Presidentja Jahjaga i përgjigjet Albin Kurtit

Presidentja e Kosovës Jahjaga i është përgjigjur lëvizjes “Vetëvendosje”, respektivisht kreut të saj Albin Kurti për kritikat që ia kishte bërë për ngjarjet e muajit të kaluar dhe për bisedimet me Serbinë.
I nderuari zotëri Kurti, kryetar i Lëvizjes “Vetëvendosje”, e konsideroj letrën Tuaj publike, të datës 06.11.2012, si një veprim institucional për të pasur transparencë të plotë edhe për faktin, siç thoni në letër, “se ndiheni të detyruar të më shkruani këtë letër të hapur për të vënë në dukje disa keqfunksionime shqetësuese e të papranueshme të institucionit të Presidentit të Republikës së Kosovës gjatë periudhës që po e drejtoj këtë institucion”.
Në letrën Tuaj thoni se në një deklaratë timen për agjencinë “KosovaPress” paskam thënë se Lëvizja “Vetëvendosje” ka bërë manipulim të masave me rastin e aksioneve dhe protestave “tërësisht legjitime” që u zhvilluan më 22 dhe 23 tetor. Gjithashtu, e jepni vlerësimin se “ato protesta drejtoheshin kundër qeverisë së Kosovës, e cila po zhvillon negociata dhe bisedime pa parime dhe pa asnjë kusht apo garanci me Serbinë”. Ju më përkujtoni nenin 83 të Kushtetutës së Kosovës: “Presidenti është Kreu i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës” dhe më tej vazhdoni se “nuk ju përket juve të mbani anë politike, apo të ngrini akuza të pabaza mbi një forcë politike që është aktualisht e treta në vend”. Duke e dhënë edhe një shpjegim që “natyrisht, zonja Presidente, ne jemi të ndërgjegjshëm se është vështirë të përfaqësohet uniteti, sepse jeni vendosur në krye të atij institucioni me marrëveshje ndërmjet tri partive politike dhe të një ambasadori të huaj, në mënyrë jodemokratike dhe joinstitucionale”.
E nderuara Lëvizje “Vetëvendosje”
Po Ju përcjell transkriptin e plotë të intervistës dhënë agjencisë së lajmeve “Kosovapress” si dhe incizimin audio-vizual dhe do të mirëprisja faktin të gjeni kurajën qytetare që intervistën ta botonit të plotë në kuadër të fletushkës suaj.
Përgjigja ime si institucion, pra si Presidente e Republikës së Kosovës, në letrën Tuaj përqendrohet në këto çështje:
1. Në letrën që më keni dërguar thoni se “keni thënë shprehimisht se Lëvizja Vetëvendosje! Ka bërë manipulim të masave, me rastin e aksioneve e protestave tërësisht legjitime që ne zhvilluam në 22 dhe 23 tetor...”
- Për të qenë legjitime dhe legale protestat duhet të paraqiten me kohë në organet kompetente dhe të respektojnë kushtet e përcaktuara me ligj të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
2. Në letër gjithashtu thoni se “...ato protesta drejtoheshin kundër qeverisë së Kosovës, e cila po zhvillon negociata e bisedime pa parime dhe pas asnjë kusht e garanci me Serbinë...”
- Si Presidente e vendit mbaj qëndrimin se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dy shtete sovrane e të pavarura, nuk ka alternativë dhe se kjo është rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Platforma bazë e Republikës së Kosovës në këtë dialog është Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Garanci është ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian dhe mbështetja e fuqishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dialogu është rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve dhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë.
3. Për vazhdimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin dhe lehtësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara, në Kuvendin e Kosovës është miratuar një Rezolutë, që është obliguese për të gjitha partitë dhe subjektet parlamentare, pa marrë parasysh se si keni votuar. Ky është parimi themelor i demokracisë dhe i ndërtimit të shtetit.
4. Ju shkruani se “...është e vështirë të përfaqësohet uniteti sepse jeni të vendosur në krye të atij institucioni me marrëveshje ndërmjet tri partive politike dhe një ambasadori të huaj, në mënyrë jodemokratike joinstitucionale”.
- Përcaktimi kushtetues që Presidenti e përfaqëson unitetin e popullit nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe unitetin politik. Ky unitet shprehet nëpërmjet respektimit dhe zbatimit të Kushtetutës dhe të ligjeve të vendit, që ka të bëjë me legjitimitetin dhe legalitetin e jo me parimin e konsensusit politik e partiak.
5. Presidenti i Kosovës zgjidhet dhe nuk emërohet. Ishit dëshmitarë se propozimi i kandidimit ishte në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, se gara u zhvillua ndërmjet dy kandidatëve dhe se zgjedhja u bë në votimin e parë me dy të tretat e votave, që nuk kishte ndodhur më parë edhe kur kandidati për President ishte pjesë e marrëveshjes politike dhe i koalicionit qeverisës.
- Nëse këtë proces e konsideroni jodemokratik dhe joinstitucional, Ju kisha inkurajuar që çështjen ta dërgoni në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, duke respektuar verdiktin e saj. Unë, ashtu si edhe Ju, do ta respektoj plotësisht vendimin e Gjykatës.
6. Shkruani se “Ju po silleni si një përfaqësuese e ekzekutivit policor e jo si një përfaqësuese e unitetit kombëtar në Republikën e Kosovës”.
- Jam krenare që kam punuar në Policinë e Republikës së Kosovës, që vlerësohet lart për punën dhe profesionalizmin dhe paanshmërinë politike. Ndërsa sot si Presidente i respektoj obligimet kushtetuese e ligjore.
7. Thoni se me zell e kam pranuar ftesën dhe si mysafire nderi kam marrë pjesë në përvjetorin e PDK-së.
- Si faktor uniteti e kam për obligim të marrë pjesë, sipas ftesës, të përshëndes ose të dërgoj telegram, në përvjetorët e partive politike e subjekteve të tjera publike. Marr pjesë si kreu i shtetit dhe jo si mysafir nderi.
E nderuara Lëvizje “Vetëvendosje”
Jeni të mirëpritur që të vazhdojmë bashkëpunimin institucional, duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, për të ardhmen e vendit dhe të mirën e të gjithë qytetarëve të tij.
Me nderime
Atifete Jahjaga
Presidente e Republikës së Kosovës

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Thyhet dhe bastiset nga policia banesa e Albin Kurtit (Foto)
» Kamishi i jep ultimatum Kurtit të përgjigjet deri më 8 shkurt
» Abdullah Prapashtica: Pse u organizua burgosja e Albin Kurtit?
» Zeka: Hashim Thaçi, 6.2 milion borgj Albin Kurtit dhe Opozites
» FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR.Ftesë z. Albin Kurtit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi