Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çejku: Koalicion mbarëshqiptar për festimet e 100-vjetorit

Shko poshtë

Çejku: Koalicion mbarëshqiptar për festimet e 100-vjetorit Empty Çejku: Koalicion mbarëshqiptar për festimet e 100-vjetorit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 02, 2012 6:17 pm

Çejku: Koalicion mbarëshqiptar për festimet e 100-vjetorit


Çejku: Koalicion mbarëshqiptar për festimet e 100-vjetorit Largea_kualicior1351864619
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup ka vendosur me të hyrë në muajin nëntor një flamur shqiptar në pjesën frontale të objektit të saj.
Ambasadori shqiptar, Arben Çejku, ka shpallur me këtë rast fillimin e kapitullit të ri të festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë dhe të Flamurit Shqiptar.
Ngjitja e flamurit në pjesën e përparme të fasadës së objektit të Ambasadës shqiptare, siç ka njoftuar ambasadori Çejku, është vetëm një nga aktivitetet që do të vijnë e shpeshtohen në këtë muaj të festimeve, në koordinim me Këshillin Organizativ dhe me institucionet e tjera të pushtetit lokal dhe të sektorit civil.
Diplomati shqiptar, i pyetur lidhur me zërat për një koalicion ndër-shqiptar në zgjedhjet e ardhshme lokale, ka theksuar se Tirana zyrtare mbështet dialogun mes partive politike shqiptare, porse tani vijon një koalicioni panshqiptar i festimeve të 100-vjetorit.
“Kemi një koalicion mbarëshqiptarë në nderim të Flamurit dhe nderim të datës së Pavarësisë. Kjo ka krijuar sigurisht një dimension tjetër edhe për një dialog ndër-politik dhe ne mbështesim vazhdimësi të gjitha përpjekjet që bëhen për promovimin e vlerave të demokracisë, si dhe për mbrojtjen e statusit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë për avancimin e të drejtave të tyre në rrugë institucionale dhe kjo nuk përjashton asnjëlloj koordinimi dhe bashkëpunimi. Përkundrazi, ne mbështesim çdolloj bashkëpunimi që është i mundshëm ndërmjet partive politike”, ka deklaruar Çejku.Zh.mk
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi