Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krasniqi: Hashim Thaçi është hajn dhe mashtrues ordiner

Shko poshtë

Krasniqi: Hashim Thaçi është hajn dhe mashtrues ordiner Empty Krasniqi: Hashim Thaçi është hajn dhe mashtrues ordiner

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 29, 2013 12:50 pm

 Krasniqi: Hashim Thaçi është hajn dhe mashtrues ordiner Fghfghfdhdf
Krasniqi: Hashim Thaçi është hajn dhe mashtrues ordiner
 
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi jo në mënyrë tërthorazi, por të drejtëpërdrejtë kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur hajn dhe mashtrues ordiner.
Këtë deklaratë Krasniqi e ka dhënë për Indeksonline një ditë pasi që kryeministri Thaçi në fshatin Arllat e Komoran, kryeparlamentarin Jakup Krasniqin në mënyrë të tërthor e quajti kryehajn të Drenicës.
Por, Jakup Krasniqi nuk është merakosur me atë që ka thënë Thaçi. “Kosova, Drenica e Drenasi me njohin tash e pesë dekada me radhë. Me njeh edhe çdo segment i shoqërisë shqiptare dhe nuk kam asnjë arsyeje të merakosëm”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi tha se, Thaçi ka treguar veten e tij, hajnit e tij, moralin dhe karakterin që ka.
“Ai vazhdon të jetë mashtrues ordiner se atë karakter ka. Nuk ka faj se e ka humbur jo vetë Drenasin por edhe Drenicën. Drenicasit janë bujar, atë bujari kam trashëguar”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.
Dje, kryeministri dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi gjatë fushatës në Komaran dhe Arllat të Drenasit e ka kritikuar tërthorazi Jakup Krasniqin, i cili ka dal në mbështetje të Iniciativës Qytetare të Drenasit.
Thaçi iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos u besoni atyre që, siç ka thënë ai, natën ua kërkojnë votën e ditën iu quajnë hajna të votës.
“Ata ju thonë juve hajna, derisa ju vet i keni mbajtur në politikë, i keni votuara”, ka thënë tutje kreu i PDK-së, derisa e ka ashpërsuar tonin duke thënë se “ai që ju quan juve hajna është kryehajn i Drenicës dhe i Kosovës”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi