Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvendi i Kosovës seancë solemne për Ramush Haradinajn

Shko poshtë

Kuvendi i Kosovës seancë solemne për Ramush Haradinajn Empty Kuvendi i Kosovës seancë solemne për Ramush Haradinajn

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 30, 2012 9:19 pm

Kuvendi i Kosovës seancë solemne për Ramush Haradinajn


Kuvendi i Kosovës seancë solemne për Ramush Haradinajn Largea_2012_11_30_seanca1354291882
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot një seancë solemne me rastin e lirimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Tribunali i Hagës. Më këtë rast Haradinaj tha se kjo fitore është e gjithë Kosovës dhe që sipas tij është me rëndësi që Kosova të shënoj fitore në etapat vijuese. Ai është zotuar për nj bashkëpunim me të gjithë spektrin politik të vendit.

“Ju siguroj se do të jem shumë i kujdesshëm që të punoj me gjithë ju, që të krijojmë kualitet sa më të mirë në vendin tonë, në demokraci, fuqizim të shtetit, në të gjitha temat që e preokupojnë qytetarin e vendit”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka falënderuar Parlamentin, Kryeministrin dhe qytetarët për pritjen që i është bërë me rastin e lirimit të tij.

Ai tha se kriza globale ka ndikuar në zhvendosjen e interesit të faktorëve ndërkombëtare nga Kosova dhe vendet e rajonit, por Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe NATO.

“Ne si Kosovë, ndonëse shtet i ri e shoqëri e re, na takon një rol që të mundemi në këto procese ta kryejmë pjesën tonë. Unë do të mundohem të punoj, që të gjitha punët e mira që janë bërë me i dërguar përpara dhe të gjitha sfidat me i zgjidhë së bashku”, tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot është pritur edhe nga presidentja , Atifete Jahjga dhe kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi