Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Speciale mbi rrjedhat e festimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar!

Shko poshtë

Speciale mbi rrjedhat e festimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar! Empty Speciale mbi rrjedhat e festimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 22, 2012 9:56 pm

Speciale mbi rrjedhat e festimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar!

Speciale mbi rrjedhat e festimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar! Xxl_1353607012

Armët e heroit tonë kombëtar për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar


Speciale mbi rrjedhat e festimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar! Largea_1353607012
Ceremonial i posaçëm për çeljen e ekspozitës për armët e Skënderbeut


Armët e heroit tonë kombëtar, së bashku me përkrenaren, gravurën dhe kodeksin janë ekspozuar sot për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozimi i tyre nisi në një ceremoni të posaçme ku ishin të pranishëm personalitete personalitete të lartë të vendit, përfaqësues të fushave të ndryshme.

Armët e Skënderbeut janë të vendosura në pavionin e Mesjetës të këtij muzeu, ku është e ekspozuar dhe periudha historike e heroit tonë kombëtar. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për rreth një muaj e gjysësm ku publikë mund të shohë këto armë, të cilat vijnë në atdhe pas 4 shekujsh.

Speciale mbi rrjedhat e festimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar! Muzeu-sala1

Kryeministri, Sali Berisha duke iu referuar pikërisht vlerave të shumanshme që mbart në vetvete kjo figurë shprehu pamundësinë e tij për të përshkruar me fjalë falënderimet dhe nderimet për kontributin e heroit kombëtar shtetin shqiptar.

“Skënderbeu ishte princi i përjetshëm i kombit shqiptar. Ndaj dhe falënderimi i mbarë shqiptarëve nuk mund të paraqitet dot me fjalë. Shqiptarët ndajnë besime të ndryshme, por ata bashkohen në tek zoti dhe tek Skenderbeu, tek prijësi i përjetshëm i tyre. Skënderbeu mbrojti vokacionin perëndimor të shiptarëve “, vuri në dukje Berisha.

Speciale mbi rrjedhat e festimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar! J_topalli_22.11.2012
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Luan Malltezi ka shprehur mirënjohjen për shtetin austriak që bëri të mundur ardhjen e armëve të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu në Shqipëri.


Njëkohësisht, ceremoninë e kanë përshëndetur, Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi dhe Ministrja e Artit, Kulturës dhe Arsimit të Austrisë, Klaudia Shmit.

Speciale mbi rrjedhat e festimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar! Muzeu-sala
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi