Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lirohen nga paraburgimi Grupi i Drenicës

Shko poshtë

Lirohen nga paraburgimi Grupi i Drenicës Empty Lirohen nga paraburgimi Grupi i Drenicës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 19, 2014 6:43 pm

Lirohen nga paraburgimi Grupi i Drenicës


Lirohen nga paraburgimi Grupi i Drenicës Largea_largea_f1_16drenica-jpg137400129514189998241419000389


Grupi i Drenicës lirohet nga paraburgimi. Këtë e ka konfirmuar Arianit Koci, avokat i Sami Lushtakut.
Koci ka thënë se vendimi për lirimin e Sami Lushtakut është marr para pak çastesh, dhe se ai nuk përfshin ndonjë masë zëvendësuese.
Grupi i Drenicës dyshohet për krime të luftës. Ky grup, ka afro dy vite kohë që mbahet në paraburgim.


Edhe avokati Tomë Gashi e ka konfirmuar këtë lajm përmes një postimi në rrjetin social facebook.


"Z.Sylejman Selimi sot përfundimisht është liruar nga paraburgimi me vendim të Gjyqtarëve të EULEX-it, të Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Me vendim të njejtë janë liruar edhe bashkëluftëtarët e tij z.Sahit Jashari, Sami Lushtaku, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Isni Thaçi. Ne ekipi mbrojtës i avokatëve të z. Sylejman Selimit i kryesuar nga avokati amerikan z.Gregor Guy Smith, kemi qenë tepër të brengosur për shkak të arrestimit të z.Sylejman Selimit më 31.05.2013 dhe mbajtjes së tij në paraburgim për pothuajse dy vite, me pretendime se kinse ai është i involvuar ne Krime të Luftës të kryera në Likovc –Drenicë gjatë vitit 1998. Ne avokatët e z.Sylejman Selimit jemi të lumtur që z.Sylejman Selimi dhe bashkëluftëtarët e tij do të jenë përsëri bashkë me familjet e tyre. Gjykimi në këtë çështje të njohur tani me si rasti “Drenica” do të vazhdoje gjatë muajve Janar dhe shkurt të vitit 2015. Ne presim që pas pëfundimit të gjykimit ndaj tij Gjykata të sjelle një vendim të drejtë dhe të ligjshëm, e i cili vendim do të jetë i besueshëm për popullin e Kosovës”, ka shkruar Gashi në facebok.
Grupi i Drenicës dyshohet për krime të luftës. Ky grup, ka afro dy vite kohë që mbahet në paraburgim.
Pjesë e Grupit të Drenicës janë Sylejman Selimi, ish-Ambasador i Kosovës në Shqipëri, Sami Lushtaku, Kryetar i Skenderajt, Nexhat Demaku, Kryetar i Drenasit, Fadil Demaku, ish-Deputet i Kuvendit të Kosovës, Sabit Geci, ishkomandantë i UÇK'ës dhe ish-pjesëtar tjerë të UÇK’së; Driton Demaj, Selman Demaj, Agim Demaj, Ismet Haxha etj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi