Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agron ShelleLidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA-NJOFTIM

Shko poshtë

Agron ShelleLidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA-NJOFTIM Empty Agron ShelleLidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA-NJOFTIM

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 28, 2012 3:52 pm


Agron ShelleLidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA-NJOFTIM 623464_100002553810815_1301765895_n



Agton Shelle



Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA
The International Association of Poets, writers and Artists “PEGASI” ALBANIA

Agron ShelleLidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA-NJOFTIM 68440_348056985289426_1103835725_n
Njoftim

Në kuadrin e anëtarësimit të autorëve të rinj në Lidhjen Internacional “Pegasi” Albania, njoftojmë se autorë të ndryshëm me vullnetin e tyre të lirë bëhen anëtare me të drejta të plota të Lidhjes “Pegasi” Albania duke respektuar të gjitha procedurat për kartën e anëtarësisë dhe zbatimin e statusit të Lidhjes.

1-Tonin Nikolli ( shpeshherë në letra me emrin Malli Poetik ) ka lindur ne Gjadër të Lezhes më 7 prill 1960.
Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i kreu ne vendin e lindjes. Me librin u njoh herët, fale disa ekzemplarëve ,që gjendeshin ne shëepine e tij. Prirjet letrare u manifestuan që në moshë të vogël dhe me përkrahjen direkte te mësuesit të mrekullueshëm,
Shueki Rroji nga Shkodra, arriti te hedhe hapat e para të brishtë qëë në fëmijëri.
Shkollen e mesme e kreu ne Tiranë. Aty u panë në dritë edhe grimcat e para poetike në disa organe te shtypit të kohës ( Drita, Zëri i Rinisë, 10 Korriku etj...).Takimi dhe njohja me poetin Xhevahir Spahiu ishte një kthesë vendimtare në rrugën poetike.
Shkollen e lartë e vazhdoi në Vlorë ( Shkolla e Aviacionit), per te mos e mbaruar...
Poezitë më të mira të shkruara në vite u përmbodhën në librin e parë " Përtej Shpirtit".
Ka botuar vellimet poetike:
Përtej Shpirtit.
Gur pendimi.
Pylli im i Bardhë.

2- Viktoria Xhako, me pseudonim letrar është Zhorzh Sand. Përzgjedhja e këtij pseudonimi është një ide personale..
Ka lindur në qytetin e Durrësit, më 09.10.1950. Kam mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në fakultetin gjuhë dhe letërsi shqipe. Kam qenë mësuese e kësaj lënde në gjimnaz deri sa emigroi jashtë vendit.
Krijimet e para letrare i takojnë adoleshencës. Për shkak të përkrahjes e inkurajimit të paktë që pati për talentin e saj nuk mundi të hyj në radhën e shkrimtarëve shqiptarë në vitet e rinisë. E ka ndërprerë krijimtarinë letrare në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare. Por talenti nuk vdes. Dy vitet e fundit, që nga marsi i vitit 2010, pas dyzet e dy vjetësh heshtjeje, rinisi përpjekjet për të plotësuar atë dëshirë të vjetër të rinisë e të të gjithë jetës së , të shpreh së fundi në letër gjithë grumbullin e madh të pikëpamjeve, ideve dhe vlerave letrare.
Në arkivin e kujtesës dhe të shfaqura publikisht në poezi dhe në prozë janë trajtuar një sërë shqetësimesh e saj për emocionet e jetës njerëzore, për dashurinë, për dhimbjet, për marrëdhëniet familjare dhe qëndrimin personal për ngjarjet e vendit të saj .
Letërsia, ashtu si edhe artet e tjera, janë një mënyrë fisnike për t’u treguar njerëzve se bota është më e bukur se aq sa e shohin përditë, sikundër mund të jetë edhe më e keqe sesa e mendojnë. Zhbirimi psikologjik i personazheve në të vërtetë është një punë e vështirë dhe kërkon jo vetëm përvojë jetësore, por edhe kulturë. Nga ana tjetër shkrimtarët dhe poetët kanë nevojë për mirëkuptimin e lexuesve të tyre. Bashkëpunimi mes tyre kryhet përmes kritikës dhe opinioneve publike.
Në prill 2011 u botua vëllimi im i parë poetik “Zemër e ngrirë”.
Në maj 2012 dolën nga shtypi përmbledhja me tregime “DORA E JETËS” dhe vëllimi i dytë poetik “TAKOHEMI NË QIELL”.
Po punoj për vëllimin e tretë poetik „E ASKUJT“ si edhe po vazhdoj të shkruaj tregime.
Në planet e saj krijuese është edhe një roman, ideja për të cilin më lindi në nëntor të vitit 2010. Për arsye shëndetësore e ndërpreu punën në maj të vitit 2011, por e rifilloi në prill të vitit 2012.
Që nga viti 1999 jetoj me familjen larg Shqipërisë, në Francë . Nuk merret me ndonjë punë, përveç të shkruarit dhe kultivimit të luleve.

3-Dëshira Haxhi, lindur në 28.08.1976 në Zhulat / Gjirokastër, ka mbaruar studimet e Larta në Universitetin “Eqerem Çabej”, ka publikuar Vëllimin poetik “Protuberanzat e Shqirtit”, aktualisht banon në Athinë/ Greqi,

4-Skender Braka

Ka lindur në qytetin e Durrësit më 15, dhjetor 1954,ku kam mbaruar edhe arsimin e mesëm të përgjithshëm si edhe atë professional për elektroteknikë. Fillimet e para te krijimtarisë letrare i ka që ne vitet e para të gjimnazit ku ka botuar poezite e para. Më pas kam botuar edhe në organet e tjera te shtypit letrar dhe artistike ,ku krahas pezise kam leveruar edhe tregimin per femije. Më 1986 botoi librin e parë “ Mulliri I Brashit” Njëhkohësisht gjatë viteve 1980 – 1990 kam lëvruar edhe publicistikën duke publikuar një sërë artikujsh problemor si dhe reportazhe të ndryshme në mjaftë organe të shtypit të përditshëm dhe atij periodike të asaj kohe. Të gjithë krijimtarinë artistike të mbetur mund ta përmbledhe : në katër vëllime poetike , 1- “ Qyteti im” 2- “ Rrugica e fëmijërisë “ 3 – “ Zhelani im i vogël” 4- Rropatur për qielli “ . Një vëllim me tregime per të rritur. “ Lotët e kripur” me rreth trembëdhjetë tregime. Një vëllim me tregime për fëmijë. Me rreth 12 tregime “ Mësuesi I matematikës” Një Novelë për fëmijë. “ Djemtë e lagjes sime” si dhe dy novela për të rritur 1 - “Marsi I Trisht” dhe 2 -“ Një libër për Arbërit” . Vepra e tij eshte ne proces botimi.

5-Pjerin Ndreka

Datlindja 31/03/1956
Vendlindja Shkodër.
Arsimi-Gjimnazi dhe më vonë ka ndjekë edhe një shkollë 2vjeçare per aktor
Shkruan poezi dhe pëlqen edhe kritikën letrare.
Jeton qysh prej Marsit 1991 në Itali, në provincen e Milanos me gjithë familjen.
Eshtë në proçes botimi!

6-Abdi Përgjegja
Ka lindur në 5 Janar 1960.Aktualisht jeton dhe punon në Shkodër. Shquhet për lëvrimin e artit postmodern :

Fantazi....apo

Thare
per nje puthje
ne te dy...!
Padrejtsisht denuar,
t'shihemi
perjetsisht,
sy nder sy.

Eshtë në proçes botimi.

Kryesia e Përgjithëshme e Lidhjes Internacional “Pegasi” Albania

Sekretare e Përgjithëshme për Diasporën
Silvana Berki


Sekretari i Përgjithëshëm

Agron Shele


President
Kristaq F Shabani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi