Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbi 33 mijë shqiptarë të Kosovës festuan në Shqipëri

Shko poshtë

Mbi 33 mijë shqiptarë të Kosovës festuan në Shqipëri Empty Mbi 33 mijë shqiptarë të Kosovës festuan në Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 01, 2012 1:11 pm

Mbi 33 mijë shqiptarë të Kosovës festuan në Shqipëri


Mbi 33 mijë shqiptarë të Kosovës festuan në Shqipëri Largea_festimet301354311675
Mijëra automjete të mbuluara me flamujt kombëtarë dhe këngët patriotike kanë kaluar kufirin për në Shqipëri të mërkurën. Nuk ishin të paktë kosovarët të cilët ia mësynë Shqipërisë, në shënim të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Shumë prej tyre kishin planifikuar të shkonin dy ditë më herët, ndërsa nuk ishin të paktë ata që morën rrugën më 28 nëntor për të festuar në Vlorë e Tiranë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, qarkullimi i personave në këto ditë feste për në Shqipëri dhe anasjelltas ka qenë mbi 60 mijë veta.

“Numri i personave që kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë nga data 26 nëntor është 33 mijë e 959 në dalje të Kosovës për Shqipëri, në pikën kufitare në Vërmicë, ndërsa në hyrje të Republikës së Kosovës është 27 mijë e 902, pra gjithsej në këtë periudhë kohore qarkullimi i njerëzve ka qene 61 mijë e 861 persona”, bën të ditur Zyra e informimit e Policisë së Kosovës.

Ndërsa autoritetet në Shqipëri kanë bërë të ditur se vetëm për 24 orë, mes datës 27 dhe 28 nëntor, nga 5 pikat e kalimit kufitar të Kukësit kanë hyrë në territorin e Shqipërisë më shumë se 10 mijë shtetas kosovarë dhe rreth 5 mijë automjete.

Ndërkohë, sipas tyre, mijëra shqiptarë të Maqedonisë, nga Struga, Ohri, Shkupi, Tetova dhe Gostivari kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Thanës, për të udhëtuar drejt Vlorës. Sipas të dhënave zyrtare në doganën e Qafë-Thanës, nga orët e para të mëngjesit të së mërkurës kanë hyrë së paku 4 500 shtetas me 1 800 mjete nga Maqedonia. Për të përballuar fluksin e lartë në këtë doganë, policia kufitare kishte marrë masa shtesë duke rritur numrin e sporteleve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi