Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatmir Limaj kthehet në PDK?

Shko poshtë

Fatmir Limaj kthehet në PDK? Empty Fatmir Limaj kthehet në PDK?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 08, 2014 6:28 pm

Fatmir Limaj kthehet në PDK? F1_08fatmir1389172239

Fatmir Limaj kthehet në PDK?


Prishtinë, 8 janar - Deputeti Fatmir Limaj po e shqyrton mundësinë e rikthimit në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke i harruar kështu mospajtimet që kishte me kreun e partisë, Hashim Thaçi, dhe zëvendësin e këtij të fundit, Kadri Veseli.
Limaj dhe Thaçi kishin acaruar raportet vite më parë pas nisjes së proceseve gjyqësore për korrupsion ndaj ish-ministrit të Transporteve dhe për rastin Kleçka, me ç’rast në zgjedhjet e fundit lokale në Malishevë, Limaj ka përkrahur publikisht kandidatin e IQM-së, Ragip Begaj, duke e mposhtur kështu kandidatin e PDK-së, Isni Kilaj, shkruan “Zëri”.
Limaj i ka përkrahur edhe në komunat tjera subjektet tjera politike, me ç’rast PDK pësoi disfatë të rëndë.
Në zgjedhjet e fundit goditje PDK-së i ka dhënë edhe ish-sekretari i partisë, Jakup Krasniqi, mirëpo për dallim nga Limaj ai publikisht ka deklaruar se do të formojë subjekt të ri politik, duke u përshëndetur kështu me partinë që drejtohet nga kryeministri Thaçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi