Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme nga Republika e Shqipërisë

2 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 25, 2008 10:49 pm

Përcaktohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor



Lajme nga Republika e Shqipërisë TLajme nga Republika e Shqipërisë 20061107162308bamirtopi_203
Në Tiranë Komisioni i Reformës Zgjedhore ka ndërmarrë ndryshimet e nevojshme ligjore për t'i mundësuar presidentit të Republikës shpalljen e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.


Bashkëkryetari i këtij komisioni Fatmir Xhafaj duke shjeguar ndryshimin tha të mërkurën në mbrëmje se me një dispozitë kalimtare brenda shtatë ditësh nga hyrja në fuqi e ligjit, presidenti Topi, mund të shpallë datën e zgjedhjeve.

Komisioni nuk ka marrë në shqyrtim amendamentet e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokristiane.

Më parë presidenti Topi kish rikthyer në parlament Kodin Zgjedhor pasi, sipas tij, mënyra e formulimit të nenit për shpalljen e zgjedhjeve nuk i krijonte mundësi të zbatonte afatet kushtetuese.

Sipas ndryshimit të ri zoti Topi mund të dekretojë brenda afateve kushtetuese mbajtjen e zgjedhjeve të reja të përgjishme.

Sipas shtypit shqiptar, këto zgjedhje do të mund të mbahen brenda datave 21 dhe 28 qershor të vitit 2009.

Dekreti pritet të miratohet të hënën në parlament. Opozita ka bojkotuar seancat a fundit plenare, duke kërkuar me urgjencë miratimin e kodit.

Ndalohet presidenti i klubit të Elbasanit

Në Elbasan policia ka ndaluar mbrëmjen e së mërkurës presidentin e klubit të futbollit të këtij qyteti Arben Laze. Ai dyshohet se së bashku me disa persona të tjerë është pjesë e një grupi për trafikun e drogës.

Sipas burimeve të prokurorisë së krimeve të rënda të cituara nga media shqiptare, Laze prej kohësh mbahej nën vëzhgim si trafikant droge.

Që prej pesë vjetësh ai drejtonte klubin e Elbasanit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 06, 2009 6:17 pm

Topi: Përpjekjet për ndërhyrje në Drejtësi, pengojnë integrimin në BE

Lajme nga Republika e Shqipërisë Thumbnail.php?file=25topi22_noa_439272153 Presidenti Topi

"Çdo përpjekje apo veprim tjetër, që vjen kundër kësaj filozofie të së drejtës, është cënim i parimeve të shtetit të së drejtës, është pengesë në rrugën e gjatë që Shqipëria ka përpara"

Tiranë, 6 janar 2009 15:59 NOA – Presidenti i Republikës Bamir Topi në një intervistë që i dha sot të përditshmes në Prishtinë, “Lajm”, ka deklaruar se çdo përpjekje për të ndërhyrë në çështjet e gjyqësorit dhe prokurorisë, pengon drejtpërdrejt integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Deklarata e Topit vjen pak ditë pasi BE, OSBE, ODIHR, SHBA, Britania e Madhe dhe organizma të tjera ndërkombëtare, kritikuan fort qeverinë duke e akuzuar se po ndërhyn në çështjet e drejtësisë duke miratuar ligje sipas tyre të papranueshme.

Më poshtë vijon intervista e plotë:
Z. President, më 17 shkurt 2008 u shpall Pavarësia e Republikës së Kosovës. A mund të thuhet se kjo ditë shënon përmbylljen e një pjese të mirë të aspiratave të shqiptarëve?
Unë e konsideroj pavarësinë e Kosovës si ngjarjen historike dhe zhvillimin më të rëndësishme politik të këtij fillim shekulli si për shqiptarët ashtu edhe për rajonin tonë. Aspirata e shqiptarëve për drejtësi, ndaj padrejtësisë historike përmbush më 17 shkurt të këtij viti, duke respektuar vullnetin e lirë të një populli për t’u shkëputur nga zgjedha politike, nga padrejtësia historike dhe nga pamundësia për zhvillim. Aspirata e tyre tashmë është një realitet i pakthyeshëm. Ajo, logjikshëm, po pasohet nga aspirata e tyre drejt euroatlantizmit e cila kërkon kontribut serioz dhe angazhim të përgjegjshëm.
Republika e Shqipërisë në Prill të vitit 2008 mori ftesën për aderim në NATO. Shqipëria përfundimisht po integrohet në familjen, të cilës edhe i përket. Ajo po ecën drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike. Ju lutem, çfarë do të thotë kjo për perspektivën e kombit si tërësi?
Rruga e Shqipërisë drejt integrimit të plotë euro-atlantik u vlerësua pozitivisht nëpërmjet marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO në Samitin e Bukureshtit dhe nënshkrimit të protokolleve të aderimit në Aleancë më 9 korrik 2008 si dhe të procesit të pandalshëm të ratifikimit nga vendet anëtare. Ajo shënon një arritje historike për Shqipërinë, e cila në fakt kërkon më shumë përgjegjësi dhe vendosmëri ndaj detyrimeve që lindin nga anëtarësimi me të drejta të plota në Aleancë. Këto përgjegjësi do t’i shërbejnë zhvillimit të vendit, sigurisë dhe paqes në rajonin ballkanik. Të gjithë shqiptarët, dhe jo vetëm ata, pavarësisht shteteve të rajonit ku jetojnë, janë të interesuar dhe do të kenë më shumë siguri, paqe dhe perspektivë zhvillimi e mirëqenie.
Në proceset që po kalon Shqipëria drejt anëtarësimit në BE duket se ka vështirësi të llojit të vet. Jo rrallë vihen re kritere të dyfishta në raport me shtetet-kandidate, por edhe trajtim më specifik ndaj shqiptarëve nga ana e Brukselit. Si shpjegohet kjo?
Shqipëria ka bërë hapa të dukshme pozitivë në drejtim të partneritetit me Komisionin Evropian. Ky partneritet ndodhet në një fazë përmbyllëse të procesit të ratifikimit të MSA nga vendet anëtare të BE si një vlerësim ndaj standardeve që kërkohen nga Brukseli. Me përmbylljen e këtij procesi, në koordinim me Brukselin, Shqipëria duhet të hedhë hapin e saj të mëtejshëm duke aplikuar për vend kandidat në Bashkimin Evropian. Standardet e kërkuara nga Brukseli janë detyra shtëpie për vendin tonë. Ato janë specifike për çdo vend, por parimet dhe synimet mbeten universale: ndërtimi i një shoqërie demokratike me një ekonomi tregu të qëndrueshme, me një shtet të së drejtës dhe me institucione që funksionojnë duke respektuar Kushtetutën, pavarësinë institucionale dhe ndarjen e pushteteve. A i kemi arritur ne këto standarde? Akoma jo. Duhet më shumë vendosmëri politike dhe transparencë ndaj përmbushjes së detyrimeve dhe standardeve. Megjithatë dëshiroj të rikujtoj se Shqiptarët kanë marrë nota shumë pozitive vlerësimi për rolin e tyre të pazëvendësueshëm civil, bashkëpunues dhe moderator ndaj ngjarjeve të viteve të fundit në rajon. Kjo nuk duhet harruar nga askush.
Ndërkohë në Kosovë është dislokuar misioni më i madh në historinë e Unionit Evropian - EULEX-i. Rrugët që u ndoqën për legjitimimin e këtij veprimi, kanë krijuar konfuzion real në Kosovë. Tendencat që, përmes të ashtuquajturit gjashtëpikësh të Ban Ki Munit, të vijë deri tek ndarja de jure e Kosovës, tashmë janë të hapura. Si do të duhej t'i përgjigjeshin shqiptarët kësaj strategjie të Serbisë dhe aleatëve të saj?
Misioni i Bashkimit Evropian EULEX ka një mandat të përcaktuar dhe të përkohshëm. Konfuzioni i krijuar në fillim u zëvendësua nga nota të tjera të një vlerësimi më realist mbi misionin e sidomos shtrirjen e tij në të gjithë Kosovën, edhe në ato hapësira që konsideroheshin jashtë autoritetit të pushtetit qendror legjitim të Kosovës. Është shumë i rëndësishëm fakti që jo vetëm shtrirja por edhe funksionimi i misionit EULEX, po bëhet në një bashkëpunim të ngushtë të Institucioneve legjitime të Kosovës me Komisionin Evropian dhe me partnerët strategjikë dhe të pazëvendësueshëm të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Reagimet e Serbisë e aleatëve të saj në kundërshtim të fortë ndaj pavarësisë së Kosovës apo me përpjekje për variante ndarjeje zhvlerësohen përballë kulturës shtetformuese që Institucionet legjitime të Kosovës po tregojnë çdo ditë.
Në vitin 2008 projekti i madh i ndërtimit të Rrugës së Kombit (Durrës-Kukës-Prishtinë) ka ecur me hapa të shpejtë, me gjithë ndështrashat e krijuara nga politika dhe segmente të veçanta të saj. Ky projekt, pjesa më e madhe e tij, pritet të përfundojë në qershor të vitit 2009. Ç' rol do të ketë kjo rrugë në zhvillimin ekonomik të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, por edhe në integrimin e brendshëm të kombit?
Rruga Durrës-Kukës-Prishtinë mund të quhet pa mëdyshje arteri kombëtar dhe rajonal. Ky projekt gjigant i zhvillimit do të lidhë jo vetëm dy vendet tona, të ndara padrejtësisht nga politika dhe nga historia, por do të shërbejë për një frymëmarrje të re, të shpejtë, të sigurt drejt bregdetit shqiptar të vendeve të tjera të rajonit. Integrimi i vendeve tona do të vijë nëpërmjet zhvillimit, nëpërmjet rritjes së sigurisë, nëpërmjet lëvizjes së njerëzve me shpejtësinë evropiane, nëpërmjet rritjes së shkëmbimeve tregtare, nëpërmjet ndërtimit të politikave rajonale. Të gjitha këto qëllime i përmbush ky projekt i madh kombëtar, përfundimi i të cilit do të jetë një ngjarje e shënuar për të gjithë ne, dhe një hap i madh integrues drejt familjes evropiane.
Ka zëra nga një lagje e mirë analistësh, që vlerësojnë se integrimi i shqiptarëve si komb në kuadër të BE-së, do të duhej të kalonte paralelisht me integrimin ndërshqiptar në forma dhe mënyra që nuk bien ndesh me filozofinë politike të BE-së. Një pjesë arsyetojnë formimin e një tipi të Komunuelthit shqiptar (Arber Xhaferi etj), ndërkaq të tjerë preferojnë dhe argumentojnë arsyeshmërinë e formimit të federatës shqiptare. Si e shihni ju këtë proces integrimi?
Ashtu siç e përmenda më lart, Shqipëria ka një kontratë të rëndësishme me Bashkimin Evropian. Hapat që ajo bën çdo ditë në përmbushjen e kësaj kontrate vëzhgohen nga Brukseli dhe mbështeten ose korrigjohen për të shkuar në drejtimin e duhur, drejt një demokracie perëndimore. Bashkimi Evropian ka ndërtuar një strategji integrimi për të gjitha vendet e rajonit. Shqipëria dhe Kosova janë bërë pjesë e kësaj rrjedhe integruese dhe pavarësisht shpejtësisë me të cilën ato lëvizin në këtë drejtim, janë së bashku dhe do të jenë së bashku brenda këtij institucioni të rëndësishëm. Të bëhesh pjesë e një procesi do të thotë të pranosh qëllimin e këtij procesi. Qëllimi i integrimit në thelb është zhvillimi, paqja, siguria, mirëqenia, bashkëpunimi dhe bashkëjetesa, është kontributi i të gjithëve për një qëllim të përbashkët. Shqipëria dhe Kosova, ashtu edhe të gjithë shqiptarët që banojnë në rajonin tonë, janë së bashku drejt këtij qëllimi dhe do të gëzojnë së bashku suksesin e tij.
Shqiptarët kudo që jetojnë, Ju shikojnë si një figurë që ka mundësi reale t' i kontribuojë unifikimit të spektrit politik shqiptar. Çfarë mund t' ju premtoni atyre, gjithandej, se do te arrini të bëni në vitin që po vjen në dobi të përmirësimit të imazhit të kombit tonë?
Detyrimi im si Kryetar Shteti dhe si garant i Kushtetutës është pjesë e betimit tim jo vetëm institucional, por edhe moral dhe civil. Jam shumë i vendosur të kontribuoj për pluralizmin politik dhe harmoninë e këtij pluralizmi, si themel shumë i rëndësishëm i demokracisë. Spektri politik shqiptar ndodhet i unifikuar drejt qëllimit të përbashkët, integrimit euroatlantik. Sa më shpejt të lëvizim drejt këtij qëllim, aq më shumë vlerat historike, kulturore dhe tradita e kombit tonë do të zënë vendin që meritojnë. Promovimi i imazhit dhe i potencialeve të Shqipërisë ka qenë vazhdimisht në krye të axhendës së çdo takimi a vizite që kam realizuar brenda e jashtë vendit. E gjatë këtij impenjimi intensiv, jua them hapur, Kosova ka qenë pjesë e pandarë.
Vëzhguesit e paanshëm, po edhe opinioni ka veneruar një lloj apatie, ose thënë më butë, angazhim të mangët të diplomacisë shqiptare dhe mungesën e koordinimit të punëve me "diplomacinë" e brishtë të Kosovës në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe kombit shqiptar, sidomos pas 17 Shkurtit, kur diplomacia serbe qe hedhur në ofensivë. A ndjejnë farë përgjegjësie për këtë instancat përgjegjëse të Republikës së Shqipërisë?
Sapo ju tregova për impenjimin konkret të Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe kam besimin se edhe institucionet e tjera kanë qenë aktive. Ky impenjim nuk është zvogëluar aspak pas 17 shkurtit sepse edhe procesi i njohjes së shtetit të Kosovës është një proces që vazhdon dhe nuk ka patur lëkundje apo apati në qëndrime e veprime. Jo gjithçka bëhet publikisht e me zhurmë mediatike, e rëndësishme është që ky proces vazhdon në mënyrë konstante.
A ndërlidhet kjo mungesë e veprimit aktiv të diplomacisë me ngjarjet e brendshme, sidomos me tragjedinë e Gërdecit?
Nuk ka asnjë lidhje mes të dyjave.
Si i komenton Presidenti pasojat që mund të shkaktojë ndërhyrja e politikës në punët e Gjyqësorit, respektivisht Prokurorisë, sidomos në procesin e ndriçimit të tragjedisë së Gërdecit, që u përjetua rëndë në gjithë hapësirën shqiptare.
Në kuadrin e aspiratave të mëdha që Shqipëria ka për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, forcimi i shtetit të së drejtës dhe përmirësimi i veprimtarisë së sistemit të drejtësisë është, padyshim, një sfidë me rëndësi historike për ne. Në një vend si Shqipëria, ku koncepti i vërtetë i drejtësisë dhe institucioneve të saj ka munguar për një kohë të gjatë, ndërtimi i shtetit të së drejtës dhe parimeve demokratike të qeverisjes, ndarjes së pushteteve dhe krijimit të një mentaliteti të ri në ushtrimin e pushtetit, është një përpjekje që kërkon kohë, energji dhe vullnet, kërkon maturi dhe largpamësi. Unë vlerësoj se forcimi i një pushtetit gjyqësor të pavarur dhe i një sistemi drejtësie funksional është një sfidë e përbashkët e tre pushteteve, legjislativ, ekzekutiv dhe atij gjyqësor, është një sfidë e aktorëve dhe faktorëve politikë dhe profesionalë, është një sfidë e të gjithëve. Ajo që kërkohet, është që secili të realizojë dhe përmbushë detyrimet e tij, sa më mirë, në kohë dhe me korrektesë kushtetuese dhe ligjore. Ajo që kërkohet është që secili të respektojë ndarjen e pushteteve, të respektojë institucionet e shtetit ligjor, të respektojë pushtetin gjyqësor dhe vendimet e tij. Ajo që kërkohet është garantimi i standardeve demokratike të dhënies së drejtësisë. Shteti ligjor ndërtohet me vendosmëri për të respektuar Kushtetutën, ligjin dhe vendimet e dhëna në emër të tyre. Çdo përpjekje apo veprim tjetër, që vjen kundër kësaj filozofie të së drejtës, është cënim i parimeve të shtetit të së drejtës, është pengesë në rrugën e gjatë që Shqipëria ka përpara.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 06, 2009 6:19 pm

Riparohen defekteve elektrike në zonat e bllokuara



Tiranë, 6 Janar, 12:45, NOA - Riparohet pjesa më e madhe e defekteve në linjat e transmetimit 35 kilovolt, në zonat veriore e juglindore të vendit, si pasojë e motit të keq dhe të ftohtit.

Grupet e gatishmërisë së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, rregulluan 4 fidrat në linjën e fshatrave të Librazhdit, në Koman-Vau i Dejës, Zejmen-Lezhë, si dhe 2 fidra në Velipojë-Plazh.

Ndërkaq, vazhdon puna në fshatrat e largët të Shkodrës. Grupet e rregullimit të avarive janë në gatishmëri për eliminimin në kohë të shkurtër të defekteve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 06, 2009 6:20 pm

Shpërthim në Poliçan

Tiranë, 6 Janar, 11:50, NOA - Shpërthimi i ndodhur në Poliçan, me një të vdekur e një të plagosur, ka detyruar Ministrinë e Mbrojtjes që të reagojë. Gjatë një konference për shtyp të pak minutave më parë, ministria është shprehur në lidhje me incidentin e ndodhur në Poliçan.

Sipas zëdhënëses së kësaj ministrie ngjarja ka ndodhur në orën 8.10 të mëngjesit të sotëm jashtë mureve të Poligonit. Po sipas ministrisë punonjësit ndezën zjarr me mbeturina dhe si pasojë ka shpërthyer një djegore e kalibrit 57 milimetër.

Nga shpërthimi në qytetin e Poliçanit humbi jetën punonjësja e uzinës së çmontimit Suzana Kadiu 50 vjeçe dhe u plagos Adriatik Hysenbelliu.


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Tue Jan 06, 2009 6:24 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 06, 2009 6:21 pm

Nisen grupe mjekësh drejt zonave të bllokuara nga bora




Tiranë, 6 Janar, 10:35, NOA -Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka nisur grupe kontrolli në disa zona të thella, që janë të izoluara me synimin pasjen nën kontroll të gjendjes shëndetësore të banorëve.

Sipas të dhënave që vijnë nga grupet e shpërndara në terren, rezulton se gjendja e qendrave shëndetësore për furnizimin me medikamente nuk paraqet probleme.

Ndërkohë që Instituti njofton se ka marrë masa për mbulimin e zonave të thella me mjekë. Për këtë, duke qenë se ka pasur vështirësi në disa zona të pambuluara me mjekë, problemi është zgjidhur me vënien në dispozicion të mjekëve të komunës më të afërt.

Grupet e kontrollit janë nisur në komunat e Shkodrës, Dibrës, Tropojës për të parë nga afër nevojat e qendrave shëndetësore në këtë situatë emergjente, për përballimin e së cilës është ngritur tashmë një shtab emergjence nga qeveria.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Shperthim ne Polican, vdes punetorja

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 08, 2009 2:42 am

Shperthim ne Polican, vdes punetorja
Lajme nga Republika e Shqipërisë U1_Polican
Nga Eriola Hazizolli
BERAT- Tragjedia e Gerdecit perseritet me nje shperthim tragjik, ne Uzinen e Armeve ne Polican. Suzana Kapxhiu, punonjese e Kombinatit, ka vdekur ndersa ngrohej gjate djegies se mbeturinave ne repartin ku se shpejti, do te niste procesi i demontimit te armatimeve dhe municioneve, kurse kolegu i saj, Adriatik Hysenbelliu, mbeti i plagosur. Qyteti eshte perfshire nga nje panik pas eksplozionit qe ndodhi rreth ores 08:10 te mengjesit te djeshem, vetem pak minuta pasi kishte nisur puna e perditshme. Por nderhyrja ne kohe e stafit te sigurise dhe drejtuesve, normalizoi situaten e krijuar, ndersa pas hetimit te kryer ka rezultuar se shkak, ishte bere nje pakujdesi gjate ndezjes se zjarrit. Nje djegore gjendej mes mbeturinave dhe shperthimi i saj, ka shkaktuar tragjedine.
Ngjarja
Incidenti ka ndodhur vetem tre jave pas operacionit te shperthimit te kontrolluar te 113 kg agjenteve kimike te rrezikshem ne uzine. Suzana Kapxhiu ka pastruar mbeturinat luftarake ne nje prej ambienteve, prane Repartit C. Me pas punonjesit i kane nxjerre jashte ambienteve dhe kane ndezur nje zjarr, me qellim djegien e tyre, pa i kontrolluar me pare se cfare kishin brenda. Drejtues te uzines u shprehen se ndezja e zjarrit eshte kryer ne kundershtim me rregulloren, pasi ka qene e ndaluar rreptesisht. Por ky gabim njerezor, pak pasi kishte kaluar ora 08:00 e mengjesit, ka sjelle nje shperthim trondites. Brenda pak sekondave, punonjesit jane shokuar dhe kane pare kolegen e tyre, Suzana Kapxhiu te pergjakur, ndersa ishte goditur nga predha. Pak metra me tej edhe Adriatik Hysenbelliu, i cili kishte marre plage me te lehta. Mjeket thane se dergimi ne spital i nenes se dy femijeve ishte i kote, pasi vdekja ka qene e menjehershme. Kurse per 44 vjecarin Hysenbelliu eshte dhene mjekimi i menjehershem dhe me pas ai eshte kthyer ne banesen e tij. Dje ka qene edhe dita e dyte e punes ne Uzinen e Policanit per vitin 2009.
Hetimet
Te paret qe kane dhene alarmin ishin gjashte punonjesit e demontimit ne repart. Por temperaturat e uleta kane bere qe ata, te marrin nje vendim per ndezjen e zjarrit dhe me kete rast djegien e mbeturinave. Per kete qellim kane sherbyer arkat e drunjta, qe 45-vjecarja i ka hedhur ne zjarr. Prane zjarrit mesohet se jane afruar per t'u ngrohur dhe pese punetoret e tjere te repartit. "Ne kete moment degjuam nje shperthim te fuqishem, qe ka ardhur nga vatra e zjarrit", kane rrefyer punetoret pas marrjes ne pyetje nga policia dhe grupi hetimor i Ministrise se Mbrojtjes. Per pasoje ka humbur jeten 45-vjecarja Kapxhiu, kurse ekspertet vleresuan se kishte shperthyer nje djegore, qe nuk u vu re nga punonjesit. Mjeket konstatuan plage ne koken e viktimes, kurse Hysenbelliu ka pasur demtime ne fytyre. Menjehere pas ngjarjes, eksperte te Policise se Qarkut te Beratit kane mberritur ne uzine dhe ne ambientet e jashtme eshte vendosur nje postbllok ushtarak. Askush vec drejtuesve te uzines, nuk eshte lejuar te futet ne mjediset e saj per ore e ore te tera, nderkohe qe ne pyetje jane marre te gjithe punonjesit e repartit. Ngjarja eshte cilesuar aksidentale dhe si pakujdesi e vete punonjesve, qe nuk duhet te kishin ndezur zjarr ne ambientet e uzines.
"Zjarrin e ndezem se kishim ftohte, nuk e menduam te keqen"
Adriatik Hysenbelliu, i mbijetuar nga shperthimi i djeshem ne Polican, pohoi per gazeten "KJ" se te gjithe punonjesit e ketij reparti jane te specializuar per demontimin e municioneve. Prane ketij reparti, pritet te nise me intensitet procesi i demontimit, i cili aktualisht behet vetem me pak punetore. "Puna ka nisur ne mengjes, me pastrimin e repartit nga pjeset e ngelura prej demontimit. I zhvendosem jashte me qellim heqjen nga punonjesit e pastrimit", rrefen 44 vjecari. Por duke mos perballuar te ftohtin dhe nga mungesa e kushteve, punonjesit kane vendosur te ndezin nje zjarr me qellim ngrohjen me derrasat e arkave dhe mbetjet e demontimit. "Nuk di si ta shpjegoj ndezjen e zjarrit ne ato kushte", vijon ai, ndersa ka qene ne dijeni te rregullores se uzines. "Askush nuk e mendonte se ne arkat e municioneve, do te kishte ngelur nje djegore, pjese e pashperthyer nga demontimi", shpjegon Hysenbelliu. Aty prane kane qene edhe kater persona te tjere, punonjes ne repart. "Mua me kapi nje cifel ne fytyre dhe pas mjekimit jam mire. Me vjen keq per kolegen", shprehet 44-vjecari. Edhe punonjesit e tjere kane rrefyer se jane gjendur ne befasi. Deshira per t'i shpetuar te ftohtit ka kushtuar shtrenjte, ndersa per fat te mire incidenti ka ndodhur ne ambientet e jashtme.
"Punetoret thyen rregullin, por s'punon kaldaja e ngrohjes"
Ne nje prononcim per median, kryeinxhinieri i Uzines Mekanike, Adrian Spaho, pohoi se punonjesit e repartit jane te specializuar dhe punojne prej kater vitesh ne demontim. Po keshtu Ministria e Mbrojtjes, ka deklaruar se ngjarja ishte aksidentale dhe se kishte ndodhur jashte ambienteve te uzines. Spaho pranoi se ne rregulloren e uzines eshte e ndaluar kategorikisht ndezja e zjarrit, por e justifikon faktin se punetoret punojne ne kushte te veshtira, ku brenda nuk funksion me si me pare, kaldaja per ngrohje. "Ne keto kushte, ku temperaturat shkojne ne 0 grade, punonjesit gjeten menyren per t'u ngrohur, gje e cila i kushtoi shume", shpjegon kryeinxhinieri.
Uzina Mekanike e Policanit u inspektua nga ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, qe ne ditet e para te emerimit ne kete post. Gjate inspektimit ai deklaroi, se uzina ka ambientet e duhura per zhvillimin e ketij procesi. Se shpejti ne kete uzine do te nise edhe demontimi masiv i municioneve.
Brace: Te sigurohen kushtet per punonjesit
Vdekja tragjike e Suzana Kapxhiut pas shperthimit ne uzine, ka vene ne levizje edhe autoritetet vendore te Policanit. Per ngushellime ne familjen Kapxhiu kane qene edhe deputeti socialist i Qarkut te beratit, Erion Brace dhe kryebashkiaku Adriatik Zotkaj. "Nuk duhet t'i kthejme syte nga ky qytet vetem kur ka tragjedi. Kushtet per demontim jane te mira, por nuk ka kushte per punonjesit", deklaroi deputeti socialist, qe kerkoi marrjen e menjehershme te masave. Bashkia e Policanit mesohet se ka ofruar ndihme financiare per familjen, me qellim perballimin e tragjedise.

Koha Jone
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 10, 2009 7:16 pm

Soros nëpërmjet fondacionit Besa zhvillon aktivitet kriminal financiar me fitime miliona euro i palicencuar nga shteti shqiptar

Lajme nga Republika e Shqipërisë Paulson-l Soros nëpërmjet fondacionit Besa zhvillon aktivitet kriminal financiar me fitime miliona euro i palicencuar nga shteti shqiptar






Rrjeti Soros zhduk nga qarkullimi gazetën SOT duke e blerë në të gjitha pikat e shitjes
Lajme nga Republika e Shqipërisë Gaz-sotDitën e Enjte, dt. 8 Janar 2008, me urdhër të drejtuesve të Fondacionit Soros u ble i gjithë tirazhi i gazetës SOT në të gjitha pikat e shitjes në Tiranë. Që në orët e para të mëngjesit, lexues të shumtë morën në telefon Redaksinë e Gazetës Sot për të pyetur se çfarë kishte ndodhur me gazetën Sot që ishte mbaruar kaq shpejt dhe ku mund të gjenin ndonjë kopje të saj. Për këtë arsye, stafi teknik i gazetës mori kontakt me shitësit të cilët deklaruan që disa persona kishin shkuar dhe kishin blerë të gjithë tirazhin. Pas investigimit që redaksia bëri gjatë mesditës rezultoi që kjo blerje ishte kryer nga stafi i rrjetit të Soros Tiranë për të zhdukur nga qarkullimi shkrimin “Soros nëpërmjet fondacionit Besa zhvillon aktivitet kriminal financiar me fitime miliona euro i palicencuar nga shteti shqiptar”.
Pas shumë denoncimeve të gazetës Sot gjatë muajit Nëntor dhe Dhjetor 2008 mbi skemat mafioze dhe korruptive të rrjetit Soros në Tiranë dhe spinoff-eve të tyre të tipit G99, MJAFT, Instituti Agenda, Instituti i Medias, Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, etj., Veliaj, Mazniku, Ekonomi, Lani, etj. u detyruan të fshinin faqet online që vërtetonin skemat e tyre të paligjshme kriminale mafioze. Po ashtu që në Nëntor 2008 faqja zyrtare online e Gazetës Sot u godit nga hakera me qendër në Holandë për të mos lejuar publikimin online të të dhënave mbi skemat mafioze të Ramës dhe Velisë. Por dje, blerja e të gjithë tirazhit të gazetës Sot në pikat e shitjes tregon se ç’përmasë absurde ka marrë virusi i frikës në strukturat e Soros Tiranë.
Gazeta Sot ka arritur të trondisë nga themelet të gjithë Mafien Shqiptare Soros sepse ka hedhur dritë mbi errësirën e skemave të tyre mafioze financiare që kanë shkelur ligjet fiskale, penale, civile, administrative të Republikës së Shqipërisë. Mafia Soros e Tiranës ka kryer shumë veprimtari të paligjshme gjatë 17 viteve të tranzicionit në Shqipëri por është hera e parë që këto skema po bëhen publike nëpërmjet një analize të plotë profesionale juridike nga Redaksia e Gazetës Sot. Përgjatë muajit Nëntor 2008 u publikua Pjesa e Parë e Dosjerit të dekonstruksionit të rrjetit mafioz sorosian të Tiranës ndërsa në Dhjetor u publikua pjesa e dytë e tij. Në pjesën e parë të tij demonstrohej manipulimi i Velisë me organizatat jofitimprurëse të krijuara nga Soros ndërsa në pjesën e dytë tregohej loja me biznese të paligjshme familjare të Veliaj & Co që kishin faturuar 5.4 milionë euro, kontribute të shteteve të huaja për shoqërinë civile shqiptare. Në Janar 2009 vazhdon Pjesa e Tretë e Dosjerit e cila tregon një nga pronat e paligjshme Soros në Tiranë: Shoqëria Anonime Besa. Kjo kompani e paliçensuar e cila jep kredi me përqindje nëpërmjet megaspekulimeve financiare me mbështetjen e zyrtarëve të korruptuar shqiptarë ka qarkulluar për llogari të Soros 229 milionë dollarë nëpërmjet 42 mijë kredive për mbi 7 mijë klientë.
Në rast se gjatë pjesës së parë, ushtarët e vegjël të Soros në Tiranë si Veliaj & Co fshinë faqet online, gjatë pjesës së dytë në epideminë e fshirjes apo “korrigjimit” të faqeve online u përfshinë vetë Edi Rama (faqja zyrtare e Partisë Socialiste), Remzi Lani (faqja zyrtare e Institutit të Medias), dhe zyrtarë të tjerë të lartë të rrjetit Soros.
Teknika e re e blerjes së tirazhit të plotë të Gazetës Sot në pikat e shitjes në dt. 8 Janar 2009, tregon krizën e madhe që ka zënë strukturat e Soros në Tiranë. Por ashtu siç dështoi teknika e fshirjes së faqeve online, pasi Gazeta Sot ka të regjistruara në CD të gjitha faqet online e fshira të rrjetit Soros të Tiranës, po ashtu do të dështojë edhe kjo përpjekje e dëshpëruar e spinoff-eve sorosiane për të zhdukur nga qarkullimi median e shkruar që nuk është e kapur prej tyre.
Rasti unikal i gazetës Sot në një shoqëri ku media, ashtu si shumë segmente të tjera të shqoërisë është kapur nga Mafia Soros, demonstron rëndësinë e fjalës së lirë në një shoqëri në tranzicion. Gazeta Sot mbetet sot për sot, i vetmi ishull i lirisë së fjalës përballë mafies sorosiane të ish-strukturave të Sigurimit të Shtetit Komunist që drejtohet nga lustraxhiu Edi Rama apo ish-spiuni Remzi Lani, apo “ushtari i mirë” Veliaj. Duke qenë se tashmë beteja për fjalën e lirë po zhvendoset nga beteja virtuale me hakerat hollandezë të Ramës dhe Velisë, drejt vetë bllokimit të gazetës Sot në pikat e shitjes, redaksia e gazetës ka vendosur të sensibilizojë institucionet ndërkombëtare për sofistikimin e teknikave të mbytjes së fjalës së lirë në Shqipëri nga metastazat e spinoff-eve të Soros. Frika që ka kjo Mafie nga hedhja dritë mbi metastazat e saj kancerogjene që kërkojnë të kontrollojnë dhe helmojnë të gjithë shoqërinë shqiptare, vërteton se sa e dobët është kjo Mafie përballë të vërtetës dhe lirisë së fjalës. Kjo tregon pse Soros ka investuar dhjetëra miliona euro të veta dhe të grabitura nga institucionet ndërkombëtare nëpërmjet spinoff-eve të tij për të kontrolluar median shqiptare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 10, 2009 7:29 pm

Berisha: "Kam 200 milionë dollarë mënjanë për emergjencën"
Vizitë e papritur në Kukës. Kryeministri mburret se e ka arkën plot me para
Lajme nga Republika e Shqipërisë Berisha-kukesKam 200 milionë dollarë mënjanë për çdo rast emergjence, kështu ka siguruar dje Berisha lidhur me mundësitë e qeverisë për të përballuar emergjencën. I pyetur nga mediat nëse e është e gatshme qeveria dhe shtabi i emergjencës që të përballojnë krahas kësaj situate të motit, edhe lëkundjet e mundshme të tërmetit në këto zona, kryeministri u shpreh: “Qeveria është e gatshme të përballet me çdo lloj të papriture që mund të ndodhë. Qeveria ka një buxhet shumë të shëndetshëm dhe në këtë buxhet, qeveria mban gjithmonë një sasi që quhet kontigjencë, që do të thotë para të vendosura mënjanë në buxhet, pa destinacion, por që duhet të përdoren për destinacione të papritura. Për vitin 2009, kontigjenca është rreth 200 milionë dollarë, një fond ky që i lejon qeverisë të reagojë në çdo situatë. Unë uroj të mos kemi as një problem, qoftë edhe minimal në këtë aspekt, por në të kundërt, qeveria i siguron qytetarët se ajo është e përgatitur në çdo rrethanë që të përballet me të papriturat që mund të ndodhin”.
Vizita në Kukës
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, vizitoi sot qytetin e Kukësit.
Kryeministi arriti në Kukës rreth mesditës, dhe u prit nga qindra banorë të zonës në sheshin "Skënderbej" ndonëse vizita e tij ishte e paparalajmëruar.
Berisha ka thënë se vizita e tij është për të përgëzuar drejtuesit vendorë, në lidhje me mënyrën se si i është bërë ballë situatës problematike të shkaktuar nga rreshjet e dëborës , që kanë rënë ditët e fundit.
Ndër të tjera Berisha përmendi edhe median si një ndër kontribueset kryesore të përballimit të situatës problematike të shkaktuar nga moti i keq.
Gjatë vizitës në Kukës, Kryeministri bëri një vizitë edhe në spitalin e këtij qyteti, për të parë nga afër gjendjen e të sëmurëve të shtruar në këtë spital. Kryeministri vlerësoi punën e shkëlqyer të mjekëve të këtij spitali gjatë këtyre ditëve të veshtira për shkak të situatës së krijuar nga dëbora dhe reshjet. “Dua të përgëzoj mjekët e spitalit, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer gjatë gjithë këtyre ditëve. Unë vizitova reanimacionin, ku janë operuar të sëmurë që kanë ardhur nga zona të thella dhe ku marrin të gjitha ilaçet dhe mjekimin e duhur. Pavarësisht nga vështirësitë e dëborës dhe motit të keq, në këtë spital ofrohen të gjitha shërbimet dhe për këtë mjekët meritojnë përgëzimin më të madh”, u shpreh Kryeministri. Kryeministri kërkoi nga strukturat shtetërore që të ruajnë gjendjen e gadishmërisë e të jenë të mobilizuara për të përballuar situatat që mund të paraqiten.
"Duhen bërë të gjitha përpjekjet për të realizuar lidhjen e komunave me rrugët nacionale, veçanërisht për të përballuar rastet emergjente në shëndetësi",- ka thënë Berisha.
Për më tepër kryeministri ka ironizuar në lidhje me kryetarin e opozitës duke thënë "Të vijë këtu Edi Rama e të mësojë si mbahen shkollat e të mos tregojë se ka fjetur një natë në Kala të Dodës".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 10, 2009 7:30 pm

Qeveria i dërgon letër Edi Ramës: "Dështove për Unazën e Madhe"
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, i kërkon bashkisë projektin dhe premton nisjen menjëherë të punimeve
Lajme nga Republika e Shqipërisë OlldashiNjë garë e madhe ka nisur në Tiranë: Kush do ta ndërtojë Unazën e Madhe? Dje Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi i ka nisur një letër kryebashkiakut Rama ku i përsërit zyrtarisht kërkesën për ndërtimin e kësaj vepre të infrastrukturës së Tiranës. Këmbëngulja e Olldashit në strategjinë që qeveria të ndërtojë vetë Unazën e Madhe, duket se ka sjellë një konfikt të ri qeveri-bashki, kësaj rradhe i ndryshëm nga ai i shkatërrimit të mbikalimit të Zogut të Zi, sepse kërkohet, të paktën me deklarata, ndërtimi i i një rruge strategjike për Tiranën. Këtë herë dy institucionet janë përplasur për projektin e Unazës se Madhe të kryeqytetit. Nëpërmjet një letre drejtuar kryebashkiakut Edi Rama, Ministria e Transporteve i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës projektin e Unazës se Madhe për të filluar ndërtimin e saj me fonde të buxhetit të shtetit. Në këtë letër ministri transporteve Sokol Olldashi arsyeton se bashkia ka dështuar në zbatimin e këtij projekti duke kërkuar që zbatimi i tij t'i kalojë qeverisë. "Duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për kryeqytetin ndërtimi i këtij aksi, duke vlerësuar dhe se pamundësia juaj për të realizuar këtë projekt nuk është arsye e mjaftueshme për të mbajtur peng qytetarët e Tiranës, ju kërkojmë të na vini në dispozicion projektin e Unazës së Madhe në mënyrë që MPPTT me fonde të buxhetit të shtetit, të fillojë menjëherë ndërtimin e saj"- thuhet në letrën drejtuar bashkisë së kryeqytetit. Konflikti nisi pak ditë me parë kur kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë shpalli fillimin e punës për Unazën e Madhe, ndërkohë që bashkia reagoi duke thënë se ky ishte një projekt që do të realizohej nga ajo vetë dhe jo nga qeveria. Ndërkaq kryeministri Berisha e paralajmëroi këtë lëvizje disa ditë më parë kur deklaroi se "Qeveria do të bëjë menjëherë disponibël fondin e shpronësimit për Unazën e Madhe të Tiranës, dhe në rast se Bashkia nuk do të ketë financime për ndërtimin e saj, atëherë ajo do të ndërtohet nga buxheti i shtetit". Këtë deklaratë berisha e bëri në mbledhjen e planifikimit të strategjive, ku udhëzoi ministrinë e Transporteve të hapë tenderin për ndërtimin e unazës Tiranës, ndërsa deklaroi se bashkia e Tiranës është institucion i pabesueshëm për kredi pasi mbledhja e taksave prej saj është në gjendje të mjerueshme. Berisha garantoi se qeveria e tij do të akordojë fondin e nevojshëm për shpronësimin. Nga një parashikim paraprak sipas Bashkisë së Tiranës, ndërtimi i Unazës së madhe koston minimalisht 300 milionë euro.Qeveria do të ndërtojë unazën e madhe të Tiranës, në rast se bashkia dështon në sigurimin e kredisë, për shkak të performancës së saj të mjerueshme fiskale. Sipas Berishës, Unaza e Madhe e Tiranës është një domosdoshmëri për qytetin. Ai tha se Bashkisë së Tiranës do t'i ofrohet mundësia për shpronësimin. Shanset e bashkisë për tu bërë e zgjedhëshme për kredi janë minimale, pasi performanca e saj fiskale është e mjerueshme, megjithëse, tha Berisha,- informohem se ka një Departament për mbledhjen e taksave prej 300 punonjësish, aq sa edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Shqipëri. Sipas kësaj performance, llogaritet që ajo të mund ta shlyejë një kredi minimalisht në 125 vjet. Nuk ka institucion bankar dhe institucion financiar që të mund të ofrojë kredi me një afat mbi një shekullor. Ndonëse ne e bëmë ligjin e kredimarrjes së pushtetit vendor, shanset për t'iu akorduar kredia direkt është i pashpresë, tha Berisha. Megjithatë, konform premtimit të dhënë për shpronësimin, duhet të bëjmë menjëherë disponibël fondin e shpronësimit, -premtoi ai. "Sikundër, në rast se bashkia, e cila, sipas vlerësimeve të deritanishme, nuk është e përshtatshme për tu kredituar, pasi nuk jep garanci për faktin e përmendur më sipër, atëherë do ta ndërtojë qeveria. Ministria e Punëve Publike do të marrë përsipër detyrimin sa më të shpejtë për këtë dhe fillimin e punës"- u shpreh Kryeministri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 10, 2009 7:31 pm

Berisha: "Ja vërteta e bisedës me zyrtarin e SHBA për dosjet"
Kryeministri pranon bisedën me nënsekretarin amerikan Frid. Sulm sërish prokurorisë: "Hetimi i Gërdecit nisi mbi teza politike"
Lajme nga Republika e Shqipërisë Berisha_smBerisha sulmon sërish prokurorët e dosjes "Gërdeci" dhe mbron ligjin e dosjeve, pavarësisht rekomandimeve të SHBA dhe KE. “Prokuroria ka hedhur teza politike në fillimet e hetimit për çështjen e Gërdecit të cilat nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveçse të përmbysësh hetimin”- këtë deklaratë kryeministri Berisha re bëri mbrëmë në Tv Klan, kur dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës flisnin për problemet e dy vendeve.
Berisha iu kthye disa herë çështjes së dosjeve dhe prokurorëve, në një mënyrë të tillë, sikur i jepte mesazh presidentit Topi që ta firmosë urgjent ligjin. Presidenti ndodhej dje në Kosovë për vizitë, ndërkohë që ka edhe shtatë ditë kohë për ta dekretuar draftin. Ai ka nisur konsultimet me juristët për bazën kushtetuese të ligjit dhe nuk është shprehur publikisht rreth draftit, por gjithësesi mendimi i tij si politikan ka qenë për hapjen e dosjeve. Sulmi i Kryeministri Sali Berisha ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, si institucion, për dosjen e Gërdecit, bëhet për herë të parë. Ngjarja e rëndë që i mori jetën 26 personave dhe plagosi rreth 300 të tjerë, ndodhi më 15 mars të vitit që kaloi, në Gërdec pranë Tiranës.
Në këtë ngjarje u shkaktuan dëme materiale që kapën vlerën e 18 milionë eurove. I pyetur nga gazetarët për ftohjen e marrëdhënieve me SHBA për shkak të ligjit të dosjeve, Berisha e ka kundërshtuar këtë fakt. "Dëshmi e forcimit te marrëdhënieve me SHBA është vizita e Bush në Shqipëri, firmosja nga presidenti Bush e vendimit të Senatit për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO"- tha Berisha. Duke folur për bisedën telefonike me nënsekretarin e shtetit Frid, Berisha tha se "Kam pasur një dialog të hapur dhe miqësor me qeverinë e SHBA, por në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk harrojmë përmasat e krimit 40-50 vjeçar komunist, në këtë kontekst nuk pres të lavdërohem për një ligj që bën kufizime të përkohshme. Në këtë kontekst, në bisedimet e mia kam dhënë këto garanci: së pari ligji nuk do të përdoret për qëllime politike, të cenuarit do të kenë të drejtën e procesit gjyqësor, do të respektohen standardet e Strasburgut"-tha Berisha. Ai tha se "nuk po shkojmë në drejtësi retroaktive, por ne po bëjmë një lustracion".
Duke iu referuar Gjykatës së Strasburgut, Berisha tha se në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk ka pranuar të gjykojë në themel ligjet e lustracionit. "Kjo, tha Berisha- ka qenë biseda që kam pasur me zyrtarë të lartë të qeverisë së SHBA". Ky kapitull,-tha ai,- nuk do të ishte hapur po të mos ishte përmbysur ligji i lustracionit në vitin '97. "Nuk ka asnjë gjë që të pengojë këtë vend të ndahet nga ai krim që është më i madh se në vendet e tjera lindore. Nuk mund të flejë kombi mbi varrezatv e të gjallëve, ata që janë gjallë duhet të zbardhin të vërtetën, kanë dijeni të plotë Ramiza Alia dhe Nexhmije Hoxha"-deklaroi Berisha. "Të ndahemi nga krimet e atij sitemi është një detyrim madhor moral"-tha ai. Duke folur për prekjen nga ligji të prokurorëve të dosjes "Gërdeci", Berisha tha se "Shqipëria ka 800 gjykatës dhe prokurorë, nga të cilët janë vetëm një përqindje e vogël që kanë pasur lidhje me diktaturën, që kanë urdhëruar ekzekutime dhe vrasje në kufi"-tha Berisha. Duke sulmuar Zamir Shtyllën, drejtuesin e hetimeve për tragjedinë e Gërdecit ai tha se "Nuk është vetëm ky prokuror që ka zvarritur njerëzit e lidhur në tela me gjemba, por kush ka dyshime le të sjellë ekspertë dhe të monitorojë këtë dosje".


*************************************************************
Ministrat dhe familja Berisha të përfshirë në aferën e Gërdecit

Hetimet për tragjedinë e Gërdecit janë regjistruar në datën 15 mars vetëm pak minuta pasi ndodhi shpërthimi në fabrikën e demontimit të municioneve. Që në fillim të hetimeve organi i akuzës evidentoi personat që ishin të përfshirë në këtë tragjedi. Tre ditë më vonë u arrestuan si të akuzuar kryesorë Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxholli. Hetimet u zgjeruan më tej duke përfshirë në hetim edhe ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Statusi i Mediut detyroi Prokurorinë e Tiranës që dosjen ta kalojë për hetim në Prokurorinë e Përgjithshme. Organi qendror i akuzës i kërkojë kuvendit heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut në mënyrë që ai të vihej në dispozicion hetimeve. Hetimet u shtrinë thellë në kabinetin qeveritar pasi në planifikimin e fabrikës së demontimit ishin përfshirë edhe ministra të tjerë. Shumë ministra të kabinetit qeveritar janë lakuar për këtë tragjedi, gjithashtu të përfshirë në hetim dhe të marrë në pyetje nga grupi i hetimit, kanë qenë edhe të afërm të familjes së kryeministrit, siç është shoku i Shkëlzen Berishës, Rrahman Selmanllari. Ai ishte personi i autorizuar për të lidhur kontratën me MEICO-n. Enkelejd Alibeaj, ministri aktual i drejtësisë, është personi i cili dha sugjerime për ndërtimin e bazës së çmontimit të municioneve në Gërdec. E-mailet e nisura prej tij në kohën kur ishte në postin e juristit në kabinetin qeveritar janë sekuestruar nga prokuroria në cilësinë e provës materiale. Aldo Bumçi është një tjetër ministër i cili është në listën e personave të cilët janë të implikuar në këto afera. Bumçi, që në këtë kohë mbante postin e ministrit të Drejtësisë ka firmosur një shkresë që mban datën 9 mars 2007, me numër protokolli 1594/1, ku shprehet se institucioni që ai drejton është dakord me këto procedura të ndjekura nga Ministria e Mbrojtjes. I vetmi në Këshillin e Ministrave që e ka kundërshtuar projektligjin për demontimin e municioneve nga subjekte private ka qenë ministri i Financave, Ridvan Bode, duke e justifikuar kundërshtinë e tij me mungesën e bazës ligjore të këtyre procedurave, duke shprehur me shkrime dhe gojë kundërshtimet e institucionit që drejton para anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e të gjitha procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, të transkriptuara dhe audio, ku ka pasur edhe debate në lidhje me procedurat e ndjekura për miratimin e vendimit për trajtimin e armëve, të teknikës, pajisjeve dhe municioneve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 12, 2009 5:31 pm

Në Shqipëri nis procesi i aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta

Tiranë, 12 janar - Në Shqipëri ka nisur procesi i aplikimit të qytetarëve për karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Të gjithë shtetasit shqiptarë me moshë mbi 18 vjeç janë të detyruar me ligj të aplikojnë për t'u pajisur me këto dokumente. Ministria e Brendshme duke ftuar qytetarët për të aplikuar e për t'u pajisur me këto dokumente, u kujton atyre se nëse nuk respektojnë afatet në aplikim për kartën e identitetit qytëtarëve do t'u privohet udhëtimi jashtë shtetit dhe disa shërbime të tjera brenda vendit. Në rast mosaplikimi deri më datën 25 shkurt nuk do të merren rrogat ose shpërblimet ndërsa pensionistët nuk do të marrin pensionet nëse nuk aplikojnë deri më 25 mars. Për nxënësit dhe studentët është vendosur mospranimi në provimet e fundvitit dhe çfarëdo shërbimi në zyrat e gjendjes civile. Të detyruar për t'u pajisur me karta identiteti janë edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, por afatet për ta janë më të zgjatura e më fleksibile. Autoritetet shqiptare po e vlerësojnë procesin si start të integrimit të Shqipërisë në BE dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve, çka opozita e quan dështim të radhës të qeverisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 14, 2009 12:43 am

Raporti i Freedom House: Shqipëria, vend pjesërisht i lirë
















TIRANË - Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap përpara për të drejtat politike dhe civile në vend. Sërish shumë probleme me korrupsionin, të drejtat e njeriut, ndërkohë që media shpesh herë denigrohet nga kryeministri. Këto janë disa nga konkluzionet e raportit Freedom House, për të cilin janë monitoruar nga afër zhvillimet në Shqipëri gjatë vitit 2008. Shqipëria klasifikohet si një vend pjesërisht i lirë, duke mos u karakterizuar nga respektimi i të drejtave të njeriut. Pavarësisht propagandimeve të qeverisë së djathtë për sukseset e arritura gjatë vitit 2008, duket se organizata prestigjioze me bazë në Washington, i ka dhënë një goditje të fortë, duke treguar se në Shqipëri nuk respektohen ende të drejtat e njeriut, si edhe media nuk është e lirë.
Analisti Tejlër Rojlenc, i cili ka monitoruar Shqipërinë, ka thënë për Zërin e Amerikës, se gjendja e lirive në vend nuk ka ndryshuar gjatë 2008 dhe në raport me vendet e tjera të rajonit është e dobët. Shqipëria në krahasim me vendet e rajonit është ende mbrapa. Kroacia apo Serbia janë dy nga vendet që në raport konsiderohen si vende të lira dhe me zhvillime të dukshme si nga ana legjislative ashtu edhe e respektimit të të drejtave të njeriut. Rojlenc ka deklaruar se rezultatet më të dobëta për Shqipërinë, janë në fushat e korrupsionit, të transparencës dhe të funksionimit të shtetit ligjor, që përfshinë edhe pavarësinë e gjyqësorit dhe zbatimin e ligjit. Rojlenc ka qenë mjaft kritik gjithashtu edhe për Ligjin e pastërtisë së figurës së miratuar pak kohë më parë vetëm me votat e mazhorancës. "Ky projektligj do të ndikojë negativisht në përshkrimin e gjendjes në Shqipëri edhe në raportin e organizatës Freedom House për vitin 2009", - ka thënë Rojlenc. Ligji për Lustracionin, është kritikuar ashpër edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit në fund të vitit 2008. Rojlenc është shprehur gjithashtu me tona të ashpra edhe për lirinë e medias, duke e vënë theksin në kërcënimet dhe sulmet ndaj medias si edhe denigrimin që i bëhet asaj nga politika.
"Shpesh Kryeministri e denigron median dhe e akuzon atë për lidhje me krimin e organizuar, pa i mbështetur këto akuza në të dhëna faktike.Pra ekziston një atmosferë e përgjithshme armiqësore ndaj kritikave të medias", është shprehur Rojlenc.
Në raportin e Freedom House për lirinë e medias, Shqipëria klasifikohet në vendin e 105 nga 195 vendet e monitoruara. Freedom House është organizatë që analizon gjendjen e 193 vendeve dhe 16 territoreve strategjike në botë dhe i klasifikon ato në tri kategori, të lira, pjesërisht të lira dhe jo të lira, bazuar në qëndrimin e tyre ndaj lirive themelore.

Shekulli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 15, 2009 11:56 pm

Greqia, ratifikon MSA-në me Shqipërinë, me shumicë votash
Nga Aleksandër Marku
Parlamenti grek ka miratuar MSA-në me Shqipërinë. Pas një seance të gjatë parlamentare, në të cilën ishte i pranishëm edhe ambasadori shqiptar Vili Minarolli, është ratifikuar me shumicë votash Marrëveshja e asocim stabilizimit e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Kjo seancë është shoqëruar nga protesta në ambientin e jashtëm përballë parlamentit, të organizuara nga grupe të minoritetit helen OMONIA.
PARLAMENTI GREK PËR MSA
GREQI/ TIRANE
Topalli përshëndet nënshkrimin e MSA-së
Ora 21: 10 Nënshkrimin e Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit të Shqipërisë më BE nga ana e parlamentin grek është përshëndetur nga kryeparlamentaria e Shqipërisë zonja Jozefina Topalli. Në një mesazh përcjell mediave Topalli ka përcjell falënderime homologut grek për këtë ratifikim, si dhe e ka quajtur kënaqësi përfundimin e kësaj procedure.
Ora 20:40 Është arritur të ratifikohet Marrëveshja e Asocim Stabilizimit e Shqipërisë me Bashkimin Evropian nga ana e parlamentin grek. Edhe pse gjatë seancës së sotme ka pasur debate të shumta mes deputetëve grek në lidhje me mos ratifikimin e MSA-së, Kuvendi me shumicë votash i ka thënë “PO“ MSA-së.
“Pro” marrëveshjes kanë votuar partitë më të mëdha greke, si ajo e PASOK, Demokracia e Re dhe Partia Komuniste.
Ndërkohë në fund të kësaj seance parlamentare drejtuesja e seancës ka përshëndetur ambasadorin Shqiptar në Greqi zotin Vili Minarolli, i cili ka qenë i pranishëm në këtë seancë pas kërkesës së tij.
Greqia, pritet ratifikimi i MSA-së së Shqipërisë. OMONIA proteston
Ora 19:25 Në një seancë të posaçme me debat Parlamenti i Greqisë ka nisur sot shqyrtimin e Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Gjatë kësaj seance partia nacionaliste greke LAOS ka dhënë qëndrimin e saj kundër ratifikimit të MSA-së ku përdorën si argument letrën e firmosur nga organizata OMONIA-s dhe disa organizata të tjera të minoritetit grek që kërkojnë mosratifikim të MSA-së për Shqipërinë nga ana e Greqiasë, përsa kohë sipas tyre Shqipëria nuk respekton të drejtat e vorio-epirotëve.
Ndërsa, partite kryesore greke, Demokracia e Re, e Pasokut dhe Partia Komuniste që në fillim të seancës kanë deklaruar votën pro MSA-së.
Ku sipas tyre integrimi i Shqipërisë në BE është një kusht më shumë për mbrojtjen e minoriteteve. Madje deputetë të Pasok propozuan dhënien e nënshtetësisë greke për të gjithë fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi, propozim i cili u kundërshtua nga nacionalistët. Deputetë të tjerë kërkuan që integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian mos të jetë thjesht integrim gjeografik, por integrim thelbësor
Ky proces është ndjekur me vëmendje edhe nga ana e ambasadorit Shqiptarë në Greqi Vili Minarolli, i cili ndodhet i pranishëm në Kuvendin grek dhe po ndjek më nga afër zhvillimet e kësaj seance.
Ndërkohë pak para fillimit të seancës plenare rreth 150 përfaqësues të minoritetit grek dhe anëtarë të shoqatës ultranacionaliste “Hrisi Avgji” u mblodhën para parlamentit ku protestuan dhe kërkuan qe kuvendi grek të mos ratfikojë MSA-në me Shqipërinë.
Afro një muaj e gjysmë më parë, OMONIA i kërkoi zyrtarisht Greqisë të mos e ratifikojë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Përmes një memorandumi, drejtuar më 25 nëntor, Parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme greke, kjo shoqatë apelonte domosdoshmërinë e plotësimit të shtatë kushteve nga Tirana zyrtare para se Athina t’i japë “OK”-in hyrjes së saj në familjen evropiane.
Vendi fqinj ka ngelur i fundit i anëtarëve të Bashkimit Evropian, që nuk e ka ratifikuar ende MSA-në. Athina zyrtare e ka argumentuar vonesën në ratifikimin e dokumentit me procedurat burokratike, duke mohuar që të ketë shkaqe të tjera.
(a.r – e.n/news24/balkanweb)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 16, 2009 1:52 am

Në Shqipëri hyn në fuqi ligji i dosjeve

Tiranë, 15 janar - Në Shqipëri ka hyrë në fuqi ligji për pastërtinë e figurës, që dënon krimet e komunizmit dhe ndëshkon personat e përfshirë në këto krime. Ligji hyri në fuqi, ndonëse presidenti Topi nuk e firmosi ligjin e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Kushtetuta e parasheh hyrjen në fuqi të një ligji edhe pa firmën e presidentit, me kusht që ky i fundit nuk e kundërshton atë. Ligji parasheh ngritjen e një komiteti që do të shqyrtojë dhe do të ketë fuqinë të largojë zyrtarë të implikuar në krimet e regjimit komunist.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 26, 2009 1:54 am

Edvini dhe dy erionët shpallin një sondazh serb që e nxjerr Berishën të padëshirueshëm

25-01-2009 / Gazeta 55Lajme nga Republika e Shqipërisë 70242rammmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm
Miqtë e Edvinit po pakësohen gjithnjë e më shumë me afrimin e zgjedhjeve. Katër vjet më vonë, ai ka përdorur sërish një sondazh të një organizate serbe, për të shpallur kryeministrin Berisha, si të pasuksesshëm. Para 4 vjetësh, Gallupi serb parashikonte se Berisha nuk do t’i fitonte zgjedhjet, e sondazhin e lexoi Erion Veliaj. Dje, serbët e shpallën të djathtën shqiptare si të padëshirueshme dhe përfundimet i lexoi erioni tjetër, ai më i shkurtri TIRANE - Ka reaguar ditën e djeshme zëdhënësi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ndaj shpifjeve të bëra nga nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Brace i cili akuzoi qeverinë se “po pasuron një pakicë dhe po varfëron shumicën e shqiptarëve”. Në deklaratën e tij Bumçi sqaron se “Edi Rama me serinë e mashtrimeve të fundit, nxori zëdhënësin e tij, i cili lexoi statistikat e Gallupit Ballkanik, organizatë kjo e keqpërdorur dhe që përfaqësohet në Shqipëri nga grupe kryekëput të majta”. Zëdhënësi i PD-së Bumçi ka deklaruar më tej se “Shqipëria është sot vendi më shpresëdhënës në rajon”. Kjo organizatë me qendër në Beograd dhe me donatorë të mirëfilltë serbë u angazhua edhe përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, atëhere me një degë bullgare, duke parathënë se Partia Socialiste do të ishte fituese e zgjedhjeve e se Sali Berisha nuk e gëzonte besimin e shqiptarëve. Deklarimet sollën një irritim nga Gallup-i i vërtetë, ai prestigjiozi, i cili pas lojrave të Erion Velisë (të ngarkuarit të atëhershëm për spekullimin) ndiente se po humbiste imazh, për shkak të interesave të Edi Ramës, i cili i kishte nxjerrë rezultatet e sondazhit, apostafat për veten. Sot në 2009-n, miqtë e Edvinit janë pakësuar edhe më tej, e po ashtu edhe aktiviteti i Gallup-it fantazëm. Tashmë qendra e tij është në Beograd dhe interesat përpilohen prej andej. Sërish, interesi i pansllavistëve është largimi i kryeministrit aktual nga pushteti, çka ka sjellë edhe përpilimin e sondazhit të radhës, i cili paska arritur në përfundimin se “shqiptarët po varfërohen”. Por këtë herë, artikulimi i shpifjes serbofile ka ardhur nga Erioni tjetër, ai më i shkurtri ndihmës i Edvinit (merret me mend se Edvini i do zëvendësat dyfarësh, edhe të gjatë, edhe të shkurtër). Duke u kthyer tek reagimi i djeshëm i Partisë Demokratike, mund të themi se ai ishte thellësisht i matur dhe ia kurseu publikut historinë e zezë të marrëdhënieve shumëvjeçare të Edvinit dhe të dy erionëve me serbët e Gallup-it. Gjatë deklarimit për shtyp, Aldo Bumçi iu referuar rritjes ekonomike të vendit, duke deklaruar se “Shqipëria është sot vendi që në harkun kohor të dy muajve ka firmosur kontrata koncensionare me një vlerë prej rreth 3.5 miliardë euro”. “Ndërsa nga lufta antikorrupsion në tatime, dogana dhe në shpenzimet operative janë kursyer rreth 4 miliardë dollarë në tre vite qeverisje”, deklaroi Bumçi”. Duke iu referuar matjes së nivelit të zhvillimit nga ndërkombëtarët, Bumçi deklaroi se Shqipëria në vitin 2008 u rendit vendi i dytë në botë nga Banka Botërore për klimën e biznesit, vendi reformat e të cilit u miratuan nga 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian. Duke kujtuar këtu faktin që së shpejti vendi ynë pret të bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO dhe BE, Bumçi ka deklaruar se “Shqipëria është vendi që mori ftesën për në NATO dhe protokollet e anëtarësimit, po vendosen nga vendet anëtare të aleancës”. Në fund të deklaratës së tij Bumçi ka deklaruar se “seria e fundit e mashtrimeve të zotit Rama është bajate”, përfundoi deklaratën e tij zëdhënësi i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Aldo Bumçi....
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 26, 2009 1:56 am

Erjon Braçe, jo mungesë koherence, por mungesë argumentesh reale

25-01-2009 / Nga Artur BegoLajme nga Republika e Shqipërisë 43061asdfasdfasdf
Erjon Braçe e kishte radhën sërish dje, të shpifte, trillonte e sajonte raporte antiqeveri të hartuara diku në Beograd (saktësisht nga adresa “European Fund for the Balkans”, Resavska 35 11000 Belgrade Serbia), e të shitura si të shpërndara nga Brukseli (saktësisht nga adresa “Gallup”, Avenue Michel-Ange 70 B-1000 Brussels). Ajo që, përbën çudinë e radhës, për mashtrimin e radhës, është se për të njëjtët raporte “Analitik” (“Analytical – Report”) dhe “Përmbledhës” (“Summary of Findings”), që doli dje para gazetarëve Erjon Braçe, duke bërë rolin e sforcuar të “të inatosurit”, vetë kryetari i PS-ës Edi Rama ka dalë në një konferencë shtypi që në 24 nëntor 2008. Pra, i bie që dy raportet që Erjon Braçe, me siguri dje e ka marrë vesh që kanë dalë, janë publikuar respektivisht “Summary of Findings” dhe “Analytical – Report”, në datat 14 dhe 17 nëntor 2008, akoma edhe më saktësisht, disa ditë edhe para se ta merrte vesh edhe Edi Rama se ata ekzistonin. Që prej atyre ditëve, dy raportet e përdoruara nga Erjon Braçe si argumente antiqeveri, gjenden respektivist në adresat e internetit http://www.balkan-monitor.eu/files/BalkanMonitor-2008_Summary_of_Findings.pdf dhe http://www.balkan-monitor.eu/files/BalkanMonitor-2008_Analytical_Report.pdf.
Problemi, që po gjen përhapje jo të vogël kohët e fundit, lidhet jo dhe aq domosdoshmërisht me mungesën e koherencës që demonstron Erjon Braçe, G 99, apo mediat e kontrolluara prej tyre, por për më tepër lidhet me mungesën e arsyeve, provave, apo argumenteve reale, për t’i bërë opozitë qeverisë. Në kushtet e kësaj mungese jo të vogël, “navigohet” nëpër faqe internetesh dhe pas klikut “search Albania”, çdo gjë që del për Shqipërinë, e gatuar ose jo në kuzhinat e Beogradit, në çdo gjuhë të huaj të mundshme, dhe në çdo kohë ë s’ka lidhje me aktualitetin, u serviret dhe riserviret shtetasve shqiptarë, si një “hall i madh”, i “zbuluar” në Beograd...
Ajo çfarë bëri Erjon Braçe dje, nuk ishte asgjë më shumë se një imitim i shëmtuar i asaj që rreth dy javë më parë një nga zëvendësErjon-ët, ai Veliaj i G 99 na shiti si “aktual” dhe zbulim ekskluziv një raport “antiqeveri”, të Akademisë Ushtarake të Mbretërisë Britanike, i cili “dergjej” në internet që prej 17 dhjetorit 2008 dhe që ç’është më sjellja antimediatike, ishte folur e stërfolur, shkruar e stërshkruar për atë raport, që mëse një javë para përfundimit të ditëve të vitit 2008.
Erjon Braçe që e ka “hoby” shfaqjen vend e pa vend para gazetarëve, ndoshta për t’u mbushur mendjen zgjedhësve të Lapardhasë se ai “gjëja e vogël” është dikushi në PS, është i sigurt edhe në të drejtën e tij legjitime, se përderisa ka media që dalin jashtë profesionalizmit, duke artikuluar lajme shumë-shumë të vjetra, sikurse dje disa televizione (me siguri edhe sot disa gazeta), ai mund të flasë sa herë të dojë para gazetarëve e të thotë çfarë të dojë, pa kurrfarë lidhje me aktualitetin, sepse citimet, imazhet dhe fotografitë e tij, do ndihmojë për të mbushur minutazhet e lajmeve në televizione, ashtu edhe faqet e gazetave, stres jo i vogël për lajmebërësit në mediat elektronike e të shkruara....
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Gur Kepi Sun Feb 01, 2009 5:01 am

Krimet e komunizmit, zbardhja në dorën e ish-të përndjekurve
» Dërguar më: 31/01/2009 - 13:51



Krimet e komunizmit do të zbardhen nga ish-të përndjekurit politikë dhe shoqëria civile. Drafti i qeverisë për krijimin e “Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit”, që ka mbërritur për miratim në Kuvend, parashikon që nga 7 anëtarët e tij, 3 të zgjidhen nga Instituti i Integrimit të ish-të burgosurve politikë, 2 nga Konferenca e Rektorëve, 1 nga shoqëria civile dhe 1 nga Akademia e Shkencave. Në projektligjin e ri parashikohet edhe mënyra e funksionimit. Ky Institut, jo vetëm do të studiojë dhe vlerësojë objektivisht periudhën e regjimit komunist, por edhe do të identifikojë aktet ligjore e nënligjore, sekrete dhe jo sekrete, të përgatitura apo të miratuara nga të gjitha institucionet, organet dhe autoritetet shtetërore dhe kushtetuese, të cilat kanë shërbyer si bazë e organizimit dhe funksionimit të të gjithë aparatit represiv të sistemit komunist. Kompetencë tjetër e “Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit”, është të studiojë dhe vlerësojë objektivisht ndërtimin dhe organizimin institucional, si dhe veprimtarinë antidemokratike dhe kriminale të strukturave shtetërore të regjimit komunist, veçanërisht të organeve dhe strukturave të sigurisë së shtetit. Instituti gjithashtu do të analizojë shkaqet dhe rrugët e vendosjes së regjimit komunist, dokumente që vërtetojnë përfshirjen e personave shqiptarë, por edhe të huaj, që mbështetën ardhjen e këtij regjimi dhe të atyre që bënë rezistencë kundër tij, në rrafshin historik.
Arkivat
Drafti i qeverisë i jep për kompetencë këtij Instituti që të grumbullojë të dhënat, dokumentet dhe dëshmitë që i shërbejnë ndriçimit të veprimtarisë së organeve e strukturave të sigurisë së shtetit, të formave të persekutimit dhe formave të rezistencës kundër tyre, si dhe të gjitha veprimtarive që kanë çuar në dhunimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në vitet e regjimit komunist. Ai duhet të evidentojë personat që kanë qenë pjesë e organeve apo autoriteteve vendimmarrëse përgjegjëse për propagandën komuniste, për aktet administrative dhe vendimet, të cilat kanë çuar direkt ose indirekt në veprime represive në jetën sociale dhe kulturore, përfshirë këtu luftën e klasave, kolektivizimin, luftën kundër fesë, izolimin nga Perëndimi, pamundësinë për t’u informuar, censurën e artit, kulturës, shkencës, si dhe kufizimin e furnizimit me ushqime, kartave të ushqimit, urisë së krijuar dhe pasojave të saj. Autoriteti i tij ka për detyrë të informojë publikun mbi krimet e rrjedhojat e tjera të luftës së klasave; të sistemojë dhe botojë kujtime e memorie të të dënuarve politikë në burgje dhe kampet e përqendrimit; të përpunojë në formë elektronike të gjithë dokumentacionin dhe krimet e regjimit komunist; të publikojë e të përhapë materiale të shkruara në letër e rrugë elektronike, si dhe të organizojë ekspozita, seminare, konferenca e diskutime mbi krimet e komunizmit dhe pasojat e tij në Shqipëri; bashkëpunon me institucionet kërkimore, kulturore, arsimore dhe institucione të tjera me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe përvojës lidhur me objektin e punës së Institutit.

g.shqipetare
Gur Kepi
Gur Kepi

Numri i postimeve : 59
Age : 70
Registration date : 08/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 23, 2009 5:32 pm


Ekzploziv prane nje shkolle ne Shkoder



23.02.2009
Një sasi ekzplozivi është zbuluar afër qendrës së qytetit të Shkodrës. Sipas informacioneve dy kallëpe tritoli janë gjetur nga nxënësit e shkollës Zemra e Krishtit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Policia e ardhur në vendngjarje konstatoi se bëhej fjalë për ekszploziv të telekomanduar me celular. Ndërkohë mësohet se janë evakuar nxënësit e shkollës dhe policia ka rrethuar zonën dhe kanë nisur kërkimet për të gjetur autorët e vendosjes së lëndës shpërthyese.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 01, 2009 12:35 am

Shqipëria, e para në rajon për rritjen e numrit të turistëve


Lajme nga Republika e Shqipërisë Sh_b
Shqipërinë për vitin 2008 e kanë vizituar 2.7 milionë sipas Organizatës Botërore të Turizmit (OBT). Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango deklaroi se qeveria ka investuar shuma të mëdha për përmirësimin e kushteve të furnizimit me ujë dhe kushtet mjedisore në zonat turistike. Ai tha se qeveria shqiptare në këto vite qeverisje ka ndërtuar dhe janë në proces rindërtimi 55 ujësjellës në zonat turistike. Ndërkohë, vijoi më tej ai, janë 120 milionë euro investime gjatë viteve të fundit në impiantet e ujërave të zeza, në qytetet Pogradec, Durrës, Kavajë, Sarandë, etj, 14 prej të cilëve janë përfunduar, ndërsa shumë të tjera janë në proces. Sipas raportit që prezantoi Ministri Pango, "Shqipëria zë vendin e parë në vitin 2008, për rritjen e numrit të turistëve në rajon".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 01, 2009 12:35 am

Amendamentohet ligji “Për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë”

Në seancën plenare të 12 marsit

Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të 12 marsit, do të marrë në shqyrtim disa amendamenti në ligjin "Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist", të propozuara nga deputeti i PD-së, Astrit Bushati. Sipas burimeve nga Kuvendi, Konferenca e Kryetarëve vendosi me konsensus që në kalendarin trijavor të punimeve parlamentare për periudhën (3-23 mars) këto propozime të shqyrtohen në seancën plenare të 12 marsit. Drafti i paraqitur synon të plotësojë një vakum në ligjin aktual për disa kategori personash të persekutuar nga regjimi komunist dhe të dënuar nga ligjet speciale në vitet 1945-1946. Projektligji iu mundëson familjarëve të personave të dënuar apo të pushkatuar, që nuk kanë qenë të martuar, për të përfituar nga ky ligj. Duhet theksuar se këta familjarë, pavarësisht nga persekutimi i veçantë që kanë pësuar për këtë shkak dhe përkujdesja e posaçme për të afërmit e tyre të pamartuar, gjatë gjithë periudhës së persekucionit nga regjimi komunist, nuk kanë përfituar nga ligji i miratuar në vitin 2007. Projektligji i paraqitur për diskutim në komisionin parlamentar të Ligjeve rreth dy javë më parë, u mbështet nga të dyja palët, ndërkohë që përfaqësues të Ministrisë së Financave shprehën rezerva lidhur me faturën financiare të tij. Sipas ekspertëve, zgjerimi i listës së përfituesve shton faturën financiare të këtij procesi, duke kërkuar një kosto suplementare në buxhetin e shtetit. Nga ana e tij, komisioni i Ligjeve kërkoi që nisma e paraqitur nga deputeti demokrat t’i dërgohej Ministrisë së Financave, e cila të shprehet për faturën financiare të draftit. Megjithatë, maxhoranca është shprehur e vendosur për kalimin e këtij projekti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 01, 2009 12:36 am

Raporti DASH, Berisha: I gjithë faji është i Edi Ramës


Lajme nga Republika e Shqipërisë Sh_b


Lajme nga Republika e Shqipërisë Berisha%20kritike
Kryeministri Sali Berisha fajësoi sot kryesocialistin Edi Rama si përgjegjës për të dhënat pesimiste që evidentonte.
Këtë vlerësim Berisha e dha në Krutje kur u përgjigj se është qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj raportit të Departamentit të Shtetit, lidhur me ndërhyrjet e qeverisë në prokurori dhe gjyqësor.
Kryeministri saktësoi se citimi i Raportit ishte që “mediat thonë që ka ndërhyrje” dhe sugjeroi: “Lexojeni raportin siç është. Media e kontrolluar nga Edi Rama thotë që është ndërhyrë. Ju e kuptoni vetë se çfarë terrori ushtron ai mbi mediat”.
Këtu Berisha theksoi se “e vërteta është që kjo shënon periudhën e parë në historinë e këtij vendi që po penalizohen zyrtarë”.
Kurse lëshoi akuzën tjetër: Sigurisht po flihet mbi dosjet e sistemit të kleptokracisë dhe kjo është një gjë shumë e keqe, por po penalizohen zyrtarët e kësaj administrate dhe kjo është një gjë shumë e mirë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 05, 2009 4:15 am


Skandal seksual i ministrit Pango, Berisha e shkarkon brenda disa minutave (VIDEO)



04.03.2009



Lajme nga Republika e Shqipërisë Fiksyllipango Kryeministri Berisha shkarkon nga detyra ministrin Ylli Pango, vetem disa minuta pas transmetimit te pamjeve ku ai therret ne shtepine e tij vajzen qe kerkon pune dhe i kerkon te zhvishet nese deshiron te fitoje vendin e punes ne ministrine qe ai drejton. Ja videoja qe shkarkoi ministrin ...
Zyra e marredhenieve me publikun prane Kryeministrise ka bere publike komunikaten per shtyp te zedheneses se kryeministrit Sali Berisha ne lidhje me shkarkimin e ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Prof. Ylli Pango, pas disa pamjeve te abuzimit te tij me detyren te shfaqura ne emisionin “Fiks Fare”.
“Kryeministri Berisha ka komunikuar me Ministrin e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango dhe i komunikoi atij se episodi i paraqitur ne media eshte i papranueshem ne moralin dhe standardet e qeverise qe ai drejton dhe kryeministri Berisha ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve”, thuhet ne komunikaten per shtyp publikuar ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave.

“Z. Pango lidhur me kete ceshtje i tha kryeministrit Berisha se kemi te bejme me nje montature te mirefillte te medias”, thuhet ne komunikate.

“Kryeministri Berisha u shpreh se ky pozicion i z. Pango nuk mund te sqarohet dhe saktesohet duke mbajtur postin e ministrit”, sqaron me tej zyra per shtyp e Kryeministrise.

Edhe me pare, ministri Pango njihej si person i cili flirtonte me studentet e veta, por asnjehere askush nuk morri guximin qe tia nxjerr ministrit "te palarat".

Permes kamerave te fshehta, “Fiks Fare” e Top Channel, ka treguar se si ministri ka tentuar te perfitoje seksualisht nga nje vajze e re qe kerkonte te fillonte pune ne MTKRS.

Gjate takimit ne shtepine e anetarit te qeverise, ku e reja duhet te dorezonte dokumentat, ministri Pango ka tentuar te abuzoje me te.

“Kur femra eshte e guximshme, te gjitha rregullohen. Varet sa guxim ka. Ti mund te hysh tek panairet e turizmit dhe mund te dalesh me roba banjoje. Per kete une kam qejf te shoh ekspozene tende”, ka deklaruar Pango.

Madje, ministri ka tentuar t’i heqe vajzes edhe kemishen qe kishte veshur, pavaresisht kundershtimeve te saj. “Ti do ta heqesh per te tjere, si te mos e heqesh per mua? Po nuk u mesove me mua i bie qe...”, ka pohuar Pango.

Ne kembim te favoreve seksuale, ministri i ka premtuar vendin e punes vajzes. “Ti do te jesh prane meje ne panaire dhe do te kesh rroge te mire”, eshte shprehur Pango. (albeu.com)



http://albeu.com/lajme/lajmi.php?subaction=showfull&id=1236219485&archive=&start_from=&ucat=1

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Gur Kepi Mon Mar 09, 2009 10:07 am

Gjermania përmbylli procedurat për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO


Lajme nga Republika e Shqipërisë Sh_b
Në një njoftim për shtyp të ambasadës gjermane në Tiranë bëhet e ditur se Gjermania "depozitoi pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, në Uashington çertifikatën e ratifikimit për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke mbyllur kështu procedurat e anëtarësimin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare".
Në komunikatë shprehet bindja e Qeverisë Federale të Gjermanisë se anëtarësimi në NATO i Shqipërisë do të jetë një kontribut kyç për sigurinë dhe stabilitetin në Europë. "NATO është më shumë se një aleancë për mbrojten, ajo është edhe një bashkësi transatlantike e gjerë vlerash që mbështetet në parimet e demokracisë, lirisë individuale dhe shtetit ligjor dhe që është angazhuar për nxitjen e paqes dhe stabilitetit", thekson komunika.
Në të thuhet gjithashtu se qeveria gjermane "do të vazhdojë të mbështesë e angazhuar Shqipërinë me masa konkrete si dërgimin e këshilltarëve nga Gjermania, shkëmbim personeli, mbështetje në fushën e arsimit, ndihma materiale dhe konsultime periodike mbi çështje që lidhen me politikat e sigurisë dhe ato ushtarake".
Bota Sot
Gur Kepi
Gur Kepi

Numri i postimeve : 59
Age : 70
Registration date : 08/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 13, 2009 4:09 pm

Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli viziton shkollën “Numani”



Institucionet Arsimore "Numani" patën një mysafire të veçantë. Ajo ishte Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë znj. Jozefina Topalli. Vizita e saj ishte njëherazi vlerësim dhe nder i veçantë, për këtë tempull të dijes e të edukimit. Zonjës Kryeparlamentare iu rezervua nje pritje shumë e ngrohtë nga nxënësit, stafi mësimor dhe përfaqësues të bordit të prindërve. Znj Topalli gjatë vizitës u shoqërua nga administratorja dhe drejtoresha e e Institucioneve Arsimore "Numani" zj. Suzana Numani (Rama).

Shume emocione, gëzim e lumturi. Shumë emocionues ishte momenti kur zj. Topalli u fut mes turmës entuziaste te nxenësve, i puthte, i përqafonte fëmijët dhe bënte fotografi me ta. E shoqëruar nga këngët dhe brohoritjet e fëmijëve Ajo u fut në ambientet e shkollës 9-vjeçare.

Së pari vizitoi parashkollorët . U entuziazmua shumë nga ambientet fantastike te kopështit të fënmijëve. Përqafime e reciteme, buzëqeshje nga vogëlushët. Bukur vërtet shumë bukur, momente të papërsëritshme që do të mbeten në kujtesën tonë. Pas vogëlushëve Ajo vizitoi klasa e kabinete, palestren e fusha sportive ku bëri një vlerësim maksimal për amnientet bashkëkohore dhe edukative. Më pas vazhdoi të vizitonte ambientet e shkollës së mesme . Shumë emocionuese ishte për të kur në hyrje të shkollës shkrimtari i ri , nxënësi i vitit të katërt Renaldo Meta i dhuroi tri romanet e tij. E emocionuar duke e përqafuar i tha:

Ti kaq i ri e ke shkruar tri romane?! Ç’mrekulli!

Znj Topalli vizitoi një sërë kabinetesh dhe u ndal edhe njëhere në nismën “Shqipëria në moshën e internetit” Ne librin e e përshtypjeve mblidhen mbresat dhe emocionet që Zj. Topalli la si kujtim që i lexojmë me kënaqësi.

“Ishte një rast I shkëlqyer për mua të vizitoja shkollën “Numani” pa dyshim sot për sot është ndër shkollat më tyë mira si në infrastrukturë dhe në cilësi. Ndjehem mirë që në krye të kësaj ndërmarrje të dijes është një zonjë”

Kështu do të shkruante znj.Topalli për shkollën “Numani”

Ky eveniment u përcoll nga shumë media lokale e kombëtare. Për ditë me radhë në faqen elektronike të Parlamenit u pasqyrua ky takim i rëndësishëm.

Suzana Numani(Rama)Drejtore dhe Administratore e Institucioneve Arsimore “Numani”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Kandidoni për t'u anëtarësuar në BE, urime për NATO-n

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 20, 2009 11:32 pm

Kandidoni për t'u anëtarësuar në BE, urime për NATO-n


Lajme nga Republika e Shqipërisë Pack%20(Small)
Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Doris Pack, solli mesazhin e Brukselit
Lajme nga Republika e Shqipërisë Sh_b
Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Doris Pack, u shpreh se Shqipëria është e vendosur për aplikimin e statusit të kandidatit në Bashkimin Evropian. Ajo bëri me dije se delegacioni i Parlamentit Evropian ka zhvilluar ditën e djeshme diskutime me krerë të lartë të shtetit shqiptar. "Do të përmbledhim konkluzionet që kemi nxjerrë gjatë këtyre diskutimeve në një deklaratë", tha Pack gjatë konferencës së16-të ndërparlamentare Shqipëri-Parlamenti Evropian. Pack deklaroi se në Bashkimin Evropian, jo çdokush është në favor të zgjerimit të unionit. Por ajo nënvizoi se Shqipërisë nuk i hiqet mundësia, por duhet të përgatitet opinioni publik se është një rrugëtim i vështirë për Shqipërinë, pasi unioni nuk është në situatë të mirë ekonomike. "Ju duhet të bënin punën tuaj", theksoi Pack, duke iu drejtuar autoriteteve shqiptare. Ajo shtoi se për zgjerimin, do të ketë një tjetër delegacion nga BE-ja, i cili do të jetë më specifik në kërkesat e tij. Europarlamentarja theksoi se qeveria dhe klasa politike nuk duhet të shkëputin nga vëmendja prioritetet që ka vendi, duke renditur të parën zgjedhjet e qershorit. Duke u ndalur në debatet e fundit pozitë-opozitë, lidhur me çmimin e kartave, europarlamentarja Doris Pack nuk la pa përmendur dhe shqetësimin e opozitës se sa i përballueshëm është ky çmim nga të gjitha kategoritë e shqiptarëve. Eurodeputetja tha se sipas raportimeve, çmimi i kartës së identitetit është i pranueshëm. Pack uroi Shqipërinë për anëtarësimin që do të realizojë në NATO në Samitin e Strasbur/Kehlit muajin e ardhshëm. Në konferencën që u mbajt në takimin e 16-të ndërparlamentar morën pjesë një grup deputetësh të PE-së, si dhe deputetë nga të gjitha forcat politike në Parlament.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi