Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Manifestimi në Shkup, marrin pjesë Berisha dhe Thaçi

Shko poshtë

Manifestimi në Shkup, marrin pjesë Berisha dhe Thaçi Empty Manifestimi në Shkup, marrin pjesë Berisha dhe Thaçi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 26, 2012 12:05 am

Manifestimi në Shkup, marrin pjesë Berisha dhe Thaçi Xxl_shkup-100-vjetori-i-pavaresise-9801353875906

Manifestimi në Shkup, marrin pjesë Berisha dhe Thaçi


Manifestimi në Shkup, marrin pjesë Berisha dhe Thaçi Largea_shkup-100-vjetori-i-pavaresise-9801353875906
Spektakël i madh për 100 vjetorin e Pavarësisë


U organizua në Shkup ceremonia e kremtimit të 100 vjetorit të Pavarësisë. Shkupi është bërë “kuq e zi”. Flamujt kombëtarë dhe logoja e 100 vjetorit duken në çdo cep të rrugëve të kryeqytetit të Maqedonisë. Flamujt valëvisin gati se në çdo shtëpi, ndërsa ndërtesat janë mbuluar po ashtu nga simbolet kombëtare.
Në manifestim marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ai i Kosovës, Hashim Thaçi, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kreu i LSI-së, Ilir Meta, Zëvendëskryeministrat e Kosovës, Hajredin Kuçi e Behgjet Pacolli. Në kuadër të manifestimit në Shkup, organizohet një spektakël i madh dhe program kulturor artistik.


Pas koncertit festiv të ideuar nga organizatorët e këtij manifestimi, u mbajt një minutë heshtje për të gjithë dëshmorët që luftuan dhe punuan për pavarësinë e kombit.

Manifestimi në Shkup, marrin pjesë Berisha dhe Thaçi Shkup-100-vjetori-i-pavaresise-1000px
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri solli në kujtesë rrugën e vështirë për shqiptarët deri në pavarësinë e kombit.
“Tirana, Shkupi e Prishtina jemi një, si në çdo kohë që na ka kërkuar nevoja. Do të vazhdojmë të punojmë pa ndërprerje për të përafruar dhe bashkuar vendet tonë në aleancën evropiane. Së bashku do të kalojmë të gjitha sfidat. Gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë”, u shpreh Xhaferri.


Thaçi: Shqiptarët sot festojnë kudo kuqezi të lirë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi duke marrë fjalën në këtë event kaq të rëndësishëm për historinë e shqiptarëve shprehu vlerësime dhe mirënjohje për të gjithë luftëtarët e UÇK-së për kontributin e tyre që shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë të jenë të lirë.
“Sot shënojmë 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Më lejoni që në fillim të përkujtojmë në fillim bashkëudhëtarët dhe luftëtarët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve në Maqedoni. Jemi sonte në Shkup në vilajetin e Kosovës dhe secili prej nesh duhet të mendojmë të kutjojmë ku ishim para13 vitesh më parë. Ndodhi mrekullia që lindi prej vullnetit të shqiptarëve, lindi Ushtria Çlimtare e Kosovës dhe arriti ta largojë Serbinë nga Kosova, ndaj ajo është e lirë dhe sovrane. Mrekullia UÇK është një mrekulli e vullnetit të shqiptarëve të Kosovës, por ajo u fuqizua nga mbështetja e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodheshin, Maqedoni, diasporw, Shqipëri. UÇK bashkoi shqiptarët”, vlerësoi Thaçi.
Sipas tij, në këtë ditë të shënuar shqiptarët sot festojnë kudo kuqezi të lirë.


Berisha: Bashkë në 100 vjetorin e Pavarësisë
Kryeministri Berisha ka uruar shqiptarët kudo që ndodhen për këtë 100 vjetor të Pavarësisë. Kreu i qeverisë shqiptare në fjalën e tij në manifestimin e madh të organizuar në Shkup, i mëshoi me forcë faktit se “sot shqiptarët festojnë bashkë, Shkupi, Prishtina e Tirana festojnë bashkë 100 vjetorin e Pavarësisë”.
“Sot festojmë të gjithë bashkë 100 vjetorin e Pavarësisë. Sot lavdi zotit dhe armëve tona, ndjehuni të lirë, festojmë të bashkuar, të sigurt drejt së ardhmes sonë. Pavarësisht çfarë përjetuam, kemi motive për të qënë krenarë me njëri-tjetrin, me trojet tona me flamurin tonë, për të pasur besim tek e ardhmja. Festojnë bashkë Prishtina, Shkupi, e Tiranë”, vuri në dukje, ndër të tjera Kryeministri Berisha.
Njëkohësisht, në kët frymë, kreu i qeverisë shqiptare kërkoi nga të gjithë shqiptarët që të ecin përpara për t’u bashkuar në Europë.
“Këtu nga Shkupi i bëj thirrje shqiptarëve, të punojnë çdo minutë, orë, muaj, vit për bashkimin e tyre. Iu bëj thirrje fëmijëve tanë, fqinjëve tanë, përpiquni të kuptoni drejt bashkimin e shqiptarëve, ta bëni më të lirë, më të drejtë, se shqiptarët janë të gatshëm për bashkëpunim, shqiptarët e lirë janë forcë zhvillimi për veten dhe rajonin. Askush të mos druhet dhe askush të mos hidhërohet nga përpjekjet e shqiptarëve për bashkimin. Nën moton të bashkohemi me Europën, të bashkohemi me njëri-tjetrin, t’i përqendrojmë forcat tona, drejt realizimit të kësaj ëndëre”, nënvizoi Berisha, gjatë fjalës së tij në këtë event, i cili do të pasohet me manifestimin e madh që do të organizohet nesër në Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi