Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

100 vjetori e kthen patriotin në vendlindje, përurohet shtatorja e Isa Boletinit në Mitrovicë

Shko poshtë

100 vjetori e kthen patriotin në vendlindje, përurohet shtatorja e Isa Boletinit në Mitrovicë Empty 100 vjetori e kthen patriotin në vendlindje, përurohet shtatorja e Isa Boletinit në Mitrovicë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 24, 2012 4:22 pm

100 vjetori e kthen patriotin në vendlindje, përurohet shtatorja e Isa Boletinit në Mitrovicë


100 vjetori e kthen patriotin në vendlindje, përurohet shtatorja e Isa Boletinit në Mitrovicë Largea_mitrovice-shtatorja1353762035
Në ceremoni Lulzim Basha, Ali Ahmeti dhe Hashim Thaçi


Shtatorja e patriotit dhe atdhetarit të shquar Isa Boletini është inaguruar në Mitrovicë, në një ceremoni ku kanë marrë pjesë personalitete të politikës shqiptare. Ceremonia është hapur nga kryetari i komunës së Mitrovicës Avni Kastrati i cili ka shprehur rëndësinë e një evenimenti të tillë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Basha: Burrat si Boletini, gjeneza e pavarësisë
I pranishëm ka qenë dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha i cili në fjalën e tij ka përmendur faktin se Boletini luftëtar i lirisë që në moshën 17 vjeçare, së bashku me trimat e tij janë garda e parë shqiptare.
Në fjalën e tij kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi rolin e Isa Buletinit në mbrojtjen e pavarësisë shqiptare të asaj kohe.
“Burrat si Boletini lindin rrallë janë gjeneza e pavarësisë”- u shpreh Basha.


Ahmeti: Boletini nuk reshti për aspiratën kombëtare
I pranishëm në këtë ceremoni kreu i BDI-së Ali Ahmeti vlerësoi figurën e Isa Boletinit, që u bë frymëzim për të gjithë luftëtarët dhe që nuk reshti asnjëherë së luftuari për aspiratën kombëtare.
Ai theksoi gjithashtu se nuk ka vend për të folur për ndarjen e Kosovës, pasi kjo është një çështje e mbyllur.


Thaçi: Sot Isa Boletini kthehet në Mitrovicën e tij
Pasi ka përshëndetur të pranishmit kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh se 100 vjetori i pavarësisë e gjen Shqipërinë anëtare të NATO-s, dhe Kosovën të pavarur, dhe se sovraniteti i saj nuk do të cënohet.
“Në këtë 100 vjetor, Shqipëria anëtare e NATO-s. Kosova ka hyrë në 5 vjetorin e pavarësisë së saj. Janë këto arritje historike për të cilat u flijuan brezat”- theksoi Thaci.


Gjithashtu i pranishëm ka qenë dhe stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini, i cili në emër të familjes së tij dhe pasardhësve të atdhetarit të shquar ka falenderuar të pranishmit dhe ata që bënë të mundur vendosjen e shtatores në Mitrovicë.

Aktiviteti është përmbyllur me një performancë të ansamblit të valleve Shota.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi