Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rasti "Palestina", Berisha: Nuk mund të anashkalohen SHBA

Shko poshtë

Rasti "Palestina", Berisha: Nuk mund të anashkalohen SHBA Empty Rasti "Palestina", Berisha: Nuk mund të anashkalohen SHBA

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 03, 2012 6:32 pm

Rasti "Palestina", Berisha: Nuk mund të anashkalohen SHBA


Rasti "Palestina", Berisha: Nuk mund të anashkalohen SHBA Largea_berisha-pd1354538416
Kryeministri Sali Berisha ka komentuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, abstenimin e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për shtetin e Palestinës.

Berisha u shpreh se zgjidhja e konfliktit mes Palestinës dhe Izraelit nuk mund të zgjidhet duke anashkaluar angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Berisha shtoi se qëndrimi për abstenimin është shprehur në mënyrë publike një vit më parë në Asamblenë e OKB-së.

“Qëndrimin ndaj rezolutës e kam shprehur publikisht në shtator të vitit 2011 në sesionin e OKB. Shqipëria mbështet plotësisht zgjidhjen e dy shteteve të pavarura. Shqipëria është ndër më të paktat vende që ka njohur shtetin Palestinez. Unë kam shprehur qëndrimin negativ ndaj kësaj rezolute. Ne besojmë se kjo çështje, më kompleksja dhe e vështirë në planet, nuk mund të zgjidhet nëpërmjet përpjekjeve për të anashkaluar SHBA”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se zgjidhja e konfliktit mes dy vendeve nuk bëhet me anë të rezolutave të njëanshme. “Kjo rezolutë është firmosur nga dhjetëra shtete që nuk njohin Izraelin”, tha Berisha. Kryeministri ka deklaruar se “Turqia është një aleat i shkëlqyer i Shqipërisë dhe kryeministri Erdogan është një nga miqtë më të mëdhenj të Shqipërisë”, tha Berisha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi