Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind

Shko poshtë

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind Empty KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 23, 2013 5:23 pm

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind Xxl_berisha-rama9801371994473

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind Largea_berisha-rama9801371994473
Kryeministri Sali Berisha, duke votuar ne mjediset e shkolles Jordan Misja

Berisha garanton qytetarët: Vota juaj e paprekshme, Nishani apel për qetësi e maturi

(I potësuar)- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar pjesëmarrjen në votime deri në orën 13:00 duke theksuar se deri në këtë orë kanë votuar 35.24 përqind e zgjedhësve.
Në faqen zyrtare të KQZ-së janë publikuar të dhënat deri në orën 13:00 për qrkun e Tiranës dhe të Gjirokastrës ndërsa të dhënat për qarqet e tjera janë deri në orën 10:00.
Kështu në qarkun Tiranë nga 785.086 votues me të drejtë vote deri në orën 13:00 kanë votuar 5.546 votues ose 34,97%, në qarkun e Gjirokastrës nga 122.039 votues me të drejtë vote deri në orën 13:00 kanë votuar 9.290 votues ose 35,41%.


Ja përqindjet sipas qarqeve deri në orën 10:00

Në qarkun Durrës nga 313 353 votues me të drejtë vote deri në orën 10:00 kanë votuar 7 094 votues ose 19.59 %
Në qarkun Elbasan nga 321.138 votues me të drejtë vote deri në orën 10:00 kanë votuar 7.553 zgjedhës ose 16,55%.
Në qarkun Korçë nga 273 287 votues me të drejtë vote , deri në orën 10:00 kanë votuar 2 723 zgjedhës ose 37.11 %
Në qarkun Lezhë nga 159 207 votues me të drejtë vote , deri në orën 10:00 kanë votuar 2 139 zgjedhës ose 21.52 %
Në qarkun Shkodër nga 250 803 votues me të drejtë vote, deri në orën 10:00 kanë votuar 1 322 zgjedhës ose 16.55 %
Në qarkun Vlorë nga 293 169 votues me të drejtë vote, deri në orën 10:00 kanë votuar 534 zgjedhës ose 11.32 %




PD: Pjesëmarrja në votime e kënaqshme, deri tani kanë votuar 36 përqind e zgjedhësve

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind Breguuu

Partia Demokratike e ka cilësuar si të kënaqshme pjesëmarrjen e zgjedhësve në votime, krahasur kjo me të njëjtën periudhë të zgjedhjeve të vitit 2009.
Në një konferencë për shtyp, ministrja Majlinda Bregu u shpreh se deri tani pjesëmarrja në votimi është mbi 36 përqind.
“Jam këtu për tu përcjellë lajmin e mirë të pjesëmarrjes me ritme të kënqëshme të shqiptarëve sot në votime. Të dhënat paraprake tregojnë se në të gjithë Shqipërinë pjesëmarrja e votuesve ka shkuar mbi 36% ose 3% më e lartë e krahasuar me të njëjtën periudhë kohore në vitin 2009″ tha Bregu.
Gjithashtu Bregu i ka bërë thirrje forcave të tjera politike të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe tëp resin me durim vullnetin e sovranit.
“PD fton qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë. PD i bën thirrje forcave të tjera politike të sillen në mënyrë të përgjegjëshme dhe të presin me qetësi dhe durim verdiktin e sovranit. Demokracia bashkon çdo votë pavarësisht bindjeve të tyre politike. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të hedhin votën e tyre. Sot dëgjohet zëri i çdo qytetari. Vota e çdo qytetari shqiptar sot është votë për mirëqënien për Shqipërinë e zhvilluar dhe Shqipërinë Europiane” është shprehur Bregu.


Pjesëmarrja në votime, KVV: 23.5% deri në orën 12.20

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka deklaruar sot se deri në mesditë, rreth orës 12:20 kanë votuar rreth 23.5 përqind të zgjedhësve në shkallë vendi.
Në daljen e tyre për shtyp,koalicioni i vëzhguesve vendor ka deklaruar se gjatë procesit të sotëm të votimit janë vënë re një sërë problemesh.
“Nga informacioni i koalicionit të vëzhguesve vendor në terren janë vënë re një sërë problemesh si hapje me vonesë e qendrave të votimit, ngatërresa me vendosjen e kapakëve të kutive, mungesa e materialeve zgjedhore, bllokim procesi nga ana e komisionerëve, orientim votimi, një numër më i vogël fletësh votimi në raport me numrin e zgjedhësve, votim familjar dhe janë ndeshur edhe raste votimi pa mjet identifikimi” thekson koalicioni.



Meta: Berisha nuk ikën dot pa gjak

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind Meta
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta qëndruan në Laç pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vdekur një përkrahës i LSI-së.
"Kjo është një përpjekje për të trembur njerëzit dhe për të ndryshuar vullnetin e popullit shqiptar. Ne do të garantojmë votën e vullnetit të popullit. Policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe zgjedhjeve", tha Rama.
Ndërsa Meta kërkoi marrjen e masave për të ndaluar përgjegjësit, kurse bëri një akuzë të rëndë për policinë, që po mbështet kriminelët.
"Policia e Shtetit është në funksion të manipulimit të zgjedhjeve në favor të Partisë Demokratike. Sali Berisha nuk ikën dot nga pushteti pa gjak. Do të mbrojmë votën në Laç, Mamurras dhe gjithë Shqipërinë", tha Meta.



Votojnë Presidenti Nishani dhe kryeministri Berisha
KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind Sala-voton
Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha ka votuar në Qendrën e Votimit 1729, të vendosur tek “Liceu Artistik”.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje në votime si u ka bërë qytetarëve dhe sipmatizantëve të PD-së të demontrojnë vlerat demokratike dhe të mos bëhen burim incidentesh.


KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind Basha
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka votuar në qendrën e votimit tek Çerdhja 13 në Tiranë.

“Votova 44. Ftoj të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në votime, të votojnë në mënyrën më të qytetëruar, të votojnë për alternativën që gjykojnë më të mirë. I siguroj se vota e tyre do respektohet plotësisht, se këto zgjedhje janë përcaktuese për 4 vitet që vijnë, për mirëqënien, punësimin, integrimin në BE” tha Berisha.
Berisha ka uruar edhe të gjithë ata që do të votojnë për here të pare. “Votë të bekuar kanë ata, ata sot firmosin me votën e tyre Shqipërinë e katër viteve që vijnë, falenderoj me mirënjohje të thellë emigrantët shqiptarë që kanë ardhur nga të katër anët e botës me akt partriotizmi dhe përgjegjësie ndaj vendit” tha Berisha.




Nishani: Apel për qetësi dhe maturi
KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind Nishani
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij ka votuar në Qendrën e Votimit numër 1766, në gjimnazin “Andon Zako Çajupi”.
Në fjalën e tij, kreu i shteti Bujar Nishani ka theksuar se sot është një ditë e rëndësishme tërësisht e qytetarëve.
“Jam i bindur që shqitarët do të tregojnë maturi, qetësi e përgjegjësi civile duke demonstruar një pjesëmarrje së më të gjerë duke respektuar maksimalisht rregullat e votimit, komisionerët dhe administratën zgjedhore, duke respektuar rendin në gjithë vendin e qendrat e votimit” tha Nishani.
Presidenti Nishani ka uruar në mënyrë të veçantë edhe ata që votojnë për herë të parë, duke thënë se ata në familje kane një votues për herë të parë, djalin. “U them, paçin dorën e mbarë për fatet e vendit” tha Nishani.
Kreu i shtetit ka bërë apel për qetësi në mënyrë që të mos shënohen incidente dhe procesi të vijojë normalisht.
“U bëj apel qytetarëve dhe u kujtoj që partitë dhe ideologjitë janë të ndryshme, por Shqipëria dhe e ardhmja e saj është një. Qetësi, maturi, ne votojmë për parti të ndryshme por jemi të gjithë një, shqiptarë” tha kreu i shtetit.
Ndërkohë mësohet se Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili do të votonte pranë Gjykatës së Tiranës, në Qendrën e Votimit numër 1902/2 tek shkolla “Pjetër Budi” e ka shtyrë votimin e tij dhe është nisur drejt Laçit ku një person ka mbetur i vdekur dhe 2 të tjerë janë plagosur.
Për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Qendra e Votimit do të jetë “Kopshti numër 10″, tek zona e ish-Bllokut.
Ndërsa në Qendrën e Votimit të vendosur në shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi”, do të votojë kreu i Partisë “Fryma e Re Demokratike”, Bamir Topi.



Lleshi-shqiptarëve: Votoni, vota juaj vlen
KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind LEFTERIA_1
Në fjalën e saj, kryetarja e KQZ-së Lefteri Lleshi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në votime.
“Sigurisht do të isha e para të votoja sot. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të paraqiten pranë QV. KQZ ka përgatitur të gjithë infrastrukturën që shqiptarët të votojnë të lirë dhe në fshehtësi të gjithë komisionerët të paktën sot të ishin jashtë ndikimeve politike dhe të kryenin detyrën duke respektuar Kodin Zgjedhor. Votoni. Motoja e KQZ, këtë vit ishte vota jote vlen voton”tha Lleshi.
Lleshi tha se shpresonte se baza materiale është shpërndarë ndërsa lidhur me hapjen e QV në orën 07:00 informacioni do merret më vonë. “Nuk kam asnjë konfirmim që baza materiale nuk është marrë nga ndonjë komision votimi, ndërsa për hapjen e qendrave të votimit do të informoheni përgjatë gjithë ditës” tha Lleshi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind Empty Re: KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 23, 2013 7:33 pm

(I potësuar) - Komisoni Qendor Zgjedhor bëri me dije të dhënat me të fundit për pjesmarrjen në votime deri në orën 16:00, sipas së cilit kanë votuar 43,18% e zgjedhësve.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja Drilona Hoxhaj, shrpehu shqetësimin se disa ZAZ nuk kanë përcjellë të dhënat herë pas herë në KQZ, teksa i ka bërë apel komisoneve zonale që të paraqesin të dhënat prane KQZ.
Pjesmarrja në votime sipas KQZ:
ZAZ nr. 68 në Berat – pjesmarrja 37.51
ZAZ në Dibër- pjesmarrja 32.09%
ZAZ nr. 21 Durrës-pjesmarrja 37.96%
ZAZ nr. 23 Durës – pjesmarrja 29.95%
ZAZ nr. 55 në Fier – pjesmarrja 37.23%
ZAZ nr. 80 në Gjirokastër- pjesmarrja 36.42%
ZAZ nr. 13 Korcë – pjesmarrja 41.2%
ZAZ nr. 72 Korcë- pjesmarrja 42.16%
ZAZ nr. 13 Lezhë- pjesmarrja 30.77 %
ZAZ nr. 15 Lezhë- pjesmarrja 41.54%
ZAZ nr. 3 Shkodër – pjesmarrja 39.2%
ZAZ nr. 6 Shkodër- pjsmarrja 31.3%
ZAZ nr. 7 Shkoder – pjesmarrja 29.01%
TIRANË

ZAZ nr. 28 –pjesmarrja 42.75%
ZAZ nr. 31- pjesmarrja 42.92%
ZAZ nr. 32- pjesmarrja 443.72 %
ZAZ nr. 34/- pjesmarrja 34.52%
ZAZ nr 40- pjesmarrja 34.69 %
VLORË
ZAZ nr. 83- pjesmarrja 23 %
ZAZ nr. 87- pjesmarrja 29.37 %

* * * * * *
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, nga nëna Aneta dhe djali i tij Gregori kanë votuar në Qendrën e Votimit numër 1902/2 tek shkolla “Pjetër Budi”.
Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama bëri sërish apel për pjesëmarrje në votime.
“Apeli im është pjesëmarrje. Në pak minuta vendoset fati i një gjenerate kështu që ju lutem të shkoni të votoni sepse s`ka asnjë gjë më të rëndësishme sot sesa tek qendra e votimit të marrësh fletën e votimit dhe për të shprehur vullnetin sovran me votë. Pjesëmarrja në votime është shprehja më kuptimplotë e popullit. Kujtojmë se sa shumë janë shkatërruar për të drejtën e votës, sa shumë endërrojnë të kenë të drejtën e votës dhe ky ushtrim nuk është shprehje e një vullneti individual, por respekt për të gjithë sakrificat e bëra për të arritur te vota e lirë, jini të lirë të votoni, votoni, votoni” tha Rama.
I pyetur për pritshmëritë për rezultatet Rama u përgjigj se nuk do të bëjë asnjë koment derisa të mbyllen kutitë e votimit por shtoi se tani është momenti për të nxitur pjesëmarrje.
I pyetur për ngjarjen e Laçit, Rama ka siguruar se tashëe në qendrat e votimit është rikthyer qetësia dhe qytetarët e këtij qytetit duhet të shkojnë të votojnë.
“Mesazhi im është i qartë për të gjithë votuesit, edhe në Laçi lutem të votojnë të mos kenë asnjë frikë, ka kaluar situata dramatike. Theksoj se është barbare të vriten njerez nga kriminelë të mbështetur nga policia, por kjo nuk ndryshon fatin e vendit” tha Rama.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind Empty Re: KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 23, 2013 9:19 pm

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind 123614_edi_rama_dest_2KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind 68B8174E-8520-4A6B-8464-DA086BACDF4B_w268_r1_cx2_cy9_cw96
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind Empty Re: KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 23, 2013 9:30 pm

Exit Poll, Civitas Albania: PD 42%, ndërsa PS 40%
KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind Spacer
KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind Spacer
KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind Spacer
KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind 69618TIRANE-Civitas Albania ka shpallur rezultatin e sotëm te exit poll-it te tyre, ku sipas të dhënave, PD ka fituar me 42%, ndërsa PS me 40%. 

Ndërsa rezultatet sipas koalicioneve, Exit Poll, Civitas theksoi se “koalicioni i majtë 46%, në rang kombëtar. Koalicioni i djathtë 48 % në rang kombëtar”. 

Civitas Albania ka realizuar Exit Poll-in me Anzalone Liszt Research (ALR), një firmë e specializuar në hulumtime. 
ALR operon prej 20 vitesh dhe ka kryer exit poll-e në SHBA duke anketuar në 9 shtete për zgjedhjet e vitit 2008 dhe më pas për zgjedhjet e 2012. 

(d.b/BalkanWeb)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind Empty Re: KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 25, 2013 11:10 am

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind 0965add6-d368-4163-b0b2-e3b1916644fe-444x333KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind Zgjedhjet
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind Empty Re: KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi