Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rugova: Sot u ndje mungesa e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Shko poshtë

Rugova: Sot u ndje mungesa e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova Empty Rugova: Sot u ndje mungesa e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 10, 2014 11:27 pm

Rugova: Sot u ndje mungesa e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Rugova: Sot u ndje mungesa e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova Nas

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova i cili është pyetur shumë herë për qëndrimin e tij karshi koalicioni e LDK-së me AAK, Nismën e Kosovës si dhe me Lëvizjen Vetëvendosje ka thënë se qëndrimi i tij nuk ndryshon me atë të LDK-së.
"Shumë miq dhe përkrahës të mi më kanë pyetur për qëndrimin tim në lidhje me zhvillimet e fundit rreth formimit të institucioneve dhe koalicionit, fillimisht me AAK dhe Nismën dhe tani edhe më Vetëvendosjen. Si institucionalist dhe anëtar i strukturave të LDK-së, qëndrimi im publik nuk mund të jetë ndryshe pos atij të formuluar nga ana e organeve të partisë, sepse përderisa e kanë legjitimitetin e udhëheqjes duhet që, pavarësisht vërejtjeve personale, të angazhohemi në jetësimin e qëllimeve zyrtarë të partisë”, ka thënë Rugova.
Megjithatë, Rugova ka thënë se si i njeri dhe si intelektual duhet cekur dy gjëra të cilat njëra prej tyre është mungesa e liderit të kësaj partie ish Presidentit Ibrahim Rugova si dhe skepticizmi ndaj qëllimeve finale të Lëvizjes Vetëvendosje.

“ Sot, më shumë së kurrë, në skenën politike të Kosovës, por edhe në forumet partiake të LDK-së, ndihet mungesa e një lideri gjithëpërfshirës, të urtë dhe vizionar siç ishte Presidenti ynë Dr. Ibrahim Rugova. Nën udhëheqjen e një lideri të tillë, LDK asnjëherë nuk do të binte në pozitën që të mos dilte e para në zgjedhje dhe LDK asnjëherë nuk do të lejonte që vendi të futet në situata potencialisht konfliktuoze. Nuk duhet të harrojmë qëndrimin përtej vetvetes të Presidentit në Rambuje, qëndrimin e Presidentit menjëherë pas luftës si dhe zemërgjerësinë dhe urtësinë e tij që t'i tejkalonte sfidat, gjithnjë duke u kujdesur që të ruhet uniteti, qetësia dhe të mos dëmtohet bërthama e popullit tonë. Sot them me plot gojë - President, na mungon më shumë se kurrë.
Kam shumë arsye të jem skeptik ndaj qëllimeve finale të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila edhe më tutje vazhdon ta mohoj të gjithë trashëgiminë politike të Presidentit Rugova. Të gjithë kolegët ne LDK, duhet t'i përkujtojë për slloganin themeltar të LDK-së: Kosova e integruar në BE dhe NATO si dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të. Ky qëndrim është vlerë e LDK-së dhe nuk duhet të cenohet në asnjë mënyrë, pavarësisht sfidës apo tundimit. Raportet me miqtë tanë ndërkombëtarë i kemi trashëgimi të traditës sonë politike dhe emblemë të shpirtit shtetformues të LDK-së. Nëse nuk e ruajmë këtë atëherë jemi LDK vetëm në emër, por jo edhe në vepër.
Të tjerat i dinë zyrtarët aktualisht udhëheqës të LDK-së dhe shpresoj në më të mirën për të gjithë, për Kosovën dhe për LDK-në”, ka thënë Rugova. A.M
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi