Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

100 vjetori, Tirana nis festimet me përurimin e mozaikut të flamurit

Shko poshtë

100 vjetori, Tirana nis festimet me përurimin e mozaikut të flamurit Empty 100 vjetori, Tirana nis festimet me përurimin e mozaikut të flamurit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 26, 2012 7:29 pm

100 vjetori, Tirana nis festimet me përurimin e mozaikut të flamurit


100 vjetori, Tirana nis festimet me përurimin e mozaikut të flamurit Largea_basha-pavaresia1353935487
Në kuadër të këtyre festimeve policia ka marrë një sërë masash, ku nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në segmentet rrugore, sheshet, si dhe në afërsi të objekteve, ku do të zhvillohen aktivitetet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.

100 vjetori, Tirana nis festimet me përurimin e mozaikut të flamurit Basha-pavaresia1

Basha: Bashkimi me familjen europiane qëllimi ynë
I lartë aq sa muajt bëjnë një shekull, i punuar me gurë natyral të mbledhur në vendet e betejave më të përgjakshme nga artisti Gëzim Hidri, mozaiku i vendosur po në të njëjtin vend, ku në 26 nëntorin e 1912 Refik Toptani ngriti flamurin në Tirane përurohet pikërisht për të përkujtuar këtë datë.


100 vjetori, Tirana nis festimet me përurimin e mozaikut të flamurit Basha-pavaresia2

Në fjalën tij gjatë përurimit kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha duke kujtuar me mirënjohje firmëtarët e Pavarësisë së Tiranës tha se qëllimi ynë është bashkimi me familjen evropiane. Në praninë e familjeve autoktone Basha tha se pa kontributin e të cilëve Tirana nuk do të ishte sot qyteti që rrezaton shpresë dhe besim anë e mbanë kombit.

100 vjetori, Tirana nis festimet me përurimin e mozaikut të flamurit Basha-pavaresia3

Aktivitetet e nisura në këtë ditë të shënuar kanë vijuar në rrugën “Murat Toptani” me panairin “Blej produkte shqiptare”

100 vjetori, Tirana nis festimet me përurimin e mozaikut të flamurit Basha-pavaresia4

Programi i aktiviteteve 26 – 28 nëntor 2012

Data 26 nëntor
10:00 – Nisja në shesh e Tortës së Pavarësisë (Shkallët TKOB)
11:00 – Ngritja e flamurit në Tiranë 100 vjet më parë – Inaugurimi i mozaikut të flamurit
11:30 Nisja e Panairit “Blej produkte shqiptare” (rruga “Murat Toptani”)
11:30 – Ekspozita historike e AQSH “100 vjet Tirana” (Vendndodhja: trotuari përpara GKA)
12:00 – Koncert me grupe rok (Vendndodhja: rruga “Murat Toptani”) (gjithë ditën)
17:00 – Ceremonia e inaugurimit të shqiponjës/sheshit (Vendndodhja: Rreth-rrotullimi i Doganës)
18:30 – Koncerti filarmonik i Orkestrës Rinore Shqiptare drejtuar nga dirigjenti Aldo Ceçato (Vendndodhja: TKOB)
20:00 – Koncert me këngë patriotike me këngëtarë e grupe rep (Vendndodhja: rruga “Murat Toptani”)


Data 27 nëntor
10:00 – Vazhdon Panairi “Blej produkte shqiptare”
10:00 – Vazhdon përgatitja e tortës
10:00 – Koncert me këngëtarë të rinj (rruga “Murat Toptani”)
11:00 – Prezantimi i përmbledhjes me këngë patriotike (Teatri i Metropolit)
15:00 – Ceremonia e përurimit të shtatores së heroit Adem
Jashari (Vendndodhja: Rruga e Durrësit)
20:00 – Koncert me grupe roku me këngë patriotike (Rruga “Murat Toptani
”)


Data 28 Nëntor
Festimet në Tiranë nga ora 10:00 – 14:00 SHESHI “SKËNDERBEJ”
Ceremonia e prerjes së tortës (Vendndodhja: TKOB)
Hedhja e parashutistëve me Flamurin Kombëtar RRUGA “MURAT TOPTANI”
Panairi “Blej produkte shqiptare”
Koncert me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore
Ekspozita “100 vjet Tirana” – trotuari i GKA


LULISHTJA TE PARKU “RINIA” (TE SHATËRVANI) – KËNDI I FËMIJËVE
Telajo për pikturën me temë “100 vjet pavarësi – Shqipëria ime” (12m*1.5m)
Koncert për fëmijë (Qendra Kombëtare për Fëmijë, Shkolla e Baletit, Liceu Artistik etj.)
Teatër për fëmijë (Teatri i Kukullave)
Animatorë (lojëra, pikturime në fytyrë, tullumbace)
Foto point me personazhe të Pavarësisë


LULISHTJA “TRE VËLLEZËRIT FRASHËRI”
Koncert për të rinj (Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, Shkolla
e Baletit)


URA TE RRUGA “IBRAHIM RUGOVA”


Performancë e Cirkut

RR. “ISMAIL QEMALI” (PEDONALE)
Ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla
muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri i Metropolit


PERGJATE BULEVARDIT “DESHMORET E KOMBIT”
Photo point me personazhe historike
Rreth 100 animatorë të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën që shpërndajnë flamurë të vegjël dhe organizojnë


Policia e Tiranës përmes një deklarate për mediat ka informuar për segmentët dhe ndalim-parkimin e automjeteve në datën 28 nëntor në kryeqytet,datë kur do të kulmojnë edhe festimet për 100 vjetorin.
Bllokimet e segmenteve rrugore dhe ndalim parkimi për datën 28 Nëntor 2012
• Nuk do lejohet parkimi dhe levizja automjeteve nga sheshi “Rilindja” deri tek sheshi “Skenderbej”
• Do bëhet bllokimi e levizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i mjeteve ne segmentin rrugor te rruges “Bardhok Biba”.
• Do behet bllokimi e levizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i tyre ne segmentin rrugor te rruges “Urani Pano”.
• Do behet bllokimi e levizjes se mjeteve ne segmentin rrogor nga kryqezimi i rruges “Barrikada” me rrugen “Dibres”, deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Do behet bllokimi e levizjes se mjeteve ne segmentin rrogor nga Kryqezimi i rruges “Luigj Gurakuqi” me rrugen e Barrikadave (tek kryqezimi i 9-katsheve), deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Do bllokohet levizja e mjeteve ne segmentin rrugor Kryqezimi i Bulevardit “Zogu i Pare” me rrugen ‘Fortuzi” deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Bllokohet segmenti rrugor nga kryqezimi i Bulevardit “Deshmoret e Kombit’ me Minsitrisne e Mbrojtjes deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Bllokohet sekmenti rrugor nga kryqezimi i rruges se “Kavajes” me rrugen “Kont Urani” deri tek sheshi “Skenderbej”.
• Do kete kufizime te levizjes se mjeteve pergjate Bulevardit “Deshmoret e Kombit”, Photo point me personazhe historike dhe rreth 100 animatore te veshur me veshje popullore e personazhe te lidhura me festen te cilet do te organizojne lojra dhe shperndajne flamur.


Nga ora 18.00 deri ne 22.00 do behet bllokimi i levizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i mjeteve ne segmentin rrugor nga kryqezimi i Bulevardit “Deshmoret e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” (nga Ura e Madhe e Lanes) deri tek sheshi “Nene Tereza” (per koncertin permbylles ne sheshin “Nene Tereza).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi