Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mesazh Historik i Presidentit Rugova për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit

Shko poshtë

Mesazh Historik i Presidentit Rugova për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit  Empty Mesazh Historik i Presidentit Rugova për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 24, 2012 8:59 pm

Mesazh Historik i Presidentit Rugova për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit

Mesazh Historik i Presidentit Rugova për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit  543119_10151136271198683_578457670_n
Pra, siç e thamë më parë, Kosova do të ketë ditën e vet shtetërore apo Kombëtare. Deri më tash e kemi kremtuar 2 Korrikun, ndërsa 12 qershorin tash pas luftës si ditë të lirisë së Kosovës, ditë kur hynë trupat e NATO-s në Kosovë.

"28 Nëntori do të mbetet për të gjithë shqiptarët si ditë e shënuar historike"

Prishtinë, 27 nëntor 2002

- Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit, qytetarëve të Kosovës u është drejtuar me këtë mesazh.

- Për Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, ju shpreh urimet e mia të sinqerta dhe krenare, ashtu siç e ndiejmë dhe e nderojmë të gjithë ne këtë ditë.

Dita e 28 Nëntorit është data më e shënuar në historinë moderne shqiptare pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Dita e 28 Nëntorit e vitit 1912 është po ashtu Dita e Pavarësisë shqiptare, e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarëve.

Në këto 90 vjet, shqiptarët u forcuan në të gjitha viset e tyre. Pavarësia e Kosovës, që bazohet në vullnetin e shprehur të popullit, do të qetësonte Kosovën, të gjithë shqiptarët dhe këtë pjesë të Evropës e të botës.

Pra, një Kosovë e pavarur, e integruar në NATO, në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të është përcaktimi i popullit të saj.

Në Ditën e Flamurit, do theksuar se forcimi i shqiptarëve në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi, është evident dhe në progres e sipër.

Po ashtu, edhe Shqipëria është në rrugë të mirë të konsolidimit demokratik dhe ekonomik.

Për këto tri vjet pas luftës, Kosova ka pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. Kjo është bërë me përkrahjen e miqve tanë dhe në bashkëpunim me UNMIK-un dhe KFOR-in.

Kështu, Kosova po forcohet gjithnjë e më shumë si shoqëri dhe shtet demokratik, për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj, dhe pret njohjen formale, që do t'i shpejtonte proceset demokratike dhe ekonomike.

Me fat Dita e Flamurit!

Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët!

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj të qytetëruar!, - thuhet në fund të mesazhit të Presidentit të Kosovës,

Dr.Ibrahim Rugova.




Solli:Afrim Osaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi