Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon

Shko poshtë

Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon Empty Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 25, 2009 6:38 pm

Bregu: Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon

Deklaratë e Zëdhënëses së Qeverisë, Majlinda Bregu për studimin e Bankës Botërore, PNUD dhe INSTAT për Matjen e Nivelit të Jetesës.


Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon Majlinda-bregu
Majlinda Bregu, zëdhënëse e Qeverisë së Shqipërisë.
Në këtë fenomen janë përqendruar këto ditë disa nga periodikët dhe agjencitë më serioze ndërkombëtare si "Forbes", Wall Street Journal" dhe "Reuters", të cilat kanë vënë theksin në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në Shqipëri në një kohë kur e gjithë bota e rajoni është i prekur nga kriza globale.

Tiranë-Banka Botërore, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD dhe Instituti i Statistikave në botimin e Anketës për Matjen e Nivelit të Jetesës, kanë dhënë një panoramë të qartë e të plotë, të një prej fenomeneve më të mprehta ekonomike e sociale të çdo vendi në botë, siç është problemi i varfërisë.
Ky studim ka konfirmuar edhe një herë se varfëria në Shqipëri po vazhdon të shënojë rënie me ritme më të shpejta, krahasuar me vitet më parë. Nga 18.5% që ishte në vitin 2005, sot niveli i varfërisë ka rënë në 12.4% të popullsisë, me një rënie me mbi 35% në vitet 2005- 2008, nga një rënie me 27% që ishte shënuar në periudhën 2002-2005.
Ky studim veç shifrave ka konfirmuar se kanë qenë politikat ekonomike e sociale të ndërmarra nga qeveria, që kanë bërë të mundur që mbi 200 mijë persona të shkëputen nga zinxhiri i varfërisë dhe të bëhen pjesë e rritjes ekonomike të vendit.
Konsumi mesatar për frymë është rritur me 7% që nga viti 2005.
Zonat qendrore e bregdetare janë zonat, të cilat kanë patur një ulje drastike të varfërisë. 10 % e popullsisë në këto zona është e varfër sot në krahasim me 21.2 % të vitit 2005.
Fakti se ka patur një rënie të ndjeshme të varfërisë në zonat rurale, me 47% dëshmon se varfëria nuk është më sot një problem kryesisht rural.
Niveli i lartë dhe i konsoliduar i rritjes ekonomike gjatë këtyre viteve, në 7 %, politikat qeveritare të mbështetjes e vëmendjes ndaj këtij problemi të ndjeshëm, dyfishimi i pensioneve, pagave, asistencës sociale, lehtësirat e të bërit biznes, taksat e ulëta, apo dhe programet e zhvillimit rural, investimeve publike, janë shpjegimi i vetëm i uljes së nivelit të varfërisë nga 18.5 % në 2005, në 12.4 % në 2008 dhe vërtetojnë që reminitancat nuk janë më primare si dikur në zbutjen e varfërisë në vend.
Në këtë fenomen janë përqendruar këto ditë disa nga periodikët dhe agjencitë më serioze ndërkombëtare si "Forbes", Wall Street Journal" dhe "Reuters", të cilat kanë vënë theksin në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në Shqipëri në një kohë kur e gjithë bota e rajoni është i prekur nga kriza globale.
Ky studim, dëshmi e trendit të ndryshimit në Shqipëri, është edhe një dokument i rëndësishëm referimi, jo vetëm statistikor, por dhe orientues për vazhdimin e reduktimit të mëtejshëm të varfërisë, sidomos në zonat malore, ku fenomeni është ende i pranishëm.
Kjo analizë e tipologjisë së varfërisë i ofron qeverisë të dhënat reale të një situate pozitivisht në ndryshim, konfirmimin se politikat e ndërmarra gjatë këtyre viteve kanë qenë të suksesshme dhe nga ana tjetër na orienton drejt një detyrimi: reduktimin e treguesit të varfërisë relative me 70% dhe eliminimin e plotë të varfërisë ekstreme në vend
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon Empty Berisha: Qeveria demokratike i ktheu dinjitetin Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 25, 2009 6:42 pm

Berisha: Qeveria demokratike i ktheu dinjitetin Shqipërisë

“Ne i garantojmë të gjithë atyre që binden se kjo qeveri i ktheu Shqipërisë emrin e mirë, sigurinë, zhduku bandat, vendosi rendin dhe lufton me vendosmëri korrupsionin, këtyre ne u kërkojmë votën, të vazhdojmë këtë ndryshim të thellë e të madh që kemi nisur”, vlerëson kryeministri, dr. Sali Berisha.
Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon Sh_b


Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon Sali-Berisha
Kryeministri Berisha, i angazhuar për zhdukjen e varfërisë në Shqipëri.

Tiranë-Kryeministri Berisha zhvilloi të shtunën një vizitë në komunën e Kasharit, gjatë së cilës inauguroi përfundimin e dy shkollave të reja: shkollës së re 9-vjeçare në fshatin Kashar Qendër dhe shkollën e mesme “Sadik Stavaleci”. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Berisha, vlerësoi lart të arriturat e qeverisë shqiptare në të gjitha lëmit, kulminacioni i të cilës ka arritur me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Me këtë rast, kryeministri Berisha, theksoi se ndërtimi i këtyre shkollave të reja u realizua nga buxheti i shtetit, me një investim me vlerë rreth 1.7 milion euro. Ai thotë se në 4 vjet, arsimi ka pësuar një transformim rrënjësor, në Shqipëri. “Gjatë këtyre viteve, janë ndërtuar të reja ose rindërtuar 1012 shkolla, më shumë se gjysma e shkollave të vendit dhe premtoi se gjatë 4 viteve të ardhshme, do të ndërtohen ose rindërtohen të gjitha shkollat kanë mbetur. Fëmijët shqiptarë”, - thotë Kryeministri - do të mësojnë në shkolla moderne evropiane. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për rezultatet e publikuara nga studimi më i fundit mbi varfërinë, sipas të cilit, brenda viteve 2005-2008, varfëria në vend është ulur nga 18 në 12 për qind. “Kjo qeveri ia doli të nxjerrë nga skamja e varfëria, para së gjithash, duke rritur pagat e pensionet dhe duke krijuar vende të reja pune, jo 10-20 apo 60mijë, por 200 mijë shqiptarë. Unë ju garantoj se me këto investime që kemi bërë, në 4 vitet që vijnë, jo 200 mijë, por, së paku, edhe 300 mijë që kanë mbetur do t’i nxjerrim nga varfëria,” vlerëson Kryeministri Berisha.
Ai tha se mazhoranca do të përdorë të gjithë mbështetjen që Kashari të shpallet bashki, sepse i plotëson të gjitha kushtet për të qenë e tillë. “Unë dua t’ju informoj se në këto 4 vite, ne kemi ndërtuar nga themelet ose kemi rindërtuar 1012 shkolla. Ne kemi rindërtuar nga themelet ose kemi rindërtuar më shumë se gjysmën e shkollave të vendit. Dua t’ju premtoj se gjatë 4 viteve që vijnë të gjitha shkollat e tjera që kanë mbetur ose do të ngrihen nga themelet, ose do të rindërtohen plotësisht. Fëmijët shqiptarë do të mësojnë në shkolla moderne evropiane”, vlerëson Berisha duke shtuar se këto 4 vjet është bërë një transformim rrënjësor të arsimit në Shqipëri.
Nga një maji të punësuarit në ndërmarrje publike marrin pagat e dyfishuara
Një maji po vjen dhe është dita kur ne dyfishojmë pagat e mësimdhënësve. “Ne mbajmë një premtim solemn para fëmijëve tanë, para jush dhe para të gjithë shqiptarëve. Por më 1 maj, nuk dyfishohen vetëm pagat e mësuesve, më 1 maj dyfishohen rrogat e të gjithë nënave e baballarëve tanë në Kashar e mbarë vendin, dyfishohen pensionet e të gjithë atyre që shkrinë mundin, djersën, mendjen dhe muskujt në kooperativat bujqësore dhe fermat. Më 1 maj e tutje, ata do të marrin dy herë më shumë sesa merrnin në vitin 2005. Më 1 maj, infermieret e mjekët e vendit do të marrin dy herë më shumë, sesa merrnin në 2005. Më 1 maj, pensionistët e Shqipërisë në qytete, do të marrin 48 deri në 70 për qind më shumë, sesa merrnin në 2005”, thekson Berisha.
Kreu i Qeverisë shqiptare, Berisha vlerëson se kjo qeveri, brenda tre viteve 2005-2008, ia kishte dalë të ulë varfërinë në vend nga 18 në 12 për qind, se kjo qeveri ia doli të nxjerrë nga skamja e varfëria, para së gjithash, duke rritur pagat e pensionet dhe duke krijuar vende të reja pune, jo 10-20 apo 60mijë, por 200 mijë shqiptarë. “Unë ju garantoj se me këto investime që kemi bërë, në 4 vitet që vijnë, jo 200 mijë, por, së paku, edhe 300 mijë që kanë mbetur do t’i nxjerrim nga varfëria. Së dyti, ky studim kishte një lajm tjetër jashtëzakonisht të gëzueshëm”, vlerëson Berisha, duke shtuar se të gjithë atyre, të cilët binden se Shqipëria, këto 4 vite, ka ndryshuar më shumë, për të gjithë ata që binden se anëtarësimi në NATO është ndryshim historik, të gjithë atyre që binden se investimet në arsim, infrastrukturë janë më të mëdha se në tërë historinë tonë, të gjithë atyre që binden se dyfishimi i rrogave, pensioneve përbën një ndryshim shumë të madh në jetën e shqiptarëve. “Ne i garantojmë të gjithë atyre që binden se kjo qeveri i ktheu Shqipërisë emrin e mirë, sigurinë, zhduku bandat, vendosi rendin dhe lufton me vendosmëri korrupsionin, këtyre ne u kërkojmë votën, të vazhdojmë këtë ndryshim të thellë e të madh që kemi nisur. Vota për mandatin e dytë është votë për pensionet tuaja, është votë për fëmijët tuaja, për shkollat e tyre, për mësuesit e fëmijëve tuaj, është votë për infrastrukturën tuaj. Ne do të inaugurojmë edhe shkollën tjetër dhe në të dyja këto shkolla së bashku, 1700 nxënës të kësaj zone hyjnë në shkolla të reja. T’i gëzojnë, sepse i meritojnë! “, vlerëson Berisha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon Empty Sarkozi, mbeshtetje te forte per Berishen

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 26, 2009 8:56 pm





Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon U1_Berisha-Sarkozi
Berisha dhe Sarkozy
Nga F. Mejdini
Presidenti francez ka deklaruar dje nje mbeshtetje te forte sic tha, per qeverine shqiptare dhe kreun e saj Sali Berisha. Ne pallatin "Elize", Nikolas Sarkozi, falenderoi Berishen per mberritjen dhe e siguroi se integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian eshte i sigurt, madje i afert. Sarkozi nxiti qeverine shqiptare te dergoje aplikimin per vend kandidat te BE, sa me pare, duke theksuar se "nuk do te kete kthim prapa". Kurse nenvizoi se plani per liberalizimin e vizave per shqiptaret, gjen mbeshtetje te palekundur nga Parisi zyrtar, duke rritur shpresat se vendimi per vendin tone eshte ceshtje muajsh.
Sarkozi
Ne pallatin "Elize", Presidenti Sarkozi i shprehu Kryeministrit Berisha mbeshtetjen e fuqishme te Frances per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. "Shqiperia, ne menyre te qarte, do te jete anetare e BE-se dhe nuk ka kthim mbrapa ne procesin e integrimit te saj ne BE", deklaroi Sarkozi. "Franca, - u shpreh Presidenti, - e mbeshtet kandidaturen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne BE. Sarkozi u shpreh se te gjitha arritjet e Shqiperise jane plotesisht te merituara, "pasi asnje vend tjeter sa Shqiperia, nuk ka vuajtur nga nje diktature aq mizore". Kurse premtoi se "qeveria franceze do te punoje dore me dore me qeverine shqiptare dhe ju do te keni gjithmone ndihmen dhe mbeshtetjen tone". Presidenti premtoi dhe mberritjen ne Shqiperi: "Se shpejti do te vizitoj vendin tuaj te mrekullueshem dhe do te shoh nga afer ndryshimet e medha te Shqiperise".
Berisha
Kryeministri yne, theksoi faktin se 96 per qind e shqiptareve e mbeshtet integrimin ne BE dhe vleresoi se kjo ben qe ky proces te jete i vazhdueshem dhe i pakthyeshem. Ketu ai beri dhe nje kujtese: Shqiperia eshte nje vend qe ka vuajtur shume nga mungesa e sigurise nder vite. Duke dale nga nje diktature e eger, eshte nje nga vendet qe e ka vuajtur me shume mungesen e sigurise, ndaj anetaresimi ne NATO ben qe Shqiperia te ndertoje lirine dhe demokracine e saj, duke u ndjere edhe me e sigurt", - pohoi Berisha. Ky eshte nje inkurajim i ri per te vazhduar thellimin e reformave dhe ju siguroj, - vijoi Kryeministri - per vendosmerine e qeverise shqiptare per te vazhduar ne kete rruge. Nga ana tjeter, Berisha pranoi se per realizimin e ketyre dy projekte te medha dhe per t'i ndryshuar faqen Shqiperise, jane ndermarre reforma te thella, shpesh here te veshtira, por shtoi se "kjo ishte rruga e vetme qe shqiptaret te shohin te realizuar endrren e tyre per integrimin ne NATO dhe ate ne BE". Sakaq, Berisha premtoi se qeveria do te beje te gjithe hapat e nevojshem qe zgjedhjet te jene te lira dhe te ndershme.
Koha Jone
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon Empty Berisha: Më 28 prill aplikojmë për në BE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 26, 2009 11:15 pm

Berisha: Më 28 prill aplikojmë për në BE


Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon Sh_b
Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon --28%20prill

Kryeministri shqiptar Sali Berisha tha se më 28 prill do të udhëtojë drejt Pragës për të paraqitur zyrtarisht kërkesën e aplikimit për statusin e anëtares në Bashkimin Evropian. Kryeministri Berisha për median deklaroi, se ftesa e Shqipërisë për të paraqitur zyrtarisht kërkesën për të aplikuar për statusin e BE-së është bërë nga vetë kryeministri i Çekisë, vend i cili ka dhe kryesimin e BE-së. Kryeministri Berisha, këtë rast e cilësoi si moment historik për Shqipërinë dhe nënvizoi: “Ky është moment i një rëndësie përcaktuese në procesin e anëtarësimit të plotë në BE. Vendimi nuk është njëanshëm, por vjen i bashkërenduar me vendin kryesues të kryesisë së radhës së Bashkimit Evropian dhe në bashkërendim me vendet anëtare të BE-së të cilat mbështesin këtë akt e këtë vendim”. Ai tha se gjatë këtyre muajve janë zhvilluar negociata me kancelaritë e vendeve anëtare. “Ne paraqesim kërkesën pasi kemi plotësuar me seriozitetin më të madh kërkesat dhe detyrime që vijnë nga Marrëveshja Internim. Paraqesim kërkesën pasi të gjitha vendet anëtare të BE-së ratifikuan në parlamentet e tyre Marrëveshjen e Asociimstabilizimit mes Shqipërisë e BE-së”, theksoi kryeministri Berisha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon Empty Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha, pas vizitës në Francë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 26, 2009 11:17 pm

Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha, pas vizitës në Francë


Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon Sh_b
Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon --k%20p%20sh

Berisha, pas kthimit nga Franca, ku zhvilloi një vizitë me ftesë të Presidentit Nikola Sarkozy, dha sot në mbrëmje në një konferencë për shtyp.

“Në orët e para të mëngjesit, u ktheva nga një vizitë shumë e rëndësishme që pata në Paris, ku unë shkova me ftesë të Presidenti të Republikës franceze Nikola Sarkozy.

Presidenti Sarkozy më rezervoi një pritje shumë të ngrohtë dhe shumë miqësore. Në këtë takim thellësisht miqësor, diskutuam së bashku mbi projektet e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, reformat e thella të ndërmarra nga Shqipëria për të merituar procesin e integrimit në BE, diskutuam gjerësisht mbi bashkëpunimin bilateral, para së gjithash, në fushën ekonomike, por edhe në atë kulturore, pasi dihet se Shqipëria ka një vokacion të qartë frankofonik.

Ishte një rast i veçantë për mua për t’i shprehur Presidentit Nikola Sarkozy dhe vendit të tij mirënjohjen më të thellë për ftesën dhe mikpritjen e rezervuar, për mbështetjen që i dha Shqipërisë në anëtarësimin e plotë në NATO, në Samitin e Strasburgut. Presidenti Sarkozy, pasi më bëri urimet e tij më të përzemërta për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, pati edhe ai vlerësimin se kjo është vërtet një arritje historike për Shqipërinë. Duke pasur parasysh trashëgiminë jashtë imagjinatës, do shprehej, ju keni kaluar në vështirësi të mëdha, por ia dolët të meritoni anëtarësimin në NATO.

Presidenti Sarkozy do të më garantonte mua dhe mbarë qytetarët shqiptarë se Franca dhe ai personalisht mbështesin plotësisht Shqipërinë në rrugën e integrimit të saj në BE dhe në mënyrë tekstuale, do të shprehej se për ju ky proces është i parikthyeshëm dhe se mbështeste, ndonëse rrethanat janë të njohura, si procesi i Lisbonës, kriza globale, aplikimin e Shqipërisë për statusin e kandidatit.

Presidenti Sarkozy më garantoi plotësisht se do të vizitojë Shqipërinë, premtim të cilin ma kishte dhënë edhe më parë, në takimet që kisha pasur gjatë samiteve, të zhvilluara gjatë këtyre 2-3 viteve të fundit. Ai u kërkoi këshilltarëve të tij më të afërt të përcaktojnë në axhendën e tij vizitën në Shqipëri. I thashë se kjo do të jetë një ditë historike, sepse ju do të jeni presidenti i parë në historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve që do të vizitoni vendin tim dhe dua t’ju siguroj se do gjeni aty ndjenjat më miqësore. Mesazhi që unë do ju përcjell shqiptarëve se ju e konsideroni procesin e integrimit të Shqipërisë të parikthyeshëm dhe vlerësimin e madh që keni për reformat e përpjekjet që ka bërë Shqipëria dhe shqiptarët për të arritur të meritojnë këtë besim, lajmi për vizitën tuaj të ardhshme, të gjitha këto e bëjnë këtë vizitë jashtëzakonisht të frytshme.

Me këtë rast, dua edhe një herë t’i shpreh mirënjohjen më të thella Presidentit Sarkozy për mikpritjen e shkëlqyer që më rezervoi mua e delegacionit tim.

Gjatë qëndrimit në Paris, miku im, që nga vitet ’91 deri më sot, Bernard Kushner, ministri i Punëve të Jashtme të Francës më priti në një takim të veçantë dhe shtroi një drekë. Me shefin e Ministrisë së Punëve të Jashtme franceze patëm një diskutim të zgjeruar si për reformat e rezultatet e tyre në Shqipëri, projektin e integrimit të Shqipërisë në BE, lëvizjen e lirë të shqiptarëve, inkurajimin e biznesmenëve francezë për të investuar në Shqipëri, një diskutim të zgjeruar mbi zhvillimet në rajon. Në takimin me ministrin e Jashtëm të Francës Kushner, unë kam pasur identitet të plotë të pikëpamjeve. Edhe ministrit të Jashtëm i kërkova që të inkurajojë biznesin francez të vijë e të investojë në Shqipëri. Në qoftë se Presidenti Sarkozy më siguroi se në vizitën e tij do të ketë një prani të fuqishme të biznesit Francës që do ta shoqërojë në këtë vizitë, ministri i Jashtëm, siç do të deklaronte para mediave, do të thërriste së shpejti në Ministrinë e Jashtme një grup të gjerë biznesmenësh, me porosinë e veçantë të studiojnë mundësinë e investimeve në Shqipëri. Bernard Kushner mbështet plotësisht, si dhe Presidenti Sarkozy, projektin europian të Shqipërisë, aplikimin e Shqipërisë për statusin e kandidatit, liberalizimin e vizave në përputhje me skedulën dhe plotësimin e kushteve. Ministri i Jashtëm Kushner më premtoi se do të vijë në Shqipëri, ta vizitojë atë.

Unë, gjithashtu, gjatë qëndrimit në Francë pata një takim të zgjeruar me Shoqatën e Bizneseve të Mëdha të Francës, MEDEF. Përreth dy orë, unë paraqita potencialet e mëdha të Shqipërisë për biznesin francez. U tregua një interes i veçantë dhe shpresoj që kjo bisedë e zgjeruar, e cila u dekorua nga dëshmitë që bënë aty biznesmenë francezë, të pranishëm në Shqipëri. Ata bënë një avokaturë të shkëlqyer të kushteve e të mundësive që i ofron Shqipëria biznesit dhe klimës së tij.

Përmasa shumë të mëdha në këtë vizitë patën edhe ekspozetë e mia para mediave më të mëdha franceze. Kanali kryesore i Francës transmetoi ‘live’ intervistën time para Eleezy, sapo dola nga takimi. Kanale të tjera televizive më të fuqishme të informacionit si 24 orë-shi, iTele etj.. morën intervista të zgjeruara, për t’i transmetuar ato, në mënyrë të përsëritur, dhe shpërndarë në të gjitha rrjetet televizive franceze e më gjerë.

Siç e shihni, ishte një vizitë e shkurtër, por aq sa ishte e shkurtër, vizita ime në Francë po aq ishte miqësore, intensive dhe e frytshme. Edhe një herë, shpreh mirënjohjen ndaj mikpritësve të mi, ndaj ambasadorëve, zonjës Daviet, ambasadore e Francës në Tiranë, zotit Aliçka, ambasadorit të Shqipërisë në Paris për punën e mrekullueshme në përgatitjen e kësaj vizite të shkëlqyer.”

Pyetje: Zoti Kryeministër, sipas shtypit të shkruar, thuhet se Kryeministri e ka blerë vizitën në Francë në këmbim të disa helikopterëve. Ç’mund të na thoni për këtë?

Kryeministri Berisha: Ky është trillim i turpshëm i Edi Ramës, i cili nga ora e Bushit, kalon tek shpifje dhe trillime të tilla. Të jeni të bindur se Presidenti Nikola Sarkozy më ftoi mua në Eleezy, para së gjithash e mbi të gjitha, për të shprehur mbështetjen e tij të plotë e totale ndaj këtij vendi, respektin dhe dashurinë ndaj këtij kombi, por edhe një njohje miqësore që kemi. Kjo vizitë u bë në këtë moment, sepse, e vërteta është se jam përpjekur shumë më tepër që Presidenti të vijë në Shqipëri. Unë kam pasur një qëllim, por, meqenëse axhenda e tij nuk e lejon, më ftoi mua që të shkoja. Ndërsa, ky zotëri që çdo sukses të kundërshtarit të tij do ta përjetojë si ferr, si tmerr e si disfatë, pavarësisht se kjo është edhe interesi më i mirë i vendit dhe kombit të tij, përdor në mënyrë barbare median. Ju e dini edhe historinë për lajmin e orës së Presidentit Bush, sesi u dërgua mesazhi që, meqenëse nuk iu bë vizita në bashki, ta nxinte e të bënte një flluskë. Mund të them se edhe kjo është si ‘ora e Bushit bis’.

Pyetje: Trojka evropiane dhe ambasadori i SHBA-ve Uidhers, të shqetësuar për krizën e çështjes së kartave të identitetit, kanë zhvilluar, ditët e fundit, takime me ju dhe kryetarin e PS, zotin Edi Rama. A jeni i prirur ju, zoti Kryeministër, për ta zgjidhur këtë krizë?

Kryeministri Berisha: Kjo krizë ekziston vetëm në mendjen tuaj dhe të Edi Ramës. Jua indukton ai krizat, se ai vetë është në mënyrë permanente në krizë, ndonëse nuk ka asgjë me ju, por me pronarët tuaj, u jep leje ndërtimi. Prandaj ju nxit juve të përdorni terminologjinë e tij. A e dini se ai është në mënyrë konstante në krizë. Edi Rama është ‘non stop’ në krizë. Një njeri në fakultetet mendore normale nuk do të mund të bënte kurrë atë që bëri, që dha 19 leje nga 28 gjithsej, për vete dhe eftimin e tij. Bëni një pyetje se në cilin regjim në botë mund të ndodhte që kryetari i bashkisë, apo kryetari i komitetit ekzekutiv në diktaturë, të merrte vetë apo t’i jepte vëllaut të tij 19 nga 28 leje të dhëna. Vetëm një njeri që po përjeton një krizë të thellë morale, që e ka zeruar moralin dhe normën, mund t’i lejojë vetes të shpërfytyrohet në këtë mënyrë. Imagjinoni veten në një detyrë shtetërore, kur ligji të thotë ‘konflikt interesi’, nuk do të pranoje kurrë t’i jepje më shumë se dy jo njeriut të afërt, por as edhe një shoqeje. Por ai mori eftimin e tij, pa pyetur fare se ç’ndodhte, pa çarë kokën, njëlloj si në plazh publik, kur ishte ministër, se sytë e gjithë shqiptarëve ishin drejtuar nga ajo mbledhje. U tha shqiptarëve ç’më duhet mua se ç’bëj unë. Pra, nuk ka krizë. Për sa i përket problemit, sot kanë aplikuar 17 400 vetë. Megjithatë është e vërtetë që unë kam diskutuar me ambasadorët, është e vërtetë që ne jemi të hapur, përveç variantit që kemi shprehur dhe opozita është e mirëpritur të japë variantet e saj. Ekspertët po diskutojnë për të gjetur rrugët më të përshtatshme.

Pyetje: Ku është PD-ja në përzgjedhjen e listave për kandidatët për deputetë dhe a do të jenë në këto lista emrat e zotit Mustafaj, Biberaj, kush po i përzgjedh?

Kryeministri Berisha: Të shpreh respektin për pyetjen që bërë, por a mund ta anashkaloj faktin kur kolegia jote në këtë sallë, e porositur nga Edvini, do të më pyeste për licencën dhe pronari i edilit do të përgënjeshtronte se nuk kishte aplikuar kurrë për licencën, ndërkohë që ministri të nesërmen nxori të gjitha dokumentet e aplikimit dhe edili bashkë me edvinin kishin ofruar 5 milion. Këtë e thashë pasi duhet të ekzistojë memoria.
Për sa i përket listave, partia ka një statut, ka forume dhe gjithçka do të procedohet sipas statutit të Partisë Demokratike. PDSH është një parti e strukturuar, ka kryesi, Këshillin Kombëtar dhe ju siguroj se gjithçka do të përcaktohet mbi bazën e këtij statuti.

Pyetje: Zoti Kryeministër, duke parë mbështetjen e Presidentit Sarkozy, mund të thoni se kur është data e aplikimit për në BE dhe a keni marrë nga Presidenti Sarkozy premtime për investime konkrete në Shqipëri nga biznesmenë francezë?

Kryeministri Berisha: Data do t’u njoftohet nesër. Sigurisht unë nuk do të shkoj të aplikoj pa ju njoftuar ju dhe nëpërmjet jush qytetarët shqiptarë. Ky është një standard dhe një detyrim i imi dhe do t’ua njoftoj nesër. Sikundër do të ketë një akt të rëndësishëm.
Ndërsa lidhur me investimet, unë mora siguri të plotë nga Presidenti Sarkozy se ai do të inkurajojë fuqishëm biznesin francez të investojë në Shqipëri, madje, do të shprehej, se në vizitën e tij të ardhshme ai do të shoqërohej nga një delegacion i biznesit të fuqishëm francez. Edhe ministri i Jashtëm Bernard Kushner u kërkoi këshilltarëve të tij të planifikimin sa më shpejt një takim të tij personal me biznesin francez, në mënyrë që t’u kërkonte zyrtarisht që të konsideronin në mënyrën më serioze investimet në Shqipëri, t’i njihte me reformat, për të cilat Kushner do shprehej: zoti Kryeministër, keni ndërmarrë me shpejtësi të jashtëzakonshme reforma që janë dëshmuar shumë eficente dhe kanë ndryshuar vendin. Pra, kudo që shkoj një nga qëllimet më madhore ka në thelb inkurajimin dhe grishjen e investitorëve dhe investimeve në Shqipëri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon Empty Kryeministri Berisha ngushëllon familjen Veliaj

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 16, 2009 11:11 pm

Kryeministri Berisha ngushëllon familjen Veliaj



Mesazh ngushëllimi i Kryeministrit Berisha drejtuar familjes së të ndjerit Vehbi Veliaj dhe ekipit të televizionit ALSAT
“Ndarja nga jeta e prindit shembullor, bashkëshortit tuaj të dashur, drejtuesit të talentuar dhe pronarit të televizionit ALSAT , mikut tim Vehbi Velia është një humbje e madhe për ju, për botën mediatike dhe afariste shqiptare, për miqtë e tij në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo që ndodhen.
Familjes do ti mungojë njeriu i tyre më i dashur , mediave shqiptare drejtuesi dhe pronari i talentuar i njërit prej televizioneve më të hapura dhe më të çmuara të botës shqiptare, biznesit një përfaqësues i ndershëm ,i denjë dhe i shquar dhe miqve një mik i çmuar dhe besnik, të cilin nuk do ta harrojnë kurre.
Në këto ditë zie ndaj me ju të dashur familjarë dhe të afërm, bashkëpunëtorë dhe miq të Vehbi Velisë humbjen e thellë, pikëllimin e madh dhe lutem që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar dhe ju të gjeni forcën për të përballuar pikëllimin për këtë humbje të pakompensueshme.
Me respekt;Sali Berisha“
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon Empty Kryetarja e Kuvendit Topalli, ngushëllon familjen Veliaj

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 16, 2009 11:15 pm

Kryetarja e Kuvendit Topalli, ngushëllon familjen Veliaj

Me këtë rast znj. Topalli shpreh ngushëllimet e saja më të sinqerta familjarëve, të afërmve të të ndjerit z.Veliaj dhe stafit të medias Alsat, të cilit ai ishte përkushtuar me shumë pasion dhe vullnet.



Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon TOPALLI
Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Mesazh ngushëllimi i Kryetares së Kuvendit për largimin nga jeta, të Vehbi Veliajt, pronar i televizionit ALSAT.Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli priti me hidhërim lajmin e largimit papritur nga jeta, të zotit Vehbi Veliaj, pronari i televizionit ALSAT.
Me këtë rast znj. Topalli shpreh ngushëllimet e saja më të sinqerta familjarëve, të afërmve të të ndjerit z.Veliaj dhe stafit të medias Alsat, të cilit ai ishte përkushtuar me shumë pasion dhe vullnet.Kryetarja e Kuvendit vlerëson se z. Veliaj ishte një shqiptar i madh, i cili vuri median e tij, në shërbim të interesave kombëtare dhe informimit të drejtë e profesional të publikut shqiptar, në Shqipëri e kudo në botë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon Empty Re: Lajme nga Qeveria e Shqipërisë:Shqipëria e re fuqi ekonomike në rajon

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi