Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurti i shkruan letër publike Jahjagës

Shko poshtë

Kurti i shkruan letër publike Jahjagës Empty Kurti i shkruan letër publike Jahjagës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 07, 2012 12:23 am

Kurti i shkruan letër publike Jahjagës


Kurti i shkruan letër publike Jahjagës Largea_albin-kurti1352220624
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti I ka shkruar një letër të hapur presidentes Atifete Jahjaga, për siç ka thënë “të theksojë disa keqfunksionime shqetësuese të institucionit të Presidentit të Republikës së Kosovës”.

Ai iu ka referuar një dekalarate, që sic thuhet, presidentja Jahjaga e ka dhënë për agjencinë “KosovaPress”, ku sipas tij ka thënë se “Vetëvendosje ka bërë manipulim të masave, me rastin e aksioneve e protestave më 22 dhe 23 tetor”.

“Shqetësues, në rastin e deklaratës suaj, nuk është qëndrimi personal i zonjës Jahjaga, por qëndrimi i Presidentes së Republikës së Kosovës. Sipas Nenit 83 të Kushtetutës së Kosovës, i cili trajton statusin e Presidentit citojmë: “Presidenti është Kreu i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”. Mjafton ta lexoni këtë Nen të Kushtetutës për të kuptuar se nuk ju përket juve të mbani anë politike, apo të ngrini akuza të pabaza mbi një forcë politike që është aktualisht e treta në vend, e që është votuar prej dhjetëra mijëra qytetarëve të Republikës”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kurtit drejtuar presidentes.

Ai ka kujtuar mënyrën se si është zgjedhur presidentja, në bazë të marrëveshjes tripartiake, duke theksuar se marrë parasyh këtë “nuk pritet që presidentja të përfaqësojë unitetin e popullit”.

Kurti ka kritikuar edhe mbështetjen, që siç ka thënë ai, Jahjaga e ka dhënë për policinë, por nuk e ka dënuar “dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.

“Këto qëndrime, Zonja Presidente, janë vërtet shqetësuese. Ju po silleni si një përfaqësuese e ekzekutivit policor, e jo si një përfaqësuese e unitetit kombëtar në Republikën e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në letër.

Ai ka kërkuar edhe shpjegime për siç ka thënë “takimin me përfaqësues ilegalë të serbëve ne veriun e Kosovës”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi