Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krasniqi: Paraburgimi i Limajt, masakër e drejtësisë

Shko poshtë

Krasniqi: Paraburgimi i Limajt, masakër e drejtësisë Empty Krasniqi: Paraburgimi i Limajt, masakër e drejtësisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 26, 2012 1:44 pm

Krasniqi: Paraburgimi i Limajt, masakër e drejtësisë




Krasniqi: Paraburgimi i Limajt, masakër e drejtësisë Largea_jakup-krasniqi_1353891616
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një deklaratë për televizionin publik të Kosovës (RTK) duke komentuar vendimin për mbajtjen në paraburgim të ish-komandantit të UÇK-së, Fatmir Limajt, lidhur me rastin Kleçka, ka deklaruar se ky është një vendim i padrejtë dhe i motivuar politikisht.

Ai madje e ka cilësuar këtë vendim si “masakër e drejtësisë” në Kosovë.

Ndërkaq zyrtarë të EULEX-it kanë zgjedhur që për rastin Kleçka dhe vendimet e fundit të mos deklarohet përmes kamerës. Përmes një përgjigje me shkrim për RTK-në, ky mision ka mohuar që vendimet e komponentës së drejtësisë të ndikohen nga politika apo kushdo tjetër.

“Absolutisht jo. Ky ishte një vendim gjyqësor dhe siç kemi theksuar më parë, gjyqtarët dhe prokurorët janë plotësisht të pavarur në veprimet e tyre ndjekëse dhe gjykimet e bazuara në ligj. Ata veprojnë në parimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe gjyqësori nuk është i ndikuar nga ndonjë aktor politik lokal apo ndërkombëtar”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

Sipas tyre, në vendimin e fundit kanë ndikuar rrethanat e reja pas rikthimit të rastit Kleçka në rigjykim. Sipas EULEX-it, tani që dëshmitë e dëshmitarit X janë marrë si të pranueshme, gjykata konsideron rrezikun e ndikimit të të pandehurve në prova si dhe rrezikun që ata të largohen.

Ndërkohë vendimin e drejtësisë, avokatët mbrojtës e kanë cilësuar si një vendim që rrezikon pavarësinë e gjyqësorit dhe vetë sigurinë e qytetarëve. Shkalla e parë kishte vendosur pafajësinë e të gjithë të pandehurve në rastin Kleçka në marsin e këtij viti. Pas kthimit të rastit në rigjykim, procesi gjyqësor për këtë rast penal pritet të fillojë vitin e ardhshëm.

Kundër paraburgimit të Limajt dhe tre të tjerëve kanë reaguar edhe shoqatat e veteranëve të luftës së UÇK-së. Ata e kanë cilësuar këtë akt si të montuar dhe politik. Muharrem Xhemajli i kësaj shoqate i ka thënë RTK-së se EULEX-i përmes veprimeve të tilla po mundohet të mbulojë dështimet e veta.

“Dihet botërisht se Ushtria Çlirimtare ka bërë luftë çlirimtare dhe nuk ka bërë krime siç pretendojnë UNMIK-u dhe njerëzit e tjerë, por megjithatë ne besojmë se edhe ky proces do të kryhet në favor të Ushtrisë Çlirimtare dhe vetë zotit Limaj dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, sepse është një proces i montuar dhe politik”, tha Xhemajli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi