Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EULEX-i ngreh aktakuzë ndaj Fatmir Limajt për krim të organizuar

Shko poshtë

EULEX-i ngreh aktakuzë ndaj Fatmir Limajt për krim të organizuar Empty EULEX-i ngreh aktakuzë ndaj Fatmir Limajt për krim të organizuar

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 16, 2012 5:19 pm

EULEX-i ngreh aktakuzë ndaj Fatmir Limajt për krim të organizuar


EULEX-i ngreh aktakuzë ndaj Fatmir Limajt për krim të organizuar Largea_1_limaj13530624771353065265
Një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë kundër Fatmir Limajt dhe gjashtë bashkë të pandehurve të tjerë për krim të organizuar dhe vepra të tjera të lidhura me korrupsionin në të ashtëquajturën çështje të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. Veprat penale për të cilat akuzohen kanë ndodhur gjatë periudhave kohore mes vitit 2008 dhe 2010; ndërsa në lidhje me pastrimin të parave mes vitit 2009 dhe 2012, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Të pandehurit, Fatmir Limaj, Florim Lima, Demir Lima, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka dhe Gani Zogaj akuzohen, mes tjerash, për manipulimin e procedurave të tenderave, dhënien dhe marrjen e rryshfetit dhe pengimin e mbledhjes së provave dhe dëshmive në lidhje me tre tenderë në MTPT për përfitime personale dhe/apo materiale. Dëmi ndaj buxhetit të MTPT-së llogaritet të jetë rreth dy milion euro.
Fatmir Limaj akuzohet gjithashtu për mosdeklarimin e parave në kohën që garonte për zgjedhjet komunale të Prishtinës në vitin 2007 si dhe për vepra të tjera penale. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi