Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Festimi i zëvendësuar nga dhuna policore

Shko poshtë

Festimi i zëvendësuar nga dhuna policore Empty Festimi i zëvendësuar nga dhuna policore

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 2:26 am

Festimi i zëvendësuar nga dhuna policore

Dafina Xhemaj
Festën më të madhe të vitit, njëvjetorin e pavarësisë, nuk e gëzuan të gjithë. Përveç incidenteve të zakonshme festive, disa qytetarë e kanë pësuar nga ata që duhet ta mbajnë rendin.
Festimi i zëvendësuar nga dhuna policore Sh_b
Nuk kishte protesta, asnjë pakënaqësi ndaj shtetit në festimin e një vjetorit të pavarësisë. Por, disa të tjerë e kanë provuar dorën e shtetit, grushtin e policisë.
Më 17 shkurt pas orës 10 në afërsi të stacionit të autobusëve në Pejë, i dëmtuari Leotrim Kurbogaj kishte bërë një kundërvajtje trafiku, e cila do t’i kushtonte shtrenjtë atij dhe dy shokëve të tij, Arben Rexhajt, dhe Sadat Lajqit. Disa policë të njësisë speciale nga Peja, që ishin gjendur pas tyre me veturë, me të shpejtë ua ndalojnë veturën tre të rinjve të pafat. Ata, sipas policisë po vozisnin me shpejtësi dhe po garonin me dikë.
Policët i nxjerrin me forcë nga automjeti, dhe i fillojnë goditjet e pamëshirshme.
Arben Rexhaj nxënës i shkollë së mesme rrëfen se si ndodhi sulmi i policëve. “Ishim duke vozitur, kur e kam vërejtur veturën e policisë. Sapo na bën me shenjë u ndalëm menjëherë”, thotë ai, duke ndalur pak frymën ndërsa duket se i kujtohet momenti tronditës. “Policia na nxori nga vetura me forcë, ndërsa unë nuk i kundërshtoja, por ata prapë se prapë më kanë shtrirë për tokë duke më goditur me shkelma dhe se njëri nga ta më ka goditur mbas veshit, pas kësaj më kanë ngritur në këmbë dhe e kanë bastisur dhe më kanë prangosur”, shprehet Arbeni. Gjatë tërë kohës policia ka pasur sjellje të vrazhdë, ndërsa kur kemi ardhur në stacion jemi ulur në karrige, dhe pas legjitimit më kanë shqiptuar një gjobë për komunikacion na kanë liruar”, thotë Rexhaj.
Pëson mysafiri
Leotrim Kurbogaj po ashtu, njëri nga viktimat që pësuan ditën festive, nxënës i shkollës së mesme në Pejë, thotë se policia ka përdorur forcën edhe ndaj tij, duke e grushtuar në brinjë dhe në fytyrë. “Të martën policia më arrestoi policia së bashku me Arbenin dhe Sadatin. Më dërguan në bazën e njësisë speciale dhe më shqiptuan një tiketë për kundërvajtje. “Pas atyre dyzet minutash më kanë liruar nga baza me ç’rast unë ende ndjej dhembje në anën e djathtë të brinjëve”, thotë Kurbogaj, ndërsa kujton edhe emrat e policëve. “Gjatë këtij rasti policët e involvuar ishin, njëri nga ta me nr.identifikimi 6035 me emrin Valon, ndërsa tjetri me sa dyshoj unë është polici Ahmet Blakaj, ndërsa të tjerët i njoh vetëm nëse i shoh”, thotë Kurbogaj, që kishte ardhur së bashku me shokët e tij, në redaksinë tonë në Prishtinë për të rrëfyer keqtrajtimin nga policia.
Më së keqi në këtë festim kishte kaluar mysafiri në Pejë nga Mali i Zi, Sadat Lajqi, nxënës i shkollës së mesme në Rozhajë. “Policët menjëherë na nxorën nga vetura me forcë dhe na mbështetën për veture dhe duke na shtypur kokën për veturë, ndërsa më pas na kontrolluan në trup me forcë. Pas kësaj menjëherë më kanë prangosur dhe na kanë sjellë në bazën e policisë”, thotë Lajçi. Ai thotë se në bazë janë identifikuar dhe pas 40 minutave, pasi që Leotrimit ia shqiptuan një gjobë i kanë liruar. “Oficeri, i cili më prangosi mua nuk kishte numra identifikues në krah, por kishte me disa vija, një yll në krah”, thotë Lajqi.
Idriz Kurbogaj, axha i Leotrim Kurbogajt, thotë se policia janë sjellë shumë keq ndaj tyre. “Pasi djemtë më treguan ngjarjen, unë personalisht shkova në stacion të policisë për t’u ankuar”, thotë Kurbogaj, duke vlerësuar se policia janë sjellë shumë keq ndaj tyre, dhe meqë ishte dita e pavarësisë nuk gjenin dot një avokat.
“Edhe qytetarët janë tmerruar sepse këta janë nxënës dhe kur kanë shkuar në shkollë, shokët i kanë pyetur se si kanë mundur të shkonin pasi i kanë parë gjatë rrahjes nga policia”, thotë Idriz Kurbogaj.
Por, për zyrtarët e Policisë së Kosovës në Prishtinë, ky nuk është ndonjë rast shumë i rëndë, prandaj nuk mund ta komentonte. Sipas raporteve të përditshme të policisë, ky rast është evidentuar, si një rast që këta tre të rinj, po bënin gara shpejtësie me vetura në një qendër të banuar dhe në trafik rrugor të ngarkuar me ç’rast ka shkaktuar rrezik. Sipas raportit të policisë, tre të rrahurit ata nuk e kanë respektuar urdhrin e policisë për ndalje, deri në momentin kur ata janë detyruar të ndalen dhunshëm.
Ndërsa, Avni Gjevukaj zëdhënës i drejtorisë rajonale të policisë në Pejë, thotë se deri sa rasti të mbyllet nuk ka çfarë të thotë, dhe vetëm pas rezultateve, kur të shpallen fajtorët, atëherë do të merren masat ligjore.
Policët paditen për dy vepra penale
Avokatja e të dëmtuarve Nushe Kuka Mekaj, thotë se klientët e saj kanë pësuar lëndime në trup dhe fytyrë, dhe se u janë shkaktuar lëndime të dukshme trupore, dhe se për këtë policët që kanë përdorur dhunën, akuzohen për veprën penale të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës, sipas nenit 164 paragrafit 1 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës. Avokatja Mekaj, i gjen fajtorë policinë edhe për mbajtje në arrest për dy orë, pavarësisht që u kishte shqiptuar masa ndëshkimi për shkelje të rregullave në trafik.
Avokatja Mekaj ka kërkuar nga hetuesia, që të sigurojë dëshmitë filmike, pasi në vendin ku të tre klientët e saj janë rrahur, gjendet Pro Credit Banka dhe OSBE-ja, dhe se në të dyja këto objekte ka të vendosura kamera sigurie, të cilat filmojnë ambientin për rreth tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi