Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lojërat Olimpike 2020 në Stamboll?

Shko poshtë

Lojërat Olimpike 2020 në Stamboll? Empty Lojërat Olimpike 2020 në Stamboll?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 07, 2012 8:01 pm


Lojërat Olimpike 2020 në Stamboll?


Lojërat Olimpike 2020 në Stamboll? F1_07turk1354884859


Stambol, 7 dhjetor - Turqia ka vendosur të angazhohet me vendosmëri për organizimin e Lojërave Olimpike të vitit 2020, raportoi ditën e premte e përditshmja “Hurriyet”. Objektivi kryesor i vendit ishte që të fitonte të drejtën e organizimit të Europianit të këtij viti, por vendimi i marrë nga UEFA gjatë javës, për të ndryshuar formatin e Europianit të pas tetë viteve, ka devijuar objektivin e turqve.

Me rastin e 60-vjetorit të themelimit të Europianit, në 2020-n, UEFA vendosi që të mos ketë një vend organizator, por qytete organizatore, duke bërë të mundur që kompeticioni të shpërndahet midis shumë vendeve europiane.

Ky vendim rrëzon automatikisht kandidaturën turke, e cila shihej si favorite përballë dy kandidaturave të tjera, Irlandë-Skoci-Uells dhe Azerbajxhan-Gjeorgji.

Si rrjedhojë, vendi është i vendosur që të përqendrohet tërësisht tek Lojrat Olimpike, në të cilat, kandidatura e Stambollit ka kaluar fazën paraprake të seleksionimit.

Në 7 shtator 2013, nga Buenos Airesi, do të përzgjidhet qyteti i ardhshëm organizator i Lojrave Olimpike pas Rio de Zhaneiros në 2016 dhe kandidaturat janë tre, Stambolli, Madridi dhe Tokio.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi