Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Busti i Fadil Hoxhës vjen në 100-vjetorin e pavarësisë

Shko poshtë

Busti i Fadil Hoxhës vjen në 100-vjetorin e pavarësisë Empty Busti i Fadil Hoxhës vjen në 100-vjetorin e pavarësisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 25, 2012 8:59 pm

Busti i Fadil Hoxhës vjen në 100-vjetorin e pavarësisë


Busti i Fadil Hoxhës vjen në 100-vjetorin e pavarësisë Largea_busti-fadil-hoxhes1353858583
Në zyrën e Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës (LANÇ), të dielën u bë zbulimi i bustit të ish-komandantit të Shtabit Kryesor të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Fadil Hoxhës. Ai u cilësua nga bashkëluftëtarët e tij si një burrështetas i urtë dhe i guximshëm, i cili veproi për bashkimin kombëtar. Ndërsa familjarë të heroit u ankuan pse busti i heroit nuk ëshstë vendosur në ndonjë hapësirë publike, por në një vend të mbyllur.

Para shokëve dhe bashkëveprimtarëve të tij, të cilët në prag të shënimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ngritën bustin e heroit Fadil Hoxhës në zyrat e tyre, në mungesë të një hapësire tjetër. Motra e Fadilit, Myrvete Hoxha-Limani, tha se ngritja e bustit të vëllait të saj në një dhomë të tillë është turp për Kosovën dhe bashkëqytetarët e tij të Gjakovës.

“Kjo është turp. Kjo po më vjen me rëndë sot se krejt të tjerat. Nuk ka qene Fadili me iu bë busti me një dhomë. Jo vetëm se është vëllai ynë.... Është e tmerrshme, është e tmerrshme. Vahidja kur më lajmëroi e pata rëndë edhe me ardhë. Qysh more Fadilin këtu me një dhomë“, pohoi ajo.

Ndërsa, nënkryetari i kryesisë së shoqatës Vehap Shita, i cili foli për jetën dhe veprimtarinë e Hoxhës, e quajti atë një burrështetas të urtë dhe të guximshëm. Ai tha se pas përpjekjeve 10-vjeçare për të siguruar një lokacion publik, për ngritjen e monumentit të ish-komandanti të tyre Fadil Hoxhës, kanë vendosur që këtë ta bëjnë në zyrat e tyre, pasi që lokacioni i kërkuar tash e sa vite nuk është gjetur. Ai tha se Hoxha ishte një bir i Gjakovës kreshnike dhe djalë i Kosovës martire, i cili ndjeu peshën e robërisë, duke kaluar kufirin që ndante tonën e kombin tonë dhe duke dhënë kontributin e tij për Kosovën dhe Shqipërinë.

“Fadil Hoxha që dhe deri në fund mbeti luftëtar për lirinë e popullit të vet dhe bashkimin kombëtar. Të këtillë do ta mbajmë në mend, jo vetëm gjeneratat e bashkëluftëtarëve të tij, por edhe gjeneratat që vijnë pas nesh. Ky bust që po zbulojmë ne sot, do të na shikojë nga ky kënd i shoqatës sonë, se ai është këtu mes nesh, na shikon dhe na vëren, na kujton se ky vendi ynë, atdheu ynë i shtrenjtë i ruan dhe kultivon traditat që i kanë krijuar ata duke i trashëguar brez pa brezi”, pohoi ai.

Fjalë për veprimtarinë e Fadil Hoxhës folën dhe të pranishmit e tjerë në këtë eveniment, duke e quajtur atë një hero dhe njeri i cili bëri shumë për vendin e tij Kosovën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi