Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli: “Po loboj në 30 shtete për Pavarësinë e Kosovës”

Shko poshtë

Pacolli: “Po loboj në 30 shtete për Pavarësinë e Kosovës” Empty Pacolli: “Po loboj në 30 shtete për Pavarësinë e Kosovës”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 15, 2009 1:02 am

Pacolli: “Po loboj në 30 shtete për Pavarësinë e Kosovës”

Lideri i AKR-së debaton me prishtinasit
Pacolli: “Po loboj në 30 shtete për Pavarësinë e Kosovës” Sh_b


Pacolli: “Po loboj në 30 shtete për Pavarësinë e Kosovës” ---pacolli

Me rastin e fillimit të fushatës parazgjedhore për Prishtinën, lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR) Behgjet Pacolli ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se ka dështuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve, ndërsa theksoi se ai vetë është duke punuar me 30 shtete të ndryshme të botës dhe shumë shpejt priten njohje të reja të pavarësisë së Kosovës nga vende të rëndësishme.
Ai këto komente i bëri të shtunën gjatë një debati me qytetarë të Prishtinës, me ç’rast njoftoi se ky subjekt politik fillon edhe fushatën zgjedhore për kryeqytet.
Në fjalimin e tij mjaft të gjatë para qytetarëve prishtinas, lideri i AKR-së Behgjet Pacolli tha se gjatë tërë kësaj partia që drejton ka luajtur rolin e saj konstruktiv, si subjekt opozitar konstruktiv, duke mbështetur gjithçka që shkon në interesin e qytetarëve të Kosovës, por gjithmonë ka qenë edhe zë kritikues për çdo gjë të keqe.
Edhe pse tha se qeveria aktuale nuk është pa suksese dhe ka qenë më fat në shpalljen e pavarësisë së vendit, Pacolli kujton se pavarësia është vetëm monopol i qytetarëve të Kosovës dhe askujt tjetër. Sipas tij, tani më ka ardhur koha që të punohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve, pasi që 40 për qind e popullatës jetojnë nën nivelin e mundshëm të jetesës dhe 60 për qind janë të papunë. Ai tha se nëse i jepet shansi AKR-së gjatë zgjedhjeve të ardhshme edhe mund të ketë përmirësime në shërbimet ndaj qytetarëve dhe do të zvogëlohet defektet e ekzekutivit aktual.
“Ne duhet të angazhohemi dhe përgatitemi për në sfidë të re dhe sfida jonë është një qeveri e sinqertë e transparente dhe një qeveri e përgjysmuar nga numri. Ne nuk do të kemi 18 ose 19 ministri, tendenca e rritjes e rritjes së këtyre ministri ekziston. Por ne kemi thënë se do të punojmë me 50 për qind të forcës burokratike që tani punon në Kosovë dhe do të zvogëlojmë këtë gjendje në favor të fuqisë prodhuese”, ka thënë ai.
Duke folur për nivelin lokal të qeverisjes, ku në shumë komuna pjesë e ekzekutivit është edhe AKR-ja, Pacolli ka kërkuar nga deputetët e këtij subjekti që të jenë më të zëshëm për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët.
“Me respekt shumë për kolegët që qeverisin tani, ju them se ne nuk kemi paramenduar këtë qeverisje. Kjo nuk ka qenë në programin tonë këtë që e shohim. Nevojitet vetëm të shikoni vetëm brenda mureve të institucioneve lokale dhe situata është ajo që ka qenë në vitet 70-ta. Nuk ka ndryshime. Po të kishte qeverisur AKR-ja sot pushteti e institucioni do të shkonte atje ku është qytetari”, ka thënë Pacolli.
Pacolli bëri të ditur se nga sot edhe fillon fushatën e partisë për Prishtinën, duke premtuar qytetarëve se do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me ta për inkuadrimin e kërkesave të tyre planin qeverisës.
“Nga ky moment AKR-ja fillon fushatën e vet parazgjedhore për Prishtinën dhe nuk do të ndalemi kësaj radhe. Atë timon që de-fakto qytetari i Prishtinës ka vendosur t’ia japë tjetër kujt, por tani këtë timon do të kemi ne pas këtyre zgjedhjeve në mënyrë demokratike dhe pa fyerje e sharje”, ka thënë ai.
Ndryshe, këto ditë AKR shënon trevjetorin e iniciativës të themelimit të saj. AKR nga zgjedhjet e fundit ka dalë si partia e tretë në Kosovë dhe është partia më madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pacolli: “Po loboj në 30 shtete për Pavarësinë e Kosovës” Empty Re: Pacolli: “Po loboj në 30 shtete për Pavarësinë e Kosovës”

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 17, 2009 12:11 am

Në plan të parë



Presidenti i Maldives ka urdhëruar hetime policore për akuzat e partisë islamike opozitare se zyrtarët qeveritarë të këtij vendi kanë marrë nga Behgjet Pacolli 2 milionë dollarë për të njohur pavarësinë e Kosovës. AKR thotë se këto janë spekulime të Beogradit. Para dy vjetësh, Pacolli është akuzuar nga Beogradi se ka blerë Presidentin Ahtisaari me 40 milionë euro, që të propozojë pavarësi për Kosovën.




Nga Express më 16.03.2009 në ora 7:40

Njohja e Kosovës nga Republika e Maldives vazhdon të jetë një temë e nxehtë në këtë shtet të vogël të Oqeanit Paqësor, pas akuzave se zyrtarët qeveritarë maldivian kanë marrë 2 milionë dollarë nga afaristi kosovar Behgjet Pacolli.

Presidenti i Maldives Mohamed Nasheed ka urdhëruar hetime policore për të vërtetuar nëse ka pasur pranim të mitos siç akuzon Partia Islamike Demokratike, në opozitë.
Ministri për Punë të Jashtme Ahmed Shaheed ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar ato “spekulime që kanë për qëllim diskreditimin e Qeverisë së Maldives”.

Në një intervistë për të përditshmen Miadhu, Sheheed ja thënë se Qeveria ishte e bindur se njohja e pavarësisë së Kosovës ishte shumë e rëndësishme sepse sipas tij Kosova është 100 për qind shtet islamik sikurse Maldive. Ai ka shtuar se para se të merret vendimi formal për njohje, Qeveria ka pasur diskutime me disa shtete përkrahëse të Maldives.

“Për këtë çështje, kemi diskutuar me shtetet fqinje, me shtetet evropiane, shtetet islamike, si dhe me SHBA’të. Po ashtu kemi diskutuar me parti opozitare të Kosovës si dhe me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Shaheed.

Ai ka deklaruar se e kaluara e Kosovës është mjaft e përgjakshme dhe kur ka shpallur pavarësinë, pas shumë vështirësive, Republika e Maldives, si shtet me popullatë myslimane, është dashur ta përkrah dhe ta njohë.

Akuzat e Partisë Islamike Demokratike, se Behgjet Pacolli ka paguar 2 milionë dollarë amerikanë për këtë njohje, janë kundërshtuar nga zyrtarë të Partisë Aleanca për Kosovën e Re.

Nënkryetari i kësaj partie, Ibrahim Makolli, ka thënë të dielën për Express se “këto janë spekulime të dala nga kuzhinat e Beogradit” në përpjekje për të zhvlerësuar të gjitha këto arritje të Kosovës.

“Nuk asgjë të vërtetë në këtë. Njohja e Kosovës nga shteti i Maldives është vullnet politik i Qeverisë së atij vendi. Është e vërtetë se zotëri Pacolli ka lobuar edhe në Maldive sikurse edhe në shumë vende tjera”, ka thënë Makolli.

Ai ka rikujtuar se kah fundi i bisedimeve për statusin e Kosovës, Pacolli është akuzuar nga Beogradi se “ka blerë Presidentin Martti Ahtisaari me 40 milionë euro”, që të propozojë pavarësi për Kosovën.

Në një promovim për Balkan Insight, lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka deklaruar se prapa spekulimeve për blerje të njohjes nga republika e Maldives qëndron Qeveria e Serbisë.

Pocolli, i ka promovuar vetën si lobist për pavarësinë e Kosovës, veçanërisht në shtetet e Azisë së Mesme, Lindore dhe Qendrore, ka thënë se po përballet me një kundërlobim aktiv nga Serbia.

Sipas tij, një delegacion 21 anëtarësh nga Serbia, i udhëhequr nga Qendra për Aplikim të Aksioneve Joviolente dhe Strategji (CANVAS), ka lobuar tek grupet opozitare në Maldive që të anulojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Balkan Insight ka raportuar të ketë siguruar konfirmime të pavarura se një delegacion serb ka qëndruar në Maldive dhe se delegacioni i CANVAS është udhëhequr nga Srdjan Popovic, ish-lider studentor dhe ish-zyrtar i Qeverisë së Serbisë.

Për njohjen e Kosovës, Qeveria e Maldives ka marrë falënderime nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, në një mesazh drejtuar Ministrit të Jashtëm, Mohamed Nasheed. “Vendimi i Qeverisë i kontribuon shumë përpjekjeve për të promovuar një të ardhme stabile dhe prosperuese për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”, citohet të ketë thënë Sekretarja Clinton.

Kryetari i partisë së tretë në vend, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar njohje të reja deri në fund të këtij muaji. “Do të kemi tri njohje që janë me rëndësi të madhe për Kosovën”, ka thënë ai, të enjten e kaluar, në një prononcim për Express, pa kthimit nga Kajro të Egjiptit, ku është mbajtur një konferencë e përfaqësuesve të Ligës Arabe.

“Isha në Kajro ku jam takuar me personalitete të larta të shteteve të ndryshme. Së shpejti do të kemi njohje nga Katari, dy njohje tjera që nuk kisha dashur t’i zbulojë tash për shkak që të mos ndodhë ajo që ndodhi me Ishujt Maldive...”, është shprehur Pacolli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi