Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Manifestim në Shkup, marrin pjesë Berisha dhe Thaçi

Shko poshtë

Manifestim në Shkup, marrin pjesë Berisha dhe Thaçi Empty Manifestim në Shkup, marrin pjesë Berisha dhe Thaçi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 25, 2012 3:34 pm

Manifestim në Shkup, marrin pjesë Berisha dhe Thaçi


Manifestim në Shkup, marrin pjesë Berisha dhe Thaçi Largea_berisha-thaci-ahmeti1353836912
Paralajmërohet spektakël i madh për 100 vjetorin


Shkupi është bërë “kuq e zi”. Flamujt kombëtarë dhe logoja e 100 vjetorit duken në çdo cep të rrugëve të kryeqytetit të Maqedonisë. Flamujt valëvisin gati se në çdo shtëpi, ndërsa ndërtesat janë mbuluar po ashtu nga simbolet kombëtare.
Këto pamje tregojnë se gjithçka është gati për manifestimin e sontëm të 100 vjetorit të flamurit shqiptar që do të mbahet në sallën Boris Trajkovski, e cila tubon 15 mijë qytetarë. Në manifestim marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ai i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ndërsa lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ndonëse i ftuar nuk do të marrë pjesë në këtë manifestim pasi ftesën e ka konsideruar joserioze, ndërsa manifestimin e ka quajtur organizim privat të BDI-së. Në kuadër të manifestimit në Shkup, organizohet një spektakël i madh dhe program kulturor artistik.
Shqiptarët e Shkupit 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë këtë festë të madhe kombëtare e presin në atmosferë impozante. Edhe Kumanova është përfshirë nga festimet e 100 vjetorit.
Mijëra qytetarë morën pjesë në tubimin kombëtar, në kuadër të së cilit u shpalos flamuri gjigand në njërën nga ndërtesat në sheshin e qytetit. Ndërsa Tetova në këtë 100 vjetor është pasuruar me portretin e ish kreut të PDSH-së, Arbën Xhaferit, i cili ndërroi jetë më 15 gusht të këtij viti.
Shpalosja e këtij portreti të madh u bë nga kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, i shoqëruar nga kryetari i LSI-së Ilir Meta dhe nga Daut Haradinaj, vëllai i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi