Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luftëtarët e Koshares përulen para Presidentit historik Ibrahim Rugova

Shko poshtë

Luftëtarët e Koshares përulen para Presidentit historik Ibrahim Rugova Empty Luftëtarët e Koshares përulen para Presidentit historik Ibrahim Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 01, 2013 8:18 pm

 
Luftëtarët e Koshares përulen para Presidentit historik Ibrahim Rugova
 
 
 
 
Luftëtarët e Koshares përulen para Presidentit historik Ibrahim Rugova Largea_bigaa11380631564

Luftëtarët e Koshares përulen para Presidentit historik Ibrahim Rugova BigaaLuftëtarët e Koshares përulen para Presidentit historik Ibrahim Rugova Bigaa2

Shoqata e veteranëve të luftës së Koshares, Brigada 138 Agim Ramadani, ka nderuar lapidarin e ngritur të Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Njëri prej komandantëve të kësaj brigade Hisen Berisha tha se me vendimin e kësaj shoqate të veteranëve të luftës në Koshare, janë mbledhur për ta nderuar lapidarin e ngritur para disa dite në Prishtinë të presidentit historik Ibrahim Rugova.
“Me iniciativën dhe vendimin e Shoqatës së Veteranëve të luftës së Koshares, Brigada 138 Agim Ramadani, jemi mbledhur sot një numër i caktuar i veteranëve dhe stafi komandues i kësaj brigade që kanë luftuar në luftën e Koshares që të bëjmë nderimin e lapidarit dhe të vendosur të Presidentit historik të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, tha Berisha.
Ai tha se kjo tregon një shenjë respekti që kemi ndaj vlerave sublime që ka realizuar kombi ynë, duke përfshirë figurën e pakontestueshme të historisë sonë më të re të Presidentit Rugova.
“Kjo është një tregues në shenjë respekti të përhershëm që do të kemi dhe kemi treguar deri më tash ndaj vlerave sublime që ka realizuar kombi ynë përfshirë edhe figurën të pakontestueshme të historisë sonë më të re të Presidentit Rugova, dhe vlerave të larta që ka përdorur kombi ynë siç ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta çlirimtare që kemi bërë ne. Besoj që edhe në të ardhmen si staf dhe veteran i luftës do të jemi në përkrahje të gjitha vlerave që do ti dedikohen kombit, atdheut dhe dëshmorëve”, tha ai.
Fillimisht veteranët e Koshares janë mbledhur para monumentit të Skenderbeut ku është realizuar një foto.

Luftëtarët e Koshares përulen para Presidentit historik Ibrahim Rugova Bigaa3
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi