Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hasan dhe Lajde Blakaj:Loja më figura historike dhe më veteran të luftës t´Kosovës është e dëmshme

Shko poshtë

Hasan dhe Lajde Blakaj:Loja më figura historike dhe më veteran të luftës t´Kosovës është e dëmshme Empty Hasan dhe Lajde Blakaj:Loja më figura historike dhe më veteran të luftës t´Kosovës është e dëmshme

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 27, 2012 4:07 pm

Hasan dhe Lajde Blakaj:Loja më figura historike dhe më veteran të luftës t´Kosovës është e dëmshme




Hasan dhe Lajde Blakaj:Loja më figura historike dhe më veteran të luftës t´Kosovës është e dëmshme Blakaj
Hasan dhe Lajde Blakaj
Ndoshta ky artikull nuk duhej ta kishte vendin sot këtu në prag të njëqindvjetorit të krijimit të këtij gjysmë shteti shqiptar por jam më se i bindur se shumë shqiptarë në të gjitha trevat ku flitet shqip ndajnë mendime të njëjta si unë. Është traditë që për të vdekurin të shkruhet mirë dhe se paku ti ikët asaj të shkruhet keq. Natyrshëm po i ngjanë edhe kjo e sotmja rreth festimeve të festës kombëtare po shkruhet vetëm bukur për këtë festë jubilare të pavarësisë. Pra assesi nuk duhet të dilet jashtë kornizave e të qenit mirë dhe bukur. Disa e bëjnë nga frika e konfrontimit disa duke menduar që mos ta prishim rendin e disa se në çfarë gjendje ekonomike janë, thjeshtë ju është bërë mjaft më të gjitha. Por vallë a i kemi ne punët kaç mirë kështu si po flasim apo po e mashtrojmë veten më fjalë boshe? E di që do ketë polemika por unë se paku mendojë kështu. Këtë festë jubilare nuk do ta kenë të gëzuar shumë nëna që nuk i dinë as eshtrat ku i kanë prindërit, djemtë, dhe vajzat tyre. Shumë motra u krijon neverinë sa herë ti kujtojë barbarët serb, dhe përkujdesën asfare ndaj tyre nga shteti i vet. Ato pra nuk janë pak por 20.000 nëna dhe vajza, motra tona të dhunuara. Shumë prindër skajshmërisht të varfër që nuk e kanë një kafshore bukë apo i kanë koret e bukës se fundit për ti dhënë fëmijëve te tyre si do të ndjehen ata në prag të kësaj feste. Pra ky njëqindvjetor i një gjysmë shteti të pavarur po na gjënë për të mos thënë si mos më keq, po them shumë keq në shumë aspekte shoqërore, politike dhe ekonomike. Pyetja është: A kemi fytyrë të festojmë më pompozitet megaloman siç po flasim më eufori dhe pse bëhet kjo tani? Është shumë e natyrshme të festohet njëqindvjetori i pavarësisë por a mos vallë po i shërben kjo dikujt për poenë politik ?! Unë mendojë që ne ketë pikë duhet të kemi kujdes dhe të kujtohemi sa kemi bërë paraprakisht që ti vjelim frytet e kësaj pune dhe njëmend të festojmë si duhet. Fillojmë më punësimin në Kosovë, sepse po spate punë s´ke mirëqenie . Po spate mirëqenie s´ke jetesë të mirëfilltë, nuk ke shkollim kualitativ, s´ke avancim kulturor, nuk ke shëndetësi, dhe thjeshtë s´ke shtet si duhet. ”Të dhënat për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2009. Në atë vit, thuhej se pak më shumë se një e treta e popullsisë, apo 35 për qind jetonin nën vijën e varfërisë absolute me 1.55 euro në ditë, ndërsa 12 për qind jetonin nën vijën e varfërisë së skajshme me 1.02 euro në ditë. Kosova, sipas hulumtimeve të bëra, 2009 ka rezultatin më të dobët të punësimit jo vetëm në rejon por në gjithë Evropën. Norma e papunësisë ka arritur në 48 për qind dhe norma e të punësuarve është jashtëzakonisht e ulët, rreth 26 për qind.” Të jeni të bindur që tani në vitin 2012 është edhe shumë më keq në të gjitha segmentet statistikor të punësimit dhe të mirëqenies sociale. Tani më thoni ju kush e ka atë guxim të investojë në Kosovë për ta zbutur sado pak papunësinë? Çka bëri qeveria për shtetformim të mirëfilltë përpos që mbolli pasigurinë e përgjithshme që ekziston sot në Kosovë, pra të investitorëve të jashtëm por edhe vendas.
Ikja nga atdheu si alternativ e vetme shpëtimi pa u kompromentuar
Qeveria krijoj pakënaqësi ne shumë procese ilegjitime më afera të ndryshme të korruptuara të qeveritarëve dhe përkrahësve të tyre, dhe sidomos mbolli ndjenjën e injorimit të shkaktuar të secili person i sinqertë për të kontribuar, duke krijuar një gjendje të papërballueshme ekzistenciale. Motoja nëse nuk je me ne je kundër nesh ka krijuar antagonizma të ashpërsuar më qëllime të caktuara për ta mbajtur shoqërinë shqiptare në një status quo përherë varfërie duke shtypur dinjitetin e gjithë atyre që nuk mendojnë si ata. Pra tani ka dy zgjidhje: Të bashkëngjitësh karvanit mafioz, injorant dhe të pa arsimuar që të mbijetosh, apo ta mbash dinjitetin tënd në dualizëm shpirtëror duke menduar që po shpëton më dinjitet, pra duke ikur nga shteti yt që ti dhe çdo gjë nga vetvetja. Injorimi i intelektualëve të mirëfilltë dhe sidomos i atyre nga diaspora që u gjenden shumë herë në ballë të proceseve shtet formuese ka bërë që edhe veteranët e çështjes kombëtare që nga mosha fëmijërore ti thonë Kosovës për herë dytë Mirë u pafshim atdheu im pas 13 viteve kinse në liri. Tani jo si të përndjekur politik nga Serbia por nga vetë shokët e tyre qeveritar. Shumë të tjerë që dikur ishin promotor të proceseve kombëtare vazhdojnë të qëndrojnë në perëndim si pasojë e pamundësisë se ofrimit të hapësirës që te kthehen në atdhe për të kontribuar edhe në liri për shtetformim të drejt e demokratik. Arsyeja është e thjeshtë frika permanente e atyre që janë në pushtet më blerje diplomash, nga konkurrenca e mirëfilltë intelektuale. Sa më larg Kosovës aq më mirë për shtetin e kapur nga mafia qeveritare. A ka logjikë dhe a është e mundur që një shtet për të cilin nuk ke bërë asgjë për te, të ofron strehim, punë dhe mirëqenie, ndërsa vendi që ti dhe aq shumë për te nuk po të ndihmon dhe thjeshtë nuk po të pranonbrenda për të kontribuar. Krijimi i traseve shantazhuese gjyqësore nga vet qeveria sa është absurde po aq shqetësuese për kombin tonë në këtë rrugëtim fillestar. Figurat që kanë influencë në popull siç është Fatmir Limaj duhet mënjanuar në çfarëdo forme , qoftë edhe më burg sepse paraqesin rrezik potencial për bosët qeveritar. Pra në paaftësi për ti zgjidhur këto probleme kruciale krijohen gjyqe spektakulare vetëm e vetëm që të shkoqitet vëmendja nga proceset dhe problemet që Kosova ka sot. Nga merren këto ide konfliktesh të kohëpaskohshme dhe pse behën ato, në këto momente delikate askush nuk i di më mirë se vetë ata që i shkaktojnë ato. Pra thjeshtë qeveri që janë të pa afta dhe kontradiktore, në atë se çka thonë dhe çka veprojnë, qeveri që në fjalorin e tyre kanë plotë gojën antikorrupcion e vet janë të korruptuara gjerë në kapuç. Nga qeveri që ndërhynë në gjyqësor dhe sfera të tjera të jetës se pavarur, nuk mund të presësh më shumë për ta zgjidhur ndonjë çështje më të thjeshtë të nivelit komunal, e lere më çështjet më të ndjeshme siç është ajo e veriut të Kosovës. Pra po hymë në këtë 100 vjetor pavarësie më pompozitet fjalësh duke ç’vendosur vëmendjen të festimi i këtij shekulli për pavarësi shteti të cunguar dhe më projekte (po pat projekte) shumë pak të realizuara.
A kemi ne sot të drejt të krenohemi më të arriturat tona në rrafshin kombëtar
Konceptualisht edhe mund të arsyetohemi se kemi bërë diç por në rrafshin faktik jemi larg asaj qe ne ti japim të drejtë gjendjes në të cilën gjendemi. Shih për rreth nesh kombet të tjera dhe nxjerr mendimin vet. Sa, ne kemi punuar, sa po punojmë tani dhe më çfarë aftësish profesionale po i qasemi problemeve madhore. Nuk besojë që në një civilizim të shek. 21 të mund ta gjesh edhe vetëm një vend të ngjashëm për ta krahasuar më hapësirën shqiptare për kohen që po jetojmë, të ketë kaq shumë ndasi në shumë lëmi të jetës. Prandaj edhe më të drejt Bashkësia Ndërkombëtare na quajnë si rast suo generis. Ngase jemi të veçantë të pa zakontë për të bërë gjera të pazakonshme. Pothuaj në të gjitha shtetet që janë të formuara si shtete të mirëfillta ekzistojnë ekipe të tëra që merren më projekte zhvillimore ekipore për lëmi të ndryshme. Në vendin tonë të dashur ne jemi shumë më të ”avancuar” : Ne kemi dy lloj të këtyre ekipeve, por gjithmonë kundër njëra tjetrës. P.sh. Kur atdhetarët dhe patriotët i vrasim vet dhe më pastaj i shpallim heroi. E mira është se pa marrë parasysh që i vramë vet, ata i shpallem heroi, dhe e keqja është që këta heroi nuk i lëmë të prehen të qetë as në varr. Pra ngrihen palët tjera dhe e mohojnë veprën dhe punën e tyre gjerë në skajshmëri duke ngritur të dytët që gjerë vonë ishin vrasës, tradhtare, ikanak e çka jo tjetër. Apo, për qëllime të caktuara politike i harrojmë qëllimisht ata që në histori të mirëfilltë kombëtare dhanë aq shumë nga vetja e tyre si rasti Presidentit tonë historik Ibrahim Rugova. As një fjalë e vetme për këta njerëz që kishin rolin kyç në formimin e shtetit. Kur edhe liderët botëror se bashku me Bill Klinton e pranojnë në unison kontributin e tyre për shtet formim, ne heshtim si qyqet para agimit duke u munduar më çdo kusht të jemi të parët vetëm në veten e parë njëjës unë dhe vetëm unë. Natyrshëm duke mos pasur punë, por kohë të lirë sa të duash duke bredhur rrugëve kot këto probleme madhore futen edhe në popull të thjeshtë që nga mosdija dhe manipulimi qeveritar, krijohet një kaos i vërtet mediatik se kush ka të drejt dhe kush nuk ka të drejt, se cili duhet të jetë hero e cili tradhtar. Tek e fundit nuk zgjidhim gjë prej gjeje dhe zbulojmë përmendore anë e kënd vendit tonë heroi e tradhtarë bashkë duke shikuar njëri tjetrin në sy dhe duke i thënë shoqi shojt ti je tradhtari. Pasi është kështu një ditë të bukur do e ngre edhe unë një përmendore të gjyshes sime sepse ajo vërtetë e meriton ngase ajo rriti dhjetë fëmijë fare pa i ndihmuar shteti me asfare ndihme materiale dhe pse të mos jetë edhe ajo heroinë bile dhe shkuar heroine. Paradoks shqiptar në kohen moderne. Dorën në zemër një njëri evropian më një kulturë shkollimi mesatare do të çmendej po ta dinte saktësisht më çka merremi ne dhe si i vlerësojmë ne figurat historike. Rastet më eskalante dhe extreme ti quajmë marroqe ishin polemikat për figurat që shqiptarët identifikohemi si komb. Pra Figura e Kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit dhe Nënës Terezë. Polemika të pa nevojshme që të neveritin dhe të bëjnë të vjellësh. Kam përshtypjen qe ne jemi aq të prapët sa njeriu po ta ketë bishtin ne ja heqim dhe po se pat ne ja vejmë por assesi ta lëmë ashtu të natyrshëm. E tera është nga zemërplasja ime që dëshirojë ti qasemi problemeve profesionalisht vërtet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe njëherë e mirë të zë vend ky dualizëm i pa zakontë. Loja më figura historike sa është dëmshme po aq e rrezikshme për historin tonë dhe natyrisht edhe për të ardhmen ton si komb.
Lojrat më statusin e veteranëve të luftës
Si është e mundur që statusin e veteranit të luftës ta fitojnë vetëm disa që atyre u konvenojnë për interesa politike kurse ata të tjerët qe vdiqën nuk paskan pasur gjak të njëjtë dhe nuk e paskan dashur atdheun njësojë. Tani bëhet pyetja a duhet ta kishin epitetin e veteranëve të luftës po të ishin gjallë Sali Çeku hero i Kosovës, Ahmet Krasniqi ministri mbrojtjes hero i Kosovës, strategu i luftës Koshares Agim Ramadani hero i Kosovës, e mos ti numërojë më radhë? Apo do thosha shoku im i ilegales Xhemajl Fetahu po ashtu që meriton të shpallet hero i Kosovës, Gjenerali ynë i famshëm Ramush Haradinaj hero i gjallë i Kosovës që po dergjet absolutisht pa të drejt tani sa kohë në burgjet Hagës pa asnjë ndihmë nga qeveria, sy shqiponja gjeneral Nasim Haradinaj zëvendëskomandant dhe Anton Çuni komandant i njësitit Delta, që ishin tok se bashku në betejën e lavdishme të Koshares. Pse ore ju të uruar krijoni paradokse të pa nevojshme për dëshmorët e kombit për interesa të ngushta politike. Pse po mundoheni ti ndani dëshmorët për se vdekuri në krah dhe parti të ndryshme për interesa thjeshtë partiake? Pse po shkelni më të dy këmbët në gjakun e dëshmorëve të kombit. Ata janë të pa ndashëm për sot e mot ashtu si vdiqën se bashku ashtu do të jenë të pavdekshëm për tërë historinë sa të jetojë ky komb. Ata nuk vdiqën për parti politike por dhanë jetën për atdhe për ta dëbuar serbin njëherë e mirë nga toka shqiptare. Po ua them edhe këtë se duke e njohur në shpirt Xhemajl Fetahun (Xhemen) e lavdishëm të jeni të bindur që jo që do të pranonte një gjë të tillë ndasie por më gjithë mend do e pështynte në fytyrë secilin që do mendonte për ti ndarë luftëtarët e lirisë, veteranët e luftës. Mos po mendoni ju që gjaku i këtyre dëshmorëve ishte ujë? apo ti kthehemi pyetjes çfarë bëtë ju për veteranet, invalidët e luftës mos të flasim për familjet e dëshmorëve që gjenden skajshmërisht të varfër dhe pa asfare përkujdesje. Pse nuk e shtroni pyetjen vetes suaj sa veteran të luftës bënë vetëvrasje dhe për çfarë shkaqesh ?. Sa u kujdesët ju për këta djem të kombit përpos që të koka varrit të tyre i vendosët nga një pocerrkë. A merret kush më këto punë dhe çfarë mbrojtje institucionale kanë ata sot. Sa veteran të luftës u detyruan ta lënë atdheun e tyre nga injorimi, mospërkrahja, etiketimi i dëmshëm, dhe total i panevojshëm. Krejt në fund ju them se nuk anojë nga asnjë krah politik dhe dashuria e pafund për kombin më shtyri ti shkruaj këta rreshta ndoshta të pa pëlqyer për dikë por qe sot janë më se të domosdoshëm për kohën të cilën po e jetojmë.
Hasan dhe Lajde Blakaj 26 nëntor Stockholm
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi