Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qytetarët: Tërnava meriton të shkarkohet për deklaratat e tij

Shko poshtë

Qytetarët: Tërnava meriton të shkarkohet për deklaratat e tij Empty Qytetarët: Tërnava meriton të shkarkohet për deklaratat e tij

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 25, 2015 1:38 pm

Qytetarët: Tërnava meriton të shkarkohet për deklaratat e tij
Qytetarët: Tërnava meriton të shkarkohet për deklaratat e tij Largea_naim-ternava-620x3101435218769


Deklaratat e fundit të Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava lidhur me Sulltan Muratin, të cilin edhe e cilësoi si shpëtimtar të shqiptarëve që ua solli lirinë, e shqetësuan tej mase opinionin e gjërë. Qytetarët janë të pakënaqur nga këto deklarata, pasi ai i nënvlerësoi të gjithë luftëtarët.
Lidhur me deklaratë e myftiut Ternava, KosovaPress ka realizuar edhe një anketë me qytetar, ku kanë votuar 989 qytetar. Prej tyre 746 ose 75 përqind mendojnë se myftiu Naim Tërnava duhet të shkarkohet, kurse të kundërtën e kanë votuar vetëm 181 qytetar ose 18 përqind. Ndërsa, 62 ose 6 përqind janë deklaruar se nuk e dinë.
Ndërkohë, në një anketë të realizuar në qendër të Prishtinës, Ilir Fetahu, tha se më mirë do të ishte sikur Tërnava të merrej me punët e tij dhe BIK-un, ku nuk janë punët mirë si pasojë e mos përgjegjësisë së myftiut Tërnava dhe kolegëve të tij.

Fetahu: Deklarata për Sulltanin nuk është i vetmi skandal i tij
“Ai duhet të merret me BIK-un sepse mendoj që ka shumë punë aty për t’u bërë dhe jo të jap deklarata të tilla. Mendoj se duhet të shqyrtohet puna e shkarkimit sepse ky nuk është i vetmi skandal i tij dhe i kolegëve të tij, por në vazhdimësi është parë që veprimet e tij nuk janë adekuate me punën tëcilën ai e ka përgjegjësi” , tha Fetahu.
Njëjtë si Fetahu mendojnë edhe shumë qytetarë të tjerë, Izet Krasniqi tha se të gjithë në bazë të historisë e dimë se çka ka bërë Sulltan Murati dhe Tërnava nuk ka pasur nevojë të japi këto deklarata dhe të shkaktoi pezëm tek populli jonë.
Krasniqi: Tërnava e meriton shkarkimin
“Së pari kjo nuk ka qenë punë e tij që të japi atë deklaratë sepse ai nuk është historian, historianët duhet t’i japin këto mendime dhe vlerësime… Me këtë deklaratë ka shkaktuar pezëm tek populli… E meriton shkarkimin”, tha Krasniqi.
Ndërkaq, Xhelal Bajqinovci tha se me sikur të na donte aq shumë Turqia kishte ndërtuar fabrika tek ne dhe j o në Serbi qysh po ndërton sot. Sipas tij, vëllezërit mysliman po i lë anash duke përkrahur serbët.
Bajqinovci: Tërnava i ka përbuzur të gjitha luftërat
“Unë mendoj se deklarata e tij nuk është e saktë sepse Turqia ka luftuar me shqiptarët dhe nuk na ka mbrojtur… Kush është antikombëtarë kush nuk është për popullin e vet nuk është për askënd… Ai me atë deklaratë ka bërë keq sepse i ka përbuzur të gjitha luftërat që kanë ndodhur deri më tani. Ai pasi që është besimtarë i Zotit së pari e merr shkarkimin nga Zoti lartë tani prej këtyre të tjerëve “ , tha Bajqinovci.
Kurse, Hasan Emerllahu tha se ka mungesë të studimit të historisë së mirëfilltë, prandaj edhe kur dikush jep deklarata të gjithë bëjnë polemika. Sipas tij, duhet të flasim me argument që të kuptojmë një herë e mirë historinë e popullit tonë.
Emerllahu: Nuk e meriton Myftiu shkarkimin
“Unë mendoj se ai nuk e ka thënë gabim por është kuptuar gabimisht, sepse ai është njeri i urtë, njeri i mirë, njeri i ditur dhe i ngritur dhe përfaqëson një pjesë të madhe të popullit… Për këto çështje duhet ta japin fjalën historianët, orientalistët duhet të flasin ata njerëz që kanë lexua dhe dinë për histori. ..Jo nuk e meriton shkarkimin, këto janë disa të kurdisura politike dhe ai nuk e meriton”, tha Emerllahu.
Ndërsa Azis Salihu mendon se duhet të kemi bashkëpunim me të gjithë dhe të harrojmë ato çka kanë ndodhu para 500 viteve por t’i kthehemi të tashmes dhe të kemi sa më shumë miqësi me shtetet tjera.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qytetarët: Tërnava meriton të shkarkohet për deklaratat e tij Empty AGIM GASHI - LETER PUBLIKE Z. NAIM TËRNAVES

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 25, 2015 2:15 pm

AGIM GASHI

LETER PUBLIKE Z. NAIM TËRNAVES

Z. NAIM TËRNAVA


(Ep dorheqje si burrat bile të mbetet pak burrëri)





Qytetarët: Tërnava meriton të shkarkohet për deklaratat e tij 11148424_10152993558219077_6188593703199971955_n

Deklaratat e fundit e jotja z. Myfti i Kosovës, Naim Tërnava lidhur me Sulltan Muratin, të cilin edhe e cilësove si shpëtimtar të shqiptarëve që na e solli lirinë, e shqetësuan tej mase opinionin e gjërë, shqiptrët e vërtetë. Më shqetsoi edhe mua si qytetar që jetoj me frikë për ardhmërinë tonë kombëtare në përgjithësi. 
Letren që ta shkrova më 06.10.2014, po ta përsëris prap z.Tërnava e po të tregoj se vetëm çka je radikalizu akoma, se asgjë të mirë nuk i solle as BIK-ut e as Kosovës.
Tani po na dalin në dritë edhe urdhërat tua se si e ndalove ndertimin e varreve në Llapushnik dhe si atje nxite trazira. 

Lexoje pra edhe njëherë apo për të paren herë. Ju nuk i lexoni kritikat.Ju i lexoni vetëm lavdatat andaj jeni kështu si jeni!

Je i mbushur me faje. Populli e ka parë që ti ke punuar keq, shumë keq si për BIK-un, si për kombin e si për shtetin e Kosoves.
-Ardhja jote në krye të BIK-ut me ndihmen e shtetit dhe Turqisë, nuk janë të panjohura për publikun.
-Urdhëri yt bërë të gjitha xhamive dhe Imamëve të Kosovës për ta ndihmuar terrorizmin në Siri, mbledhjen e ndihmave në para e mjete tjera, kur në atdheun tonë ka varfëri ekstreme, i di ky popull mjaft mirë.
-Urdhërat që ti i merr nga agjensi legale turko-arabe për ta turqizuar dhe arabizuar token e Arbërit, tani po i dimë të gjithë.
-Perjashtimi i personelit fetar me ide kombëtare nga Institucionet e BIK-ut që të mos kesh kundershtime në punën tënde, i din populli.
-Përkrahja e parezervë e jotja sektashëve dhe hoxhollarëve mjekrrosha që asgjë nuk i gjasojnë islamit tradicional, na është e njohur.
-Pasurimi enorm i yti dhe jeta luksoze e jotja dhe familjes sate, i është e njohur çdokujt.
-Marrja pjesë në tubimet e atyre që dergonin njerz në frontet e luftes, bashkpunimi yt i ngushtë me ta, na ka lënë të kuptojmë se ti ke marrë pjesen tënde të „kaçikut“ të gjakosur nga gratë, fëmijët, pleqët e plakat dhe njerzëve të Zotit, plotsisht të pafajshëm.
-Ti nuk lejove që në krye të BIK-ut të vinë njerz të shkolluar, kombëtar e fetar të devotshëm të fesë islame. Ti ata i largove nga rrethet e bandes sate, i rrahe, i plagose e madje edhe i sulmove me tritol.
-Deklaratat tua gjoja se denon terrorizmin, janë tejet falsifikate sepse ti tjeter flet e tjeter vepron.
-Tani kerkesa e juaj që të robrohet e shkatrrohet edhe Kalaja e Prizrenit me urdhërat që të erdhen nga Ankara, është tradhëtia e radhës sate në vazhdimsi.
Të lusim, eja në vete. Ndërrohu vetë nga pozicioni i udhëheqësit të BIK-ut, jep dorheqje, lejoj reformat e domosdoshme në BIK, lejo kombtarizimin e fesë islame në atdheun tone, mos përkrah veshjet e degjenerimet e huaja, reklamo kombëtaren sepse Zoti ka me të denuar e mallkuar aq keq, saqë tërë jeten damka e tradhëtarit ka me të përcjell ty dhe familjen tënde.
Më mire tani, si për veten tënde, si për kombin e atdheun e si për BIK-un!
Të përshëndes unë që mundem me të qitë në këngë edhe për të keq!

06.10.14
25.06.15
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi