Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet busti i presidentit historik Ibrahim Rugova

Shko poshtë

Zbulohet busti i presidentit historik Ibrahim Rugova Empty Zbulohet busti i presidentit historik Ibrahim Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 04, 2012 9:19 pm

Zbulohet busti i presidentit historik Ibrahim Rugova


Zbulohet busti i presidentit historik Ibrahim Rugova Largea_ibrahim-rugova-busti041354641450
Në 68 vjetorin e lindjes së Ibrahim Rugovës dhe 100 vjteortit të shetit shqiptar, në Obiliq u zbulua busti i presidentit historik Ibrahim Rugova, në shkollën e cila mban emrin e tij, aty dhe ku vite më parë ai kishte qenë mësimdhënës.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqi dhe Ukë Rugova, bënë zbulimin e bustit të ish presidentit Rugova, i cili në këtë manifestim, u cilësua si figura më e madhe e kombit, vizionar dhe prijës politik.


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se zbulimi i këtij busti është një gjest i mrekullueshëm, pasi që Rugova e meriton një nderim të tillë.

“Unë mendoj se është një gjest i mrekullueshëm, që ju keni bërë sot. Është një gjest që i ka takuar kësaj shkolle, kësaj komune, i ka takuar këtij kolektivi të shkollës dhe na ka takuar të gjithë neve. Sepse presidenti Rugova , meriton që ne ta nderojmë dhe meriton që figurën e tij ta kemi çdo ditë ku jemi, për arsye se nderimi i figurës së presidentit Rugova, është nderim që ne i bëjmë vetvetes dhe Kosovës ”, tha ai.

Mustafa, po ashtu theksoi se LDK do të vazhdojë rrugën dhe filozofinë e presidentit Rugova, duke pohuar se do të angazhohen në përjetësimit e dy veprave që la ai, himnin dhe flamurin.

“Ai na la dy vepra të rëndësishme, la flamurin e Dardanisë, të cilin ne do ta respektojmë, dhe si LDK do të angazhohemi që në të ardhmen të jetë flamuri i republikës së Kosovës. Dhe la himnin, të cilin e kënduan më parë nxënësit, kur ka ra kushtrimi në Kosovë, të cilin himn do të angazhohemi, që në të ardhmen të jetë himn i republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Ai po ashtu tha se në fillim të vitit të ardhshëm, në sheshin e pavarësisë “ Ibrahim Rugova”, do të zbulohet shtatorja e presidentit Rugova, vepër kjo monumentale, para se cilës do të përkulemi çdo ditë dhe çdo orë.

Kurse, akademik Mark Krasniqi, e quajti Rugovën njeri vizionar, i cili ka bërë një punë të madhe për pavarësinë e Kosovës.

Ai foli dhe për bashkimin kombëtar, pa të cilin siç tha ai nuk do të zgjidhen problemet.

“Pa pasur shtet kombëtar, nuk zgjidhet problemi shqiptar, i cili është problemi më i madh në Evropë. Por këtë po ia lëmë politikanëve tanë të rinj, të cilët kanë energji dhe vizion që ata ta ndjekin këtë rrugë, dhe se kjo ka qenë rruga dhe e Ibrahim Rugovës”, tha ai.

Në këtë ceremoni, u shfaq dhe një film dokumentar, mbi jetën, veprën dhe kontributin që ka dhënë presidenti Rugova për shtet ndërtimin e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqi deklaroi se festen e madhe të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, po e përmbyllin me zbulimin e bustit të Ibrahim Rugovës në Obiliqi.

Ai tha se Ibrahim Rugova si ideolog dhe udhëheqës i lëvizjes së Kosovës, për pavarësi dhe shtet ndërtim, rikthehet sot në vendin nga ku kishte filluar rrugëtimin e tij të gjatë për Kosovën, duke u përjetësuar përgjithmonë në qytetin e Obiliqit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi