Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbi 10 mijë serbë pajisen me letërnjoftim të Kosovës

Shko poshtë

Mbi 10 mijë serbë pajisen me letërnjoftim të Kosovës Empty Mbi 10 mijë serbë pajisen me letërnjoftim të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 11:14 pm

Mbi 10 mijë serbë pajisen me letërnjoftim të Kosovës



Mbi 10 mijë serbë pajisen me letërnjoftim të Kosovës Etr5-490x320


Nga Express

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka pajisur rreth 10500 qytetar të komunitetit serb me letërnjoftim të Republikës së Kosovës. “Gjithashtu është e një rëndësie të veçantë se MPB-ja në mënyre që të ofrojë shërbime sa më të mira dhe profesionale për qytetarët ka hapur Qendrat e Regjistrimit Civil në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe është duke bërë përgatitje edhe për hapjen e Qendrave të reja në përputhje me procesin e decentralizimit”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministria e Punëve të Brendshme me këtë rast fton qytetaret e Republikës së Kosovës të aplikojnë dhe të pajisen me dokumente identifikimi dhe të votojnë me këto dokumente në zgjedhjet lokale qe po afrohen.

“Gjithashtu ju informojmë se Qendrat e Regjistrimit Civil ende punojnë me orar të zgjatur prej orës 08:00-19:00 prej të hënës deri të premten dhe të shtunave prej orës 08:00 – 16:00. Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu zotohet se do të vazhdojë të përmirësoje punën në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetareve”, thuhet në këtë komunikatë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi