një marketing politik i tillë, kur dihet se ato territore janë shqiptaro -kosovare , aq sa janë territore tonat Lugina e Preshevës po aq është edhe pjesa veriore e Kosovës qe pretendohet ti përfitojë Serbia përmes diplomacisë se vet ,por edhe nga individ shqiptar siç është Rexhep Qosja. Zotëri i nderuar Akademik Qosja, gjeneza e shqiptareve në "Kosovën Lindore" është autokton në trojet e tyre etnike. Besoj qe ketë e din edhe ti shumë mirë, ndërsa serbët në veri të Kosoves, janë ardhacak nga Karpatet, të cilët pastaj nga Serbia me dhunë janë vendosur në tokat dhe trojet shqiptare, qe po pretendojnë akoma ta zvogëlojn tokën tonë ,sipas projekteve të akademive serbe qe për çështjen kombëtare janë ma patriot se ne shqiptarët qe për toka të huaja bëjnë projekte dhe memorandume antishqiptare shumë shpesh, ndërsa ju në Akademinë e Kosovës as qe brengoseni , as qe flisni ne mes vete ,as qe bashkëpunoni me Akademinë e Shqipërisë me qellim qe të jeni zëdhënëse të planeve dhe koncepteve mbarëkombëtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi