Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Veseli anëtarësohet në PDK

Shko poshtë

Kadri Veseli anëtarësohet në PDK Empty Kadri Veseli anëtarësohet në PDK

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 02, 2012 6:11 pm

Kadri Veseli anëtarësohet në PDK


Kadri Veseli anëtarësohet në PDK Largea_kadriu_011351802074
Kadri Veseli nesër do t’i bashkohet zyrtarisht Partisë Demokratike të Kosovës. Librezën partiake do ta marrë në Degën e Mitrovicës. Ish-Shefi i SHIK’ut tashmë ka paralajmëruar se synon të jetë pjesë e strukturave drejtuese të PDK’së.

Ish-Shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, Kardi Veseli do të bëhet pjesë e PDK’së, të premten, një ditë pasi zyrtarisht kanë nisur zgjedhjet në këtë subjekt që drejtohet nga Hashim Thaçi.

Burime brenda PDK’së kanë konfirmuar se Veseli do të merr librezën partiake në një ceremoni që do të organizohet në Baire të Mitrovicës.

“Zyrtarisht Veseli do të behet pjesë e PDK’së përmes marrjes së librezës në Degën e PDK’së në Mitrovicë”, ka thënë një zyrtar i PDK’së.

Veseli është njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka marrë pjesë në Delegacionin e Rambujes dhe pas luftës ka udhëhequr Shërbimin Informativ të Kosovës.

Në qershor të vitit 2008, Kadri Veseli, kishe shpallur përfundimin e aktiviteteve të SHIK’ut, por disa parti politike në vazhdimësi kanë thënë se SHIK’u nuk është shuar.

Ndërkohë, ditë më parë, Veseli ka thënë se ka vendosur të hyjë në Partinë Demokratike të Kosovës si anëtar i thjeshtë dhe pastaj të ngjitet në postet tjera partiake.

Zyrtarët e PDK’së vazhdimisht kanë deklaruar se e mirëpresin aderimin e Veselit në parti.

Edhe Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi kanë deklaruar se presin kontributin e Veslit në PDK.

Ndërkohë, ditë më parë, Kadri Veseli ka dal hapur pro politikave të Thacit sa i përket dialogut me Serbinë.

“Për mua, Thaçi ka marrë një vendim të mirë, kur ka vendosur të hyjë në dialog me Serbinë. Siç ka thënë ai, dhe unë pajtohem me të, ne nuk humbim asgjë nëse marrim pjesë në dialog si një vend i pavarur. Sepse, dua ta theksoj, ne duhet të diskutojmë me vendet fqinje, përfshirë Serbinë, si vende të pavarura”, kishte thënë Veseli.

Ish-Shefi i SHIK’ut ka folur edhe për rolin e tij që do ta ketë në PDK, pas aderimit. Ka premtuar se do të anëtarësoj njerëz të rinj.

“Në dua që partia të adoptojë një program modern ekonomiko-politik për të ardhmen. Unë besoj se kjo është përgjegjësi e partisë udhëheqëse. Njerëzit duhet të jenë më të ndjeshëm për çështjet ekonomiko-sociale, dhe duhet të kuptojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Unë do të përpiqem të përfshij disa figura të reja me koncepte të reja, sepse vendit i duhet diçka e re”, ka shtuar ai.

Ish-Shefin e SHIK’ut vazhdimisht e kanë akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë kërkuar një Komision Hetimor për të hetuar shërbimet informative që kanë funksionuar pas luftës në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi