Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli: Shqiptarët de jure dy shtete, një de fakto(Video)

Shko poshtë

Pacolli: Shqiptarët de jure dy shtete, një de fakto(Video) Empty Pacolli: Shqiptarët de jure dy shtete, një de fakto(Video)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 24, 2012 11:04 pm

Pacolli: Shqiptarët de jure dy shtete, një de fakto


Pacolli: Shqiptarët de jure dy shtete, një de fakto(Video) Largea_pacolli241353753411


Numri dy i qeverisë së Kosovës ka hedhur idenë e bashkimit të shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre përmes bashkimit ekonomik. Në një intervistë ekskluzive në RTV Ora News, në Tonight Ilva Tare, Behgjet Pacolli deklaroi se shqiptarët de juro duhet të jenë dy shtete, pasi dy vota janë shumë, ndërsa defakto duhet të jenë një, të mendojnë, punojnë dhe jetojnë njësoj. Intervista e plote vijon si me poshte:

U vlerësuat qytetar nderi i Korcës, keni bërë dhe një deklaratë interesante?


Ishte realiste se Korca mund të jetë një urë lidhëse e një trekëndëshi, do ti vijë dita dhe kësaj ideje. Jam ndier krenar sot në Korcë, në një vend të vecantë, vend i kulturës. Sot ishte hera e tretë që vizitoj Korcën, hera e pare ka qenë në 1979 ku dërgova një mori makinash në një fabrikë. Në 1981 ishte hera e dytë kur ndërtova një fabrikë të corapeve. Dy herë që isha atje dy fabrikat e mia nuk i pashë. Ishte regjimi i atillë atëherë, ndaj e kuptoj situatën, fabrikat spunojnë më janë privatizuar, por ishte një gjë, bukuria dhe sharmi i qytetit kishin mbetur po ashtu edhe njerëzit më të dashur se kurrë ndonjëherë.

Si shkoi rruga?

Rruga ishte e vështirë, ishte dhe e lagësht dhe shumë trafik, dy orë të imagjinuara zgjatën, 3 orë e më tepër.

Herën e fundit kur ju kisha ishit president i Kosovës, sot jeni zëvendës.kryeministër, cfarë ka ndodhur?

Asgjë , unë kam mbetur i njëjtë, nuk më bën shumë përshtypje. Ajo që më bën përshtypje janë miqtë e mi të rinj, dhe miqtë e mi të shumtë.



Ishit president për 35 ditë, c’ju la përshtypje?

Kisha një axhendë, nuk pata kohë ta implementoj, por 35 ditë kam pas shumë aktivitete, nuk jam lodhur për asnjë moment, qëllimi ishte të punoj për qytetarët e kosovës, ndodhi cfarë ndodhi por jo për fajin tim. Mund të krijoja një krizë të hatashme politike, mund të coja vendin në zgjedhje të parakohshme, sakrifikova veten dhe u bëra pjesë e kësaj qeveri dhe po jap kontributin tim. Kam qenë pak naiv në politikë, kam menduar se ka sinqeritet ,por s’paska qenë e vërtetë.Unë nuk mundem të jem kështu, jam i drejtpërdrejtë, jam i betuar të them gjithmonë të vërtetën.

Kush humbi më shumë nga të mosqënit tuaj si President?

Isha presidenti i parë që shkova në veri të Kosovës. Nuk di se kush ka humbur, por di dicka se ka mbet axhenda ime presidenciale pa implementuar, ajo nuk është implementuar as nga pasuesit, ajo axhendë ka qenë shumë e pasur. Presdienten Jahjaga e respektoj, është duke bërë një punë të mirë me aq sa mundet. Mundësitë e mia kanë qenë të tjera, kam shumë miq, në një vit e gjysëm kam vizituar 48 shtete afrikane, do hyja në Gines, kjo bëhet nëse investon kohën tënde, punën e me radhë.

Keni miq por dhe armiq, Veton Surroi e ka quajtur të dëmshëm të qënit tuaj si President?

Nuk e konsideroj zotin. Surroi si armik timin, asgjë s’më ka bërë, me mediat e tij është munduar të më atakojë, edhe rrjetin tim familjar, ua lë qytetarëve ta gjykojnë. Nuk jam fajtor unë se partia e tij nuk e kaloi pragun politik, apo që ai s’është më në politikë. Para se të zgjidhem President me Surroin ku më ka premtuar se do të më luftojë dhe këtë gjë vazhdon ta bëjë. Nëse ai mendon se e kam takuar Milloshevicin, unë e kam takuar e kam bërë si biznesmen, por nëse e shihni atë ai është takuar dhe përkulur para tij, unë se kam bërë dhe se bëj, ka qenë njeri i ulët.

Keni bërë shantazh për vota?

Di vetëm që kam pyetur një këshilltar cfarë të bëj në raundin e tretë. Zoti. Surroi ka pasur problem dhe me korin diplomatik në Kosovë, unë i them se do ta shikoj gjithmonë në sy, nuk trembem ta përshëndes. Surroi nuk është ai që mund të më bëjë keq mua, nuk e kam frikë, sështë në gjendje të më bëjë keq, unë jam i pastër në shpirtin tim.

Ju mbështeti ish ambassadori amerikan nw Prishtinw, Christopher Dell?

Nuk e di, nuk kam marrë asnjë mesazh.unë kam qenë I kritikuar nga Surroi që në 2007 se po sjell modele të Azisë për zgjedhjen e Presidentit me votë popullore dhe sot kjo ide po përkrahet në masë. Ajo do të ndodhë, janë në pregatitje reformat, presidenti i ardhshëm do zgjidhet nga qytetari.

Do kandidoni sërish?

Nuk di se cfarë të them, kontributin tim po e jap, sot jam 50 me 50. Sepse kam një familje të mrekullueshme dhe ndonjëherë them se duhet ta shijoj, mund të ndodhë që ideja se familja është në plan të parë mund të ndodhë. Kontributin tim e kam dhënë edhe si opozitë, tashmë edhe si pozitë. Do të jem i legjitimuar si shërbyes i popullit të Kosovës.

Ka pasur polemika për njohjet, rasti i Malit?

Aty ku punohet ka dhe problem, Mali asnjëherë se ka tërhequr njohjen, mediat kosovare ju kanë referuar një agjensie lajmesh kineze, njohja ka ndohur, nota verbale ndodhet në qeverinë e kosovës. Mali është në gjendje lufte, ka disa persona që pretendojnë udhëheqjen. Na kanë kërkuar konsulencë , mbështetje teknike të cilën ua refuzuam sepse nuk ishim në gjendje për ta dhënë dhe kjo është keqinterpretuar. Kërkuan armë, ata kanë një problem me veriun, ata kanë menduar që Kosova është aq e pasur që ta bëjë.Presidenti ka pasur presion ta tërheqë por kjo sështë bërë.Numri i njohjeve tani është 95 pa Malin.Është vështirë të sjellësh një njohje.

A keni polemika se kush po i realizon njohjet?

Ne i kemi punët e ndara, zoti Hoxhaj ka për detyrë të krijojë marrëdhë iet me vendet që na kanë njohur, punët e ne të dyve nuk kanë përplasje. Unë I them troc kritikat e mia, si kjo tani per pasqyrim te saktë të njohjeve në faqen zyrtare të Minsitrisë dhe si duket kjo keqinterpretohet nga mediat. Vëmendja ime është përqëndruar në Afrikë. E kam vizituar 48 shtete, nga 54 të tilla, jam takuar me 48 presidentë, ka qenë e vështirë. Duke ju falenderuar energjisë sime dhe miqve të mi, deri tani kemi 26 njohje, presim të tjera, premtimin që kam dhënë për 100 njohje deri në fund të vitit do të bëhet. Tani pres njohje edhe nga vende të fuqishme. E shoh pak me vërejtje kritikat që bëhen, një kryeministër kur shkon për vizitë nuk shkon vetëm asnjëherë, secila e ka prapavijën politike, duhet të mësohemi se as Kosova as Shqipëria s’do jenë aq interesante sa të bëhen qendra e politikave në rajon. Nuk mundësh të llogaritësh të zhvillohesh nëse nuk ke mjete, tani Afrika është një vend që rekomandoj gjithë bashkombasit e mi të shkojnë atje, atje do gjejnë punë dhe prespektiva.

Sa do shkojë numri i njohjeve në total?

Është me rëndësi që Kosova të ketë shumë miq, është me rëndësi të jetë anëtare e OKB.puna më e madhe mbetet që ne të kemi mbi 50% të njohjeve dhe të punojmë me shtetet europiane që skanë njohur akoma Kosovën dhe të punojmë me ujqërit e mëdhenj të OKB. Së shpejti do të kem një vizitë në Kinë, e cila ka qenë gjithmonë neutral sa i përket Kosovës.

Si e shpjegoni mosnjohjen nga disa vende arabe?

Është mentaliteti i tyre dhe lidershipi i këtyre vendeve është një lidërship i vjetëruar. Jugosllavia e atëhershme I ka ndihmuar shumë vendet myslimane, ka pasur miqësi të mirë me to. Një tjetër është dhe fakti se ai lidership që ka qenë në krye të tyre nuk ekziston po ashtu edhe Jugosllavia nuk ekziston më. Ne si vend mysliman kemi menduar se bota islame na e jep vetë, nuk kemi lobuar dhe është dashur ta bëjmë. Ato vende ku kemi shkuar dhe pse kanë hezituar e kanë bërë. Jam duke punuar me Egjiptin, do kem një vizitë para vitit të ri dhe njohja e tij do jetë kyc.

A ka rol Shqipëria në njohje?

Kushdo ka rolin e tij, Shqipëria ka bërë një fushatë shumë agresive sa i përket lobimit, nuk duhet mohuar diplomacia shqiptare e cila është ende në aksion.

AKR është një qëndrim liberal?

Ata që e kanë zgjedhur janë të tillë.

C’imazh ka Kosova sot?

Imazhi sot përcaktohet shumë nga mediat, përcaktojnë i djathtë dhe i majtë. Në kosovë sot është vështirë të përcaktohen. Në Kosovë vetëdija është ende e ulët, me ngritjen e saj njerëzit janë të definuar më mirë. Partitë nuk kanë asnjë program që të bëhet një ndarje e tillë. AKR ka një program shumë të definuar për ekonominë e shumë cështje të tjera. Kemi arritur të futim disa reforma gjyqësore, kemi dashur të ndryshohet një pikë në legjislacionin e Kosovës që ajo të ketë një agjencion të parcetipimeve. Pos atyre kushtetuese, zgjedhore dhe zgjedhja e presidentit.

Çfarë mendoni për privatizimet?

Jemi mbështetës por në mënyrë tjetër. Ne duam dicka ta krijojmë, t’ia rritim vlerën dhe pastaj ta privatizojmë. Në të kundër ti humb, nuk fiton asgjë. Por ka qenë dhe një problem tjetër se paratë e privatizimit nuk mbesin në Kosovë, shkojnë në një llogari jashtë. Ne kemi qenë që dikush të investojë në të dhe paratë të mbesin brenda. Por kjo s’është prodhim i PDK, ka ardhur menjëherë pas luftës.

Marrëdhëniet tuaja me Thaçin?

Kam marrëdhënie shumë të mira me të, e respektoj, por kemi vizionet tona. Por kemi mundur të bëjmë shumë më tepër.

Nëse Thaçi bëhet president dhe Haradinaj kryeministër, ku do jeni ju?

Vetëm të përfitojë Kosova, të bëhet çdo gjë. Unë e jap ofertën timë nëse ka mundësi, nëse jo ne tërhiqemi. Ne punojmë për qytetarët e Kosovës. Nuk i paragjykoj asnjërin, i respektoj të dy, do doja që sa më parë Haradinaj ti kthehet jetës politike, besoj se të dy i nevojiten Kosovës.

Do bashkëpunonit me LDK?

Jam i gatshëm të bashkëpunoj me këdo që jep kontribut për qytetarët kosovarë.

Për Vetëvendosjen cfarë mendoni?

Është e drejtë e tyre dhe politikë e tyre.

Si i gjykoni akuzat ndaj Fatmir Limaj?

Kam respekt për të, kontributin që e ka dhënë është i rëndësihmë për Kosovën por unë nuk përzihem në punët juridike, gjyqësori duhet të veprojë.

EULEX ka ngritur padi ndaj jush?


Jo ka ngritur dikush tjetër akuzë tek EULEX. Unë s’kam dhënë asnjë deklaratë për këtë. Kam nënshkruar një memorandum në kuadër të 500 milonë euro për një koncersium, këtë e kam publikuar dhe e kam bërë në emër të qeverisë për punësimin e fuqisë punëtore.nëse ata do të më thirrin unë do jap sqarimet e mia, nuk ka asnjë konflikt interesi. Nëse është konflikt interesi të punosh për ndërmarrjet e tua, më vjen keq nuk di c’të them.

Bashkimi kombëtar?

Jam ithtar i kësaj ideje, bashkimi kombëtar fillon nga bashkimi ekonomik. Ajo duhet të tërheqë me vete lëvizjen e lirë, heqjen e tarifave doganore dhe heqjen e kufinjve. Lëvizja që e kam filluar po vepron, ideja është që kjo lëvizje të institucionalizohet, së shpejti duhet të krijojmë një treg të përbashkët.

Projektet, interkonjeksioni dështoi?

Më vjen keq, ka qenë shembulli më i mirë i bashkëpunimit ekonomik, jam i bindur se qeveria shqiptare do të bëjë gjithcka për ta riaktivizuar sërish, ajo e Kosovës po ashtu.

Si ka ecur Shqipëria?

Sot një qytetar i Shqipërisë shihet nga ndërkombëtarët si një njeri i nderuar dhe jo njeri i gomoneve. Imazhi është në përmirësim.Vlerësoj të gjitha figurat dhe njerëzit që kanë kontribuar për këtë komb.

Si e shikoni të ardhmen e shqiptarëve në rajon?

Do t’i lija dy shtete dejuro, dy vota janë shumë, por defakto të jemi një i vetëm, të mendojmë, punojmë dhe jetojmë njëjtë.Kemi vendet skandinave si një shembull shumë të mirë.

AKR u dëmtua nga zgjedhjet 2011?

S’do flas për të kaluarën por të ardhmen, shpresoj që kodi zgjedhor të funksionojë edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Sa u dëmtua nga manipulimet AKR me vota s’e di, s’kam një evidencë, nuk e kemi mbrojtur votën tonë se se kemi menduar se mund të vidhet.

Me cilin politikan keni bashkëpunim më të mirë?

Kam marrëdhëmie të mirë edhe me Fatos Nanon, edhe me Pandeli Majkon e kam mik shumë të mirë, kam marrëdhënie të mirë edhe me Edi Ramën, kam marrëdhënie shumë të mira edhe me doktorin, më ka respektuar dhe vlerësuar sa herë kam ardhur. Sa i përket interesit në Shqipëri unë kam interes vetëm aty ku mund të kontribuoj.

Jeni i preferuar shumë nga të rinjtë në Kosovë por jo nga pjesa tjetër për shkak të sëshkuarës dhe martesës suaj me një ruse, si do ta rregulloni këtë pjesë?


Mua nuk më intereson aspak kjo pjesë, kam një familje të mrekullueshme, dy fëmijë që flasin shqip më mirë kushdo tjetër, që i njohin traditat shqiptare. Unë e kam ndërgjegjen time të qetë, nuk kam asnjë brejtje ndërgjegje. Ju falenderoj që më ftuat, teleshikuesve tuaj ju dëshiroj cdo të mirë, ti kalojnë mirë këto festa, urime 100 vjetori i pavarësisë dhe paci cdo të mirë në familjet tuaja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi