Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK: Ndëshkohen qytetarët që nuk e kanë votuar PDK-në

Shko poshtë

LDK: Ndëshkohen qytetarët që nuk e kanë votuar PDK-në Empty LDK: Ndëshkohen qytetarët që nuk e kanë votuar PDK-në

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 11, 2012 10:49 pm

LDK: Ndëshkohen qytetarët që nuk e kanë votuar PDK-në


LDK: Ndëshkohen qytetarët që nuk e kanë votuar PDK-në Largea_ldk-logo1352639799
LDK-ja vlerëson se buxheti për 2013 nuk bazohet në objektiva zhvillimore, por shpërndahet në baza politike dhe interesa të ngushta. Shpërndarja e investimeve kapitale nuk mbështet rritjen e punësimit, të ardhurave apo zhvillimin e bujqësisë. Qytetarët e Kosovës do të shohin më shumë asfalt të ndërtuar dhe asgjë tjetër.

Rreth 60% e investimeve kapitale shkojnë për infrastrukturë rrugore, ndërkohë që në arsim shkojnë vetëm 4.6% e investimeve kapitale. Kjo nuk siguron se do të zvogëlohet numri i nxënësve për klasë. Vetëm 2.7% e investimeve janë të lidhura direkt me projekte që promovojnë zhvillim ekonomik. Në anën tjetër, në një vend ku gjysma e popullsisë jeton në zonat rurale, në bujqësi investohen vetëm 1.8 % e investimeve kapitale

Shpërndarja e investime kapitale nëpër komuna në infrastrukturë dhe arsim, sipas LDK-së, nxjerr në pah se qeveria po i ndëshkon qytetarët e atyre komunave që nuk e kanë votuar PDK-në në zgjedhjet e fundit.

“Sa i përket investimeve në arsim, në tri vitet e kaluara, në komunat që udhëhiqen nga PDK është investuar mesatarisht dy herë më shumë për kokë banori se në komunat që udhëhiqen nga LDK. Për shembull, në vitin 2012 është investuar 11 euro për kokë banori në komunat që udhëhiqen nga PDK, ndërsa vetëm 6 euro për kokë banori në komunat që udhëhiqen nga LDK. Edhe në vitin 2013, do të investohet 12 euro për kokë banori në komunat që udhëhiqen nga PDK, ndërsa vetëm 5 euro në komunat që udhëhiqen nga LDK”, thuhet në kumtesë.

Këto dallime, sipas saj, bëhen edhe më të mëdha nëse analizohen nëpër komuna veç e veç. Për shembull, investimet në arsim në Skënderaj për kokë banori për periudhën 2010-2013 janë 20 herë më të larta se në kryeqytet, ku numri i nxënësve është jashtëzakonisht i madh. Brenda kësaj periudhe, në Skënderaj është investuar 230 euro për kokë banori, krahasuar me vetëm 12 euro në Prishtinë (për vitin 2013 janë paraqitur investimet e planifikuara). Në Shtimje apo në Malishevë është investuar 8 apo 9 herë më shumë se në Prishtinë.

“Sa i përket investimeve në infrastrukturën rrugore, dallimet në mes të komunave që udhëhiqen nga LDK dhe PDK janë edhe më të mëdha se në arsim. Në vitin 2013, në komunat që udhëhiqen nga PDK do të investohet gati trefish më shumë për kokë banori krahasuar me komunat që udhëhiqen nga LDK”, thekson kjo parti.

Dallimet janë edhe më të mëdha nëpër komuna veç e veç. Në Skënderaj është investuar në infrastrukturën rrugore për periudhën 2010-2013 rreth 40 herë më shumë se në Prishtinë (për vitin 2013 janë paraqitur investimet e planifikuara). Në Skënderaj është investuar 531 euro për kokë banori në infrastrukturë, krahasuar me 14 euro në Prishtinë.

Me gjithë këto mangësi që ka ky draft buxhet, LDK-ja nuk mund të mbështesë atë. LDK-ja insiston që të rishikohet shpërndarja e investimeve kapitale nëpër sektorë dhe komuna.

LDK-ja insiston që nga çdo euro e shpenzuar e parasë publike të gjithë duhet të përfitojnë njësoj. LDK mbështetet në parimin që paraja publike duhet të investohet në sektorët dhe projektet që maksimizojnë të ardhurat dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve njësoj. Kështu si është shpërndarë ku buxhet, nuk siguron që të gjithë qytetarët përfitojnë njësoj dhe nuk po investohet në sektorë ku rritet më së shumti punësimi dhe të ardhurat.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi