Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shovinistët serbë ia helmuan babain Nënë Terezës

Shko poshtë

Shovinistët serbë ia helmuan babain Nënë Terezës Empty Shovinistët serbë ia helmuan babain Nënë Terezës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 24, 2012 10:44 pm

Shovinistët serbë ia helmuan babain Nënë Terezës


Shovinistët serbë ia helmuan babain Nënë Terezës Largea_nena-terez1353779594
Kolë Bojaxhiu kishte punuar dhe bashkëpunuar vazhdimisht me shumë patriotë shqiptarë në luftë për liri dhe pamvarësi të popullit shqiptar.

Kolë apo Nikollë Bojaxhiu ka lindur në Prizren në vitin 1873, tre vite pas hapjes kremtore dhe bekimit të katedrales “Zoja Ndihmëtare” dhe pesë vite para Lidhjes së Prizrenit. Ishte pagëzuar në të njëjtën katedrale. Prindërit e tij ishin Lazër Bojaxhiu, prizrenas, dhe Cecilia /Çilja/ Bojaxhiu, me prejardhje shkodrane.
“Sipas dokumenteve të gjetura në famullinë e Prizrenit e që kanë të bëjnë me organizimin dhe punën e kompanive kishtare, rezulton se Mark Bojaxhiu (Bojagia) i ka pasur dy djem. Njëri quhej Nrec (Nrekë), ndërsa tjetri quhej Lazër. Lazri pastaj ka pasur një djalë dhe ai ishte Kola (babai i Nënës Tereze) dhe një vajzë e cila quhej Marija Bojaxhiu, halla e Nënës Tereze, e që ishte gjyshja e monsinjor Nikollë Minit. Ndrekë Bojaxhiu e ka pasur po ashtu një djalë i cili quhej Tomë Bojaxhiu”(Pjetër Përgjoka, Frymëzimi për jetën dhe veprën, Shpresa, 2003, fq. 97).
Në arkivin e famullisë “Zoja Ndihmëtare” në Prizren është gjetur në vitin 2010 dokumenti dhe testamenti i Lazër Bojaxhiut, gjyshit të Nënës Tereze, birit të Mark Bojaxhiut, në të cilin ai në emër të familjes shkruante kështu: “Shtëpitë, tokën dhe fondet të vendosura në qytetin e Prizrenit si dhe jashtë, si të mirat e patundshme, po ashtu edhe ato të tundshme, të cilat në emër tim, si pronë e blerë apo pronë e imja, të shënuara në regjistër te zyret publike, ashtu edhe në marrëveshjet private... nuk janë më pronë e ime, por i përkasin Arqipeshkvit katolik, Kishës Katolike të Prizrenit, të cilët janë pronarët e vërtetë dhe real i të mirave të lartpërmendura...”. (Prizren, 23 janar 1880).


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi