Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abdullah Prapashtica: Pse u organizua burgosja e Albin Kurtit?

Shko poshtë

Abdullah Prapashtica: Pse u organizua burgosja e Albin Kurtit? Empty Abdullah Prapashtica: Pse u organizua burgosja e Albin Kurtit?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 16, 2010 5:22 pm

Abdullah Prapashtica: Pse u organizua burgosja e Albin Kurtit? U1_AlbinKurti
PSE U ORGANIZUA BURGOSJA ALBIN KURTIT?
Nga Abdullah Prapashtica
Para se të filloj me analizën time ju bëjë thirrje të gjithë faktorëve relevant shqiptar, duke u nisë nga oficerët e policisë e deri te politikanët e rangut ma të lartë, që kurrë të mos zbatojnë Urdhra të huaja që janë kundër Ligjeve dhe që kurrë të mos zbatojnë Ligje që janë kundër të së Drejtës, me të cilat goditen interesat nacionale. Para se të bëni cilindo veprim mendoni se në jetë, herët a vonë, do të korrni vetë, atë qe e keni mbjell!
Ka do kohë që jam duke i analizua veprimet e pushtit dhe rrjedhat e fundit rreth Lëvizjes Vetëvendosje, nga prizma e sigurisë nacionale!
As kush nuk e ka paramendua se pas presionit të tmerrshëm të pushtetit të sundimit kolonial të EULEX-it ndaj SHPK për burgosjen e Albin Kurtit, edhe me kushte që të përdoren armët e zjarrit ku mund të vriteshin shqiptarët mes veti, të përfundon me lirimin e Albin Kurtit, po atë ditë kur u mbaj gjykimi.
Prandaj shtrohet pyetja: A mos u organizua nga EULEX-i me qëllim aksioni i SHPK me 12 qershor 2010, me shpresë se dikush nga Lëvizja Vetëvendosje do t `iu kundërvihet me armë burgosjes se Albin Kurtit dhe që kështu të shkaktohet një vëllavrasje mes shqiptarëve ku do të vritej edhe Albin Kurti?! Lirimi i ti i menjëhershëm i ti tregon se ata ndoshta ma shumë kanë qene të interesuar që të vritet Albin Kurti se sa të Burgoset. Ndoshta ka qenë kjo dëshirë edhe e veglave të e EULEX-i, që kanë frikë se në zgjedhjet e ardhshme do të e kenë konkurrencë Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Pra, krimet e policisë së vendeve të BE të 10 shkurtit 2007, shërbyen për organizimin e krimeve të reja të e EULEX-it ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjykimi i bë dhe nuk ndodhi as gjë! Një gjykim i tillë, krejtësisht formal, do të mund të mbahej edhe në mungesë të pranisë të Albin Kurtit në sallën e gjykatës.
Prandaj, ky aksion i Brukselit në Kosovë, përmes të EULEX-it dhe SHPK, meriton një analizë juridike, politike dhe nga prizma e sigurisë nacionale më gjerë.
Me që një analizë e gjerë do të kërkonte hapësirë më të madhe, për qytetarët që janë të brengosur për fatin e vendit, se kah po shkon Kosova dhe kombi shqiptar në tërësi, për mjete e informimit publik dhe për qarqet që merren me sigurinë nacionale brenda institucioneve e jashtë tyre, do të përpiqem që në një hapësirë të një artikulli të zbërthej prapaskenën e këtij aksioni të koordinuar nga Komisariati Politik i BE në Bruksel. Të kujtojmë vetëm se sa vizitat diplomatike u organizuan në Bruksel pas 12 qershorit 2910 për të maskuar krimin në vazhdim të 12 qershorit 2010 dhe për të forcuar pozitën koloniale të Kosovës nën sundimin Brukselit.
Megjithatë, për rrahjen e aktivistëve të Lëvizja Vetëvendosje brenda stacionit të policisë me duar lidhur nën komande e një Zonje të thinjur nga Evropa, shkroi vetëm Albin Kurti me 18 qershor 2010. Tani pyes: Pse po hesht Avokati i Popullit, kur rrahet populli i ti, pse po hesht Drejtësia, pse po heshtin shoqatat, pse po heshtin gazetarët për KORRIDORET POLICORE TË RRAHJEVE të njerëzve me duar lidhur, vetëm pse ata kërkojnë vetëvendosje për Kosovën??? Pse po heshtni zonja e zotëri!
Të sqarojmë që në fillim se për terrorin politik, gjyqësor, policor dhe ushtarak që është kah zbatohet nga EULEX-i në Kosovë kundër disa ushtarakeve të UÇK dhe kundër disa aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ato nuk kanë fare bazament juridik, por thjesht kanë vetëm karakter politik. Me motive të çarta që të thyhet rezistenca ndaj sundimit kolonial të BE në vendin ton dhe që të hiqet dorë nga kërkesat për vetëvendosje dhe për bashkim kombëtar. Kjo dukuri është dukuri dominante që nga vendosja e sundimit të huaj kolonial në Kosovë, nga viti 1999 e deri me sot.
Brukseli me shantazhe dhe me kërcënime të prezencës së vet ushtarake, policore e gjyqësore, e ka vendosur në Kosovë një sundim autokratik diktatoriale i cili me disa forma shtrihet edhe në të gjitha viset tjera shqiptare duke e përfshirë edhe Republikën e Shqipërisë (ku BE po kërkon mbledhjen e shenjave të gishtërinjve të krejt popullit duke e kriminalizuar tërë vendin). Motiv për zbatimin kësaj politike të Brukselit është përpjekja për të mos lejua bashkimin e viseve etnike shqiptare brenda një shteti, sepse në këtë rast edhe Greqia, si aleate e BE, do të duhej të tërhiqej nga Çamëria. Pra, pas kësaj politike të Brukselit fshihet mbrojta e sundimit grek e sllav mbi trojet tona shqiptare! Ata i detyrojnë kukullat e veta të bëjnë thirrje për mos ndryshimin e kufijve edhe pse populli shqiptar është i ndara 6 shtete me kufij “ndërkombëtar”, brenda territorit të vet kombëtar!
Po e përsëris se deri te intervenimi ushtarak në 1999 erdhi për të mbrojtur Greqinë nga aksionet e mundshëm të UÇK e cila po rritej nga një Ushtria Çlirimtare e Kosovës në një Ushtri Çlirimtare Kombëtare. UÇK po shtrihej edhe në viset tjera Shqiptare në Malësinë e Hotit e të Grudës, edhe në Kosovën Lindore edhe në viset Shqiptare të Maqedonisë, me tendenca që të fillon të zgjerohet edhe në Çamëri. Shqiptarët të ndarë në 6 shtete po lidheshin me besa-besë për lirinë e bashkimin e vet në një shtet!
Nën maskën e një intervenimi “humanitar kundër Serbisë” Brukseli, Moska, Athina e tj. ndërhyn me Ushtritë e veta duke i ndal ato brenda viseve shqiptare dhe duke i çarmatos vetëm Shqiptarët. Në Serbi nuk hyni as një ushtari i huaj dhe nga KFOR-i nuk u çarmatos as një ushtar serb, as një ushtar malazez e as një ushtar maqedonas. U çarmatosën vetëm ushtarët e UÇK dhe u shkatërrua dhe po shkatërrohet vetë armatimi i shqiptarëve, nga Presheva e deri në Gërdec!
Ky shpjegim u përsërit, që të bëhet e qartë se strukturat vendore të administratës nuk janë struktura që janë në pushtet real por janë struktura që i shërbejnë pushtetit real të Brukselit. Prandaj, ato nuk e kanë përgjegjësin kryesore për këtë terrorin shtetëror politik, sepse ato janë vetëm vegla të sundimit diktatorial të Brukselit në vendin ton. Pra, Brukseli dikton me direktiva ndërsa pushteti vendor zbaton politikën diktatoriale të Brukselit. Prandaj nuk është e mjaftueshme që të bëhen përpjekje për ndryshimin e njerëzve të pushteti lokal, sepse Brukseli ata do ti zëvendëson me do vegla tjera. Por, përpjekjet duhet koncentruar në përmbysjen e sundimit modern kolonial të Brukselit përmes të këtyre kukullave të korruptuara politike, duke e përmbys Kushtetutën e Ahtisarit, mundësisht në rrugë paqësore e demokratike
Vetë shtyrja e zgjedhjeve nga viti 2008 në vitin 2011 në Kosovë dhe vazhdimi i mandatit të institucioneve të përkohshme në mënyre ilegale me direktiva të Brukselit, tregton se sa “demokratik” është ky pushtet, sa “demokratike” janë kushtetutat e ligjet “moderne” të importuara nga Brukseli, sa “demokratike” janë institucionet që i ka ndërtua Brukseli në Kosovë? NGA KJO PO SHIHET EDHE SA ËSHTË DEMOKRATIK NJË VEND KU PUSHTETI I RRAH ME DUAR LIDHUR AKTIVISTËT QË KËRKOJNË VETËVENDOSJE PËR POPULLIN E VET?
Brukseli nuk e ka të qartë vetëm një fakt: se me këto institucione ilegale mundet të merr vetëm vendime ilegale që nuk e obligojnë vendin ton para askujt, as tani dhe as në të ardhmen.
Por, përveç kësaj duhet pas parasysh se e tërë kjo katrahurë, duke e përfshirë edhe turpin e SHPK në ditën e varrimit të Ali Aliut, që ishte një nga veprimtarët ma të shquar të çështjes shqiptare e , kanë pas dhe kanë një qëllim strategjik: të nxisin vëllavrasje mes shqiptarëve qe ata të mos kenë ma as kohe dhe as motivacion për të luftuar për vetëvendosje dhe për bashkim kombëtar, në luftën e vet shekullore kundër serbëve, malazezve, maqedonëve, grekëve dhe kundër aleatëve të tyre që nuk duan ti shohin shqiptarët lirë e të bashkuar.
Armiqtë e shqiptareve e kanë zbuluar se shqiptarët nuk mundet ti ndal as një fuqi botërore në rrugën e tyre drejtë vetëvendosje dhe drejt bashkimit kombëtar, pos përçarjeve të brendshme. Prandaj reaksioni antishqiptar edhe investoi dhe po investon në krijimin e qindra partive politike, në përçarjet brenda partive e lëvizjeve politike, në krijimin e mira OJQ, OQ-ëve dhe grupeve të ndryshme mafioze, që të ketë sa më shumë ndarje mesh shqiptarëve. Pra, përçaj e sundo është deviza e Brukselit. Prandaj, shqiptarë, mos lejoni të ju përçajnë, sepse vetëm bashkimi e sjelle lirinë e vërtetë.
Më par jemi ndeshur me shumë aksione terroriste të hapura kundër UÇK. Viteve të fundit, paraprinë vrasjet e Brodecit, pastaj u vranë 4 shqiptar në prit në Maqedoni dhe 4 shqiptar tjerë u vranë në prit te Vitia në Kosovë në rrethana të dyshimta. Për këto vrasje të shqiptarëve janë përdor edhe satelitet e spiunazhit të Brukselit, nga ku janë vëzhgua lëvizjet e tyre. Pra, fjala është për krime terroriste me prapavijë të organizuar ndërkombëtare nga pozitat shtetërore.
Kohëve të fundit në skenë kemi edhe një radikalizmi të aksioneve deri në shkallë të terrorizmit shtetëror edhe më perfid se deri me tani.
Sa po kalon koha aq më shumë po ndeshemi edhe me aksione ilegale të pushtetit të Brukselit. Filloi kjo me eksplozivin e hedhur ne oborrin e ndërtesës se BE nga agjentët e huaj, për të akuzuar pastaj rrejshëm shqiptarët dhe u vazhdua me aksione për nxitjen e vëllavrasjeve me shqiptarëve, kur në Lipjan u dërgua njësia policore me e vra Alban Ismet Asllanin, një ditë pasi veteranet e UÇK kishin hedhur koktejin “mollotoiv” në oborrin e qeverisë në Prishtinë, edhe pse Alban Ismet Asllani nuk u akuzua për këtë, sepse as nuk kishte lidhje me këtë ngjarje. Por, me që ai nuk bëri rezistencë të armatosur, nuk mund të vritej. Prandaj, e burgosën dhe tani e më shumë se një vite po e mbajnë në burg me akuza të rrejshme, sepse nuk po kanë guxim as ta lirojnë, sepse i dinë se çka kanë bërë ndaj ti kur e kanë burgosur dhe si janë sjellë me te ashtu si sillet një bandë kriminelësh me njeri të kidnapuar. Ai u akuzua se në emër të AKSH ka shantazhuar dike për mjete financiare për AKSH! Pra, fjala është për një akuzë të rrejshme dhe se e vërteta është se ata kanë shkuar të e vrasin duke menduar se ai do të bën rezistencë arrestimit! Me gjasa se ky skenar u përsërit edhe në Prishtinë.
Me 12 qershor 2010 njësia speciale është dërguar te selia e Lëvizjes Vetëvendosje, jo për te e arrestuar Albin Kurtin, sepse këtë mund ta bënin në orët e hershme të mëngjesit edhe me dy oficer në dhomën e gjumit të Albinit, por i kanë dërguar disa 10-tra oficer me uniforma, disa 10-tra oficer në civil dhe disa 10-tra snajperistë kanë zanë pozicionet në ndërtesat për rreth, për të e vrarë Albin Kurtin dhe të tjerët nëse edhe vetëm një armë shkrep nga ana e aktivistëve të Lëvizës Vetëvendosje. Pra, pas 10 shkurtit 2007 me 12 qershor 2010 jeta e Albin Kurtit ishte prapë në rrezik!
Fjala është për metoda të reja të politikës mafioze të Brukselit, prandaj duhet shtuar vigjilencën dhe duhet ngjeshur radhët për të mos lejuar kur far përçarjesh të brendshme!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi