Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA: Hillary Clinton niset për në Algjeri dhe Ballkan

Shko poshtë

SHBA: Hillary Clinton niset për në Algjeri dhe Ballkan Empty SHBA: Hillary Clinton niset për në Algjeri dhe Ballkan

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 28, 2012 3:36 pm


SHBA: Hillary Clinton niset për në Algjeri dhe Ballkan


SHBA: Hillary Clinton niset për në Algjeri dhe Ballkan Largea_hillary-clinton1351420197
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, sot nga Uashingtoni niset për në turneun e saj në Algjeri dhe në Ballkan.

Siç ka njoftuar Departamenti amerikan i shtetit, zonja Clinton, të martën në Algjeri, do të takohet me presidentin Abdelaziz Bouteflika, pasi Algjeria ka kufi të përbashkët të gjatë me Malin, ku ekstremistët dhe grupe kryengritëse e kanë marrë kontrollin ndaj një pjese të madhe të veriut, pas një grushtshteti në muajin mars.

Nga Algjeria, Hillary Clinton, niset për në Bosnjë Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, “për të demonstruar interesin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara dhe mbështetjen për të ardhmen në komunitetin evro-atlantik”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të shtetit.

Në turneun ballkanin, zonjës Clinton i bashkohet edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Në Beograd dhe Prishtinë, të dy zyrtaret e larta do ta “përsërisin vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, që Serbia dhe Kosova të ndërtojnë në marrëveshjet e mëparshme dhe të avancojnë dialogun e tyre, si dhe do të inkurajojnë hapa konkretë, që do të lejojnë këto vende, që të bëjnë progres në rrugët e tyre përkatëse për në anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se vizita e zonjës Clinton do të ketë domethënie të veçant për shtetin e Kosovës.

“Këtu, Clintonët janë të identifikuar me lirinë e Kosovës”, tha Kuçi, duke iu referuar sekretares amerikane të shtetit dhe bashkëshortit të saj, ish presidentin amerikan, Bill Clinton.

Turneun në Ballkan, zonja Clinton e përfundon me vizitat në Kroaci dhe Shqipëri, që në vitin 2009, u anëtarësuan në NATO.



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi