Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiranë, përurohet shtatorja e mbretit Zog I

Shko poshtë

Tiranë, përurohet shtatorja e mbretit Zog I Empty Tiranë, përurohet shtatorja e mbretit Zog I

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 24, 2012 9:36 pm

Tiranë, përurohet shtatorja e mbretit Zog I


Tiranë, përurohet shtatorja e mbretit Zog I Largea_december-24-15-57-2251356361923
Berisha: Mbreti nuk pranoi të kapitullonte, luftoi në mërgim


Është përuruar sot Shtatorja e Ahmet Zogut, e cila ka një lartësi prej 3 metrash dhe është vendosur në fund të bulevardit “Zogu I”, pranë Stacionit të Trenit në Tiranë.
Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë Kryeministri Berisha, Princi Leka i II dhe figura të njohura të politikës shqiptare.
Në fjalën e tij shefi i qeverisë vlerësoi figurën e Mbretit Zog dhe meritat që ai pati për zhvillimin e zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, konsolidimin e institucioneve të pavarura, njohjen e Shtetit shqiptar në mbarë botën dhe ndërtimin e rrugëve e shkollave.
“Me emrin e tij janë të lidhura zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri. Me emrin e tij janë të lidhura konsolidimi i institucioneve të pavarura, njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur në mbarë botën. Janë të lidhura ndërtimi i mijëra e mijëra km rrugë, shkolla spitale në mbarë vendin. Në vitet e mbretërisë së tij vendi njohu zhvillim të paparecendetë”- theksoi kryeministri.


Më tej Kryeministri Berisha vlerësoi se Mbreti Zog qëndroi i palëkundur në anën e kombit, duke mbështetur Ismail Qemalin, në një kohë kur përgatitej shuarja nga harta e Evropës e shqiptarëve.
“Ahmet Zogu qëndroi i palëkundur në anën e shqiptareve. Pas shpalljes së pavarësisë ky pasardhes i njërës prej familjeve më të shquara shqiptare, në vitet më të vështira të vendit do i të qëndronte palëkundur në mbështetje të Ismail Qemalit, te ndertimit te shtetit te shqiptareve. Ne nje kohe kur në tryeza diplomatik po pergatitej shuarja per fare e shqiptareve nga harta politike e Evropes, Zogu me nje grup burrash te shquar te kombit organizoi Kongresin e Lushnjes, themeloi qeverine, e cila u tha ‘Jo’ te gjitha traktateve copetuese te Shqiperise”- deklaroi Berisha, i cili shtoi se Mbreti Zog jetoi e vdiq si antifashist i vendosur.


Nga ana e tij princi Leka ka falenderuar për nderimin që i bëhet mbretit, duke vendosur shtatoren e tij në Tiranë. Ai tha se kjo shtatore është tregues i kujdesit të qeverisë shqiptare për figurat e historisë së vendit.

Vendosja e shtatores së Mbretit Zog përkon me 88-vjetorin e triumfit të Legalitetit. Më 24 dhjetor 1924, Ahmet Zogu riktheu legjitimitetin e fituar në zgjedhjet e dhjetorit 1923, njëherësh rrëzimi i qeverisë së Nolit.

Tiranë, përurohet shtatorja e mbretit Zog I 307588_483047515079768_696744790_n

Tiranë, përurohet shtatorja e mbretit Zog I Zogu3

Tiranë, përurohet shtatorja e mbretit Zog I Zogu4

Tiranë, përurohet shtatorja e mbretit Zog I Zogu2

Tiranë, përurohet shtatorja e mbretit Zog I Zogu5
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi