Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:PËRSHNETJE N´ATË PARIS

Shko poshtë

Mentor Thaqi:PËRSHNETJE N´ATË PARIS Empty Mentor Thaqi:PËRSHNETJE N´ATË PARIS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 03, 2012 10:06 am

Mentor Thaqi:PËRSHNETJE N´ATË PARIS 383071_330940386935373_484406164_nMentor Thaqi:PËRSHNETJE N´ATË PARIS 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:PËRSHNETJE N´ATË PARIS
(Poetit Musa Jupolli, vllaznisht)

Përshnetje,
n´mezhlis,
n´metro(polis)
te Ajfeli
përmes teli
n´atë Paris!
T´fala vargu
atje,
prej s´largu
përmes penës
e zemrës,
Ty poet,
t´Madhit Kadare
e Dardan Lekës,
për ju tre
vllaznisht
zemra rreh!
Eh, Poet,
pamja n´atë syret (foto)
flet vet
n´bardhësi,
qebesa,
të mirat e mëdha,
zakonisht
tri janë!
Koha
boshllëqet
sado që zbutë,
diçka mbetet
për shpirtin e urtë,
të ruhet,
duhet
e thuhet!
Me fjalë,
me shkronja
n´rrumbullaksim
urimi
e nderimi,
zor të arrihet,
edhe pse
syri e sheh,
mendja e mprehë
se çfarë ishte dje,
nderë
si gjithherë,
vlerë,
mbetet për ne!
Bujari e fisnikëri,
aristokraci
mund t´jenë,
n´përjetësi paqeje,
gjithsesi
bardhësi,
qelesheje e faqeje!


Mentor Thaqi VS., 28.12.2011 (23,56 h)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi