Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Veseli: PDK-ja ka nevojë për reforma

Shko poshtë

Kadri Veseli: PDK-ja ka nevojë për reforma Empty Kadri Veseli: PDK-ja ka nevojë për reforma

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 03, 2012 12:18 am

Kadri Veseli: PDK-ja ka nevojë për reforma


Kadri Veseli: PDK-ja ka nevojë për reforma Largea_kadri_veseli021351890020
Ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli ka folur për kalimin e tij në PDK, duke thënë se ndihet krenar për këtë hap të rëndësishëm.
“Jam pjesë e një strukture e cila ka një meritë shumë të madhe në ndërtimin e këtij vendi. PDK është një parti ka një identitet dhe ka njerëz të fuqishëm brenda saj, por nevojiten reforma që kjo parti të shkojë drejt rrugës evropiane. PDK duhet të bëhet parti e qendrës së djathtë” ka thënë ai.
Duke folur për zgjedhjet brenda PDK-së, Veseli ka thënë se beson në një proces fer dhe transparent.
I pyetur se a synon majat e partisë, Veseli ka thënë se vetë angazhimi në procesin zgjedhor është një koncept i transformimit të PDK-së në një forcë të fuqishme politike.
“Nuk më sundon egoja, do të jem i përgjegjshëm dhe do të shërbej në të mirë të vendit tim” ka thënë shkurt Veseli në emisionin “Debat” në RTK.
Ish-kreu i SHIK-ut, ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e ardhmja evropiane. Ai ka thënë se vetëm me dialog Kosova mund ta ketë të sigurt rrugën drejt BE-së.
“Opsioni i vetëm i të ardhmes së Kosovës është Bashkimi Evropian, dhe për këtë nevojitet dialog. Mendoj se dialogu është rruga e cila qon drejt suksesit. Kosova ka nevojë të dialogojë për të krijuar një situatë të qetë edhe në pjesën veriore të Mitrovicës” ka thënë Veseli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi