Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:"Comité Kosova" Revue ESPRIT- Paris-TELEGRAM VËLLAZËROR

Shko poshtë

Mentor Thaqi:"Comité Kosova" Revue ESPRIT- Paris-TELEGRAM VËLLAZËROR Empty Mentor Thaqi:"Comité Kosova" Revue ESPRIT- Paris-TELEGRAM VËLLAZËROR

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 04, 2012 12:41 pm

Mentor Thaqi:"Comité Kosova" Revue ESPRIT- Paris-TELEGRAM VËLLAZËROR 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi
"Comité Kosova" Revue ESPRIT- Paris


Mentor Thaqi:"Comité Kosova" Revue ESPRIT- Paris-TELEGRAM VËLLAZËROR 400286_4820727884174_196505379_n
TELEGRAM VËLLAZËROR

I dashur vëlla Musa Jupolli,
Përmes teje dhe Komitetit Kosova në Paris, dua të përshëndes promovimin tuaj aq nderues të antologjisë për Kolosin e Vargut Shqip Ali Podrimja! Më lejo që shumë miqësisht, me shumë respekt dhe nderim ti përshëndes miqtë tuaj-tonë, miqtë e Kosovës dhe Kombit Shqiptar, miqtë e "COMITE KOSOVA", të Nderua
rit z.Olivie Mongin, Antoine Garapon, Pierre Hasner, miqtë që nuk tu ndanë asnjëherë vëlla Musa Jupolli, as ty e as Çështjes sonë Kombëtare! Epo, të kesh miq të mirë, të sinqertë dhe të ndershëm, ke më shumë se gjysmen e botës, vëlla i dashur. Në Komitetin Kosova të themeluar dhe mbajtur nga ju të dashurit tanë, shpesh konak për qarje hallesh kombëtare gjeti edhe Presidenti Rugova, aty ishte edhe Poeti Ali Podrimja, shkrimtari Ismail Kadare, ishte me Presidentin Rugova edhe akademik Fehmi Agani, ishte edhe Hafiz Gagica e shumë personalitete tonat kombëtare! Po, më ndërmjetsimin tuaj, aty ishte edhe Shkelqësia e Tij Presidenti Zhak Shirak, njeriu që bëri kthesa respektive në politiken françeze në të mirë të Kosovës dhe Shqiptarëve, këtë natyrisht e ndihmoi Komiteti Juaj! Sukseset tuaja janë aq të shumta, për çka ju jemi mirënjohës të përjetshëm! Aty sot me ju janë edhe përfaqësues të Shtetit të Kosovës, pastaj të Shqipërisë dhe trevave shqiptare, krijues dhe artdashës shqiptar e françez, unë dëshiroj ti përshëndes përzemërsisht, qoftë si Krijues-Poet, apo edhe si Veprimtar Kombëtar, përfaqësuesve tonë mysafir dua të iu thëm se këto adresa takimesh, këto miqësi të shkelqyera, ne Mërgata i kemi krijuar me gjak, djersë dhe shumë mundim e sakrifica, po mundohemi ti ruajm e mbajmë me mundësitë tona, andaj, ju lutem që mos ti harroni dhe aq më pak të na injoroni se mëkati do ishte i shumëfishtë! Promovimit tuaj që fatkeqësisht nuk mund iu bashkova fizikisht, nga unë Mentor Thaqi dhe miku im-juaj Hafiz Gagica i dëshiroj mbarësi dhe natyrisht nderim dhe respekt punës respektive tuaj! Nga ana tjetër, në emër të Poetit Hasan Qyqalla-Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani, dhe unë si nënkryetar i saj, ju përshëndes gjithashtu vëllazërisht e kolegialisht!
Poet dhe Atdhetar i shkelqyer im vëlla Musa Jupolli, puna 22 vjeçare e Komitetit Kosova mbetet objekt e subjekt studimi për gjeneratat e ardhshme, ato të padjallëzuarat, nga unë dhe brezi im keni Bekimin e Kombit dhe të Zotit! Mbarësi!

Përshëndetje vëllazërore:
Mentor Thaqi, poet dhe veprimtar,
Schwarzwald - Gjermani
03.11.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi