Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lushtaku: Krasniqi e Limaj s’kanë të drejtë

Shko poshtë

Lushtaku: Krasniqi e Limaj s’kanë të drejtë Empty Lushtaku: Krasniqi e Limaj s’kanë të drejtë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 17, 2012 2:11 pm

Lushtaku: Krasniqi e Limaj s’kanë të drejtë


Lushtaku: Krasniqi e Limaj s’kanë të drejtë Largea_sami161353104125
Anëtari i këshillit të përgjithshëm të PDK-së, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur emocionet e tij se pikërisht në 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar do të shpallet qytetar nderi i qytetit të Vlorës.
Ai në një intervistë për “Lajm” ka thënë se më së paku e kishte pritur se do të shpallej qytetar nderi, e më se paku në këtë njëqindvjetor.
“Hashim Thaçi nuk ka kandidat që do të mund ta sfidonte për kryetar të PDK-së. Në zgjedhjet e brendshme votën do t’ia japë atij. Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj nuk kanë të drejtë të bëjnë kritika, çfarë janë duke i bërë. Por pavarësisht kësaj, PDK-ja nuk do të ndahet kurrë” ka thënë Lushtaku.
Ai ka thënë se Krasniqi ka fyer deputetët e Kuvendit me pretendimet se ata kanë ardhur me vota të vjedhura, por ka fyer edhe qytetarët që kanë dalë që kanë votuar PDK-në.
Sipas tij, nëse ata deputetë kanë shkuar me vota të vjedhura, atëherë edhe vetë Krasniqi është me vota të vjedhura. Ai ka thënë se më nuk do të kandidojë për kryetar të komunës.
Ndërsa, duke folur për zgjedhjet e brendshme në PDK, Lushtaku ka thënë se kurrë nuk do të ndodhë ndarja, pavarësisht kritikave nga disa prej udhëheqësve të partisë. Ai thotë se nuk ka respekt si ka pasur më parë për Jakup Krasniqin, derisa thotë se nuk kanë të drejtë të bëjnë kritika të tilla, as Krasniqi e as Fatmir Limaj. E, në Kadri Veselin ka shpresa të mëdha se do të ndikojë për mirë në PDK.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi