Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokuroria Speciale aktakuzë kundër Fatmir Limajt për vrasjen e dy shqiptarëve, Ramiz Hoxha e Selman Binishi

Shko poshtë

Prokuroria Speciale aktakuzë kundër Fatmir Limajt për vrasjen e dy shqiptarëve, Ramiz Hoxha e Selman Binishi Empty Prokuroria Speciale aktakuzë kundër Fatmir Limajt për vrasjen e dy shqiptarëve, Ramiz Hoxha e Selman Binishi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 28, 2016 4:06 pm

Prokuroria Speciale aktakuzë kundër Fatmir Limajt për vrasjen e dy shqiptarëve, Ramiz Hoxha e Selman Binishi

Prokuroria Speciale aktakuzë kundër Fatmir Limajt për vrasjen e dy shqiptarëve, Ramiz Hoxha e Selman Binishi Auto_lima1477656328

Fatmir Limaj

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Fatmir Limaj, për veprën penale: Krimi i luftës kundër popullatës civile gjegjësisht krimet e luftës për shkelje të rëndë të nenit 3 përbashkët me Konventën e Gjenevës nga neni 120 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 1 lidhur me nenin 129 paragrafi 1 nënparagrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal të Kosovës.
Sipas aktakuzës, rasti ka të bëj me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët me datë 02 nëntor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.
“Aktakuza e ngarkon të pandehurin Fatmir Limaj se, si pjesëtar i UÇK-së dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarr masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit”, thuhet në një komunikatë për media, përcjell Bota Sot.
Sipas Aktakuzës, i pandehuri Fatmir Limaj , i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarr masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi