Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:SHQIPËRIA ETNIKE

Shko poshtë

Vullnet Mato:SHQIPËRIA ETNIKE Empty Vullnet Mato:SHQIPËRIA ETNIKE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 06, 2012 11:32 am

Vullnet Mato:SHQIPËRIA ETNIKE 814_3885833795492_1179831999_nVullnet Mato:SHQIPËRIA ETNIKE 195309_1568334934_2001079975_n

Vullnet Mato

SHQIPËRIA ETNIKE

Dëgjojmë të lakohet fjala “Shqipëri e Madhe”,
epiteti keqdashës kundër dëshirës për bashkim,
që na kanë ngjitur gojët e liga të grabitqarëve,
nga koha kur ata shqyen trojet tona me tërbim.

Dhe u ranë daulleve me gjëmime të frikshme,
duke shpërthyer nga armët flakë dhe tym të zi,
për t’i mbyllur gojën klithmës sonë të ligjshme,
sa herë padrejtësive të mëdha u kërkuam liri.

Nuk ka dhe nuk ekziston “Shqipëria e madhe”,
por në hapësirën e lashtë të shtrirjes ballkanike,
mbijeton në mijëravjeçarë atdheu i shqiptarëve,
kombi me rrënjë natyrale, Shqipëria jonë etnike.

Ashtu siç nuk ka në Evropë, Gjermani të madhe,
Vietnam të madh, e Kore që kërkon rritje në Azi,
nuk ka e s’mund të ketë pretendime territoriale,
aty ku kombi me gjuhë dhe troje quhet Shqipëri.

Jo më kot në ndarjen kufitare, i mençuri Telini,
hidhte mbi turma fëmijësh monedhat e argjendit,
të vërtetonte te britmat e tyre gjuhën që flisnin,
deri sa e vranë pabesisht, trojet të na rrëmbenin.

Kudo ku flitet shqip dhe buka s’ka emra të tjerë,
nuk quhet “hleb” as “leba” as “psomi” nuk i thonë,
ku nusen e prin flamuri që ka shqipen me dy krerë,
gjendet përjetësisht e patjetërsuara Shqipëria jonë.

Pavarësisht nga piramidat dhe tabelat orientuese,
që vunë zhvatësit në trojet e të parëve të këtij vëndi,
nuk mund t’i mohohet shqiptarit gjeneza ekzistuese,
aty ku bën hije mbi shkëmb, qëkur u krijua shkëmbi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi