Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Formohet njësia policore me shumicë serbe

Shko poshtë

Formohet njësia policore me shumicë serbe Empty Formohet njësia policore me shumicë serbe

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 08, 2012 12:35 pm

Formohet njësia policore me shumicë serbe


Formohet njësia policore me shumicë serbe Largea_hashim-thaci-daciq-ashton1352332539

Në Bruksel ka përfunduar takimi i dytë i kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq, në prani të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, të BE-së, Ketrin Eshton.

Eshton, paraprakisht ka pasur takime të ndara me të dy kryeministrat. Fillimisht me Daçiqin e më pas edhe më Thaçin, përderisa më pas ka filluar takimi i përbashkët, siç është quajtur darkë pune.

Në takim është diskutuar edhe për gjendjen në veri dhe mundësitë e gjetjes së një konsensusi për atë pjesë të vendit.

Edhe pse ende nuk ka pasur prononcime zyrtare, nga zyra e baroneshës Eshton raportohet se atmosfera kësaj radhe ka qenë më pozitive dhe konstruktive.

Është arritur pajtueshmëria e palëve për fillimin e implementimit të marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut teknik, e sidomos asaj për menagjimin e integruar të kufirit.

“Ka pajtueshmëri që në dhjetor të filloj implementimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani kështu që ekipet teknike do të nisin angazhimin e tyre në mënyrë që gjendja në teren të ndryshoj, e sidomos në veri”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, për televizionin publik të Kosovës. Sipas tij, është kërkuar bërja transparente e financimit të strukturave paralele nga Serbnia në Kosovë dhe ndalimi i kësaj praktike.

Daçiqi menjëherë pas takimit, për mediat serbe, ka deklaruar se takimi ka qenë mjaft i gjatë dhe se ai ishte vazhdim i dialogut të filluar para disa javësh.

“Bisedimet ishin neutrale përsa i përket statusit dhe temat ishin gjetja e modaliteteve se si, ajo që është arritur, të zbatohet”, ka thënë Daçiq.

Ai ka paralajmëruar që takimi i radhës me Thaçin do të ndodh në fillim të dhjetorit.

Edhe kryeministri serb ka deklaruar se gjatë takimit të sontëm është biseduar për marrëveshjet e arritura dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve në Kosovës si dhe për kompetencat ekzekutive të EULEX-it në veri. Sipas tij, është arritur pajtimi që gjatë muajit të ardhshëm të filloj zbatimi i marrëveshjes, siç e ka quajtur ai për vendklaimet administrative.

Daçiq ka thënë se nga kryeministri Thaçi ka marrë premtime se do të formohet një njësi policore, me përbërje shumicë serbe, e cila do t’i ruaj manastiret serbe. Po, sipas tij, është folur edhe për autostradën Nish-Prishtinë.

“Ky ishte një takim i mirë dhe i dobishëm dhe mendojë se kemi bërë disa hapa përpara”, ka thënë Daçiq.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi