Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ibrahim Rugova ishte një prej figurave më të mëdha të shekullit shqiptar

Shko poshtë

Ibrahim Rugova ishte një prej figurave më të mëdha të shekullit shqiptar Empty Ibrahim Rugova ishte një prej figurave më të mëdha të shekullit shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 03, 2012 1:25 am

Ibrahim Rugova ishte një prej figurave më të mëdha të shekullit shqiptar


Ibrahim Rugova ishte një prej figurave më të mëdha të shekullit shqiptar Largea_homazhet-ldk11354451068
Me rastin e ditëlindjes së presidentit historik, Ibrahim Rugovës, kryesia e LDK-së të dielën bëri homazhe tek varri i tij si dhe vizitoi familjen e presidentit të ndjerë Rugova. Vizitë dhe homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova, bëri dhe presidentja e vendit Atifete Jahjaga, e cila vendosi kurora lulesh pranë varrit të ish-presidentit Rugova.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, tha se presidenti Rugova kujtohet si një president i suksesshëm, i cili ka dhënë kontribut të madh për pavarësinë e Kosovës. Ai po ashtu pohoi se LDK do ta vazhdojë rrugën rugoviane, rrugë kjo e cila sipas tij, është e orientuar në ndërtimin e shtetit me një demokraci dhe liri të mirëfilltë.

Ndërsa Sabri Hamiti tha se ky kujtim lidhet me Rugovën dhe 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Hamiti pohoi se në piedestalet e figurave të mëdha kulturore dhe politike të këtij shekulli të shqiptarëve, hyn edhe Rugova. “Rugova është një prej figurave të mëdha që do të kujtohet në këtë qindvjetësh. Sepse është kreatori i pavarësisë së Kosovës, pa të cilin pavarësia e Shqipërisë e 1912 është gjysmake”, tha ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi