Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Himni i PDK-së: Hashim Thaçi vija-vija, është Kosova është Serbia

Shko poshtë

Himni i PDK-së: Hashim Thaçi vija-vija, është Kosova është Serbia Empty Himni i PDK-së: Hashim Thaçi vija-vija, është Kosova është Serbia

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 16, 2012 10:07 pm

Himni i PDK-së: Hashim Thaçi vija-vija, është Kosova është Serbia


Himni i PDK-së: Hashim Thaçi vija-vija, është Kosova është Serbia Largea_largea_thaqi13530886491353091181
Nuk ka gjë më të keqe sesa propaganda. Propaganda gojore nëpër biseda individuale, në familje, në media, pra televizion, gazetë e radio, nëpër faqe interneti dhe kudo në secilën paraqitje publike. Dua të them, njerëzit më të korruptuar në Kosovë flasin për Bashkimin Evropian, për SHBA-në ose për miqësitë dhe marrëdhëniet e tjera.
Për shembull, Atifete Jahjaga, nuk është sepse nuk mund të jetë, presidente e Kosovës. Prapavija e saj politike është zero, nul, e barasvlershme me një shkollë katundi. Bile, ajo nuk është e zgjedhur as me vota, qofshin ato edhe të vjedhura. Prandaj, ose andaj, si mundet dikush, përpos nëse nuk ka moral ose ka moral tejet të ulët, ose kurrfarë ndjenje njerëzore publike, të flas në emër të Kosovës ose për Kosovën?
Sidoqoftë, më vjen mirë që disi, më në fund, ka filluar të kuptohet edhe publikisht që Partia e Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) po e qesin në sipërfaqe lidhjen mes tyre. Kjo lidhje, ky lloj koalicioni politik dhe ekonomik, gjithmonë ka ekzistuar mes këtyre partive, në Kosovë dhe në Serbi. Serbia e ka interesin e vet politik dhe ekonomik në Kosovë, ndërsa PDK-ja e Hashim Thaçit dhe e SHIK-ut të Kadri Veselit janë përfaqësues të kësaj strategjie serbe në Kosovë. Për shembull, Rruga e Kombit shumë lehtë, përmes PDK-së, mund të kthehet në Rruga e Serbisë për në Detin Adriatik dhe më tej. Ose, nëse doni pak nacionalizëm, kjo Rrugë, përmes PDK-së në pushtet në Kosovë, e ka mundësinë që të bashkojë Serbinë dhe Kosovën dhe në të njëjtën kohë ta lidhë Serbinë dhe Shqipërinë. Dhe anasjelltas. Kjo, sidoqoftë, nuk i bie të jetë rruga e kombeve.



(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)


Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi